Pamje shqetësuese: Boksieri vdes pas nokautit, mjekët luftuan 11 ditë për ta shpëtuar, por kot

Boksieri jordanez, Rashid Al-Swaisat ka vdekur pasi pësoi lëndime të rënda në ndeshjen e Kampionatit Botëror për të rinjë.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), shkruan FrontOnline.

18-vjeçari pësoi lëndim në përballjen e 16 prillit në Poloni përballë estonezit Anton Vinogradov.

Fillimisht, ai u mjekua në ring, por më pas u transferua në spital.

“Me trishtim të thellë, ne morëm lajmin për vdekjen e Al-Swaisat, i cili u shtrua në spital më 16 prill pas ndeshjes së Kampionatit Botëror të të rinjëve”, thuhet në njoftim./FrontOnline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT