Në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, është raportuar për një shpërthim të fuqishëm.

Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar major Qazim Reka. Reka ka thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.

Deri më tani është raportuar për rreth 30 të lënduar, mes tyre edhe fëmijë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se lokali ku ka ndodhur shpërthimi është shkatërruar thuajse tërësisht.

Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi mjekësor./Reporteri.net