Pamje nga vendi ku u gjet i vdekur 10-vjeçari në Malishevë

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.

Gjatë mëngjesit Reporteri.net ka raportuar se një fëmijë është gjetur pa shenja jetë në Malishevë, ku rastin për gazetën e kanë konfirmuar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare atje.

Reklamë

“Jemi duke pritur mjekësinë ligjore. Pacienti ka ardhur në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Personi në fjalë është nga fshati Zatriq i Rahovecit, por që ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restauranti në Malishevë. Mirëpo, arsyet e vdekjes së tij nuk dihen ende”, thanë nga QKMF Malishevë për Reporteri.net.

Ndërsa, Reporteri.net ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se fëmija 10 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjaret e tij.

“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Gjurkaj.

Më poshtë pamje nga kamioni ku u gjet i vdekur 10-vjeçari.