Pamje nga tuneli nënujor që lidh Evropën me Azinë (FOTO LAJM)

Dje u hap një ndër tunelet më të rëndësishme të Turqisë i cili pritet të shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohëzgjatjen e udhëtimit të automjetëve nga ana aziatike e Stambollit.

Ky tunel u përurua dje edhe nga presidenti turk, Recep Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim.

Tuneli është i gjatë 3.34 kilometra që kalon nën det, do t’i lidhë dy kontinentet për herë të dytë nën ujë. Distanca e përgjithshme e tunelit do të jetë 5.4 kilometra, 3.34 nga të cilat do të jenë nën ujë.

Bashkë me qasje në rrugë, ky tunel do të jetë në total 14.6 kilometra i gjatë. Në pikën më të ulët, tuneli do të jetë 106.4 metra nën sipërfaqen e Ngushticës së Bosforit.

Në galerinë më sipër ju ftojmë të shihni pamjet konkrete të këtij projekti marramendës./albeu.com/