Pamje të rënda, rrihet keq një person në Pejë

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pamje si një grup prej disa personave e rrahin pamëshirshëm një person tjetër.

Përveç rrahjes, të dyshuarit edhe e kanosin e poshtërojnë viktimën me fjalë të ndryshme. 


Rasti dyshohet të këtë ndodhur në qytetin e Pejës.

Përveç sulmit në video dëgjohen edhe kanosje drejtuar viktimës.

“10 sekonda i ki afat me ik, nëse nuk ik për 10 sekonda, kam me ta shprazë karikatorin në kry” – dëgjohen në video fjalët kanosëse.

Rasti është trajtuar nga prokuroria e Pejës, ndërsa nuk dihet ende motivi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT