Pamje të avionit të rrëzuar në Shkup (vdeo)

Aeroplani që sot në orët e pasdites u shfaq i humbur nga radari dhe që duhej të ateronte në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar me karburante, u rrëzua disa kilometra larg kryeqytetit në afërsi të një fshati të qytetit të Velesit, njofton Zhurnal.

Aeroplani me gjashtë pasagjer, katër italian dhe dy kosovarë që barte biznesmen të njohur kishte destinacion Prishtinën derisa udhëtonte nga Trevizo e Italisë. Ndoshta moti i keq ka bërë që aeroplani të humb kontrollin dhe të përplaset në tokë.

Dëshmitarët e rastit kishin thënë se kanë dëgjuar aromë të trupave të djegur pas rrëzimit të aeroplanit si dhe shpërthime të fuqishme.

Policia, prokuroria si dhe zjarrëfikësit janë në teren duke siguruar zonën derisa janë gjetur pjesë të aeroplanit si dhe po bëhet bartja e viktimave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT