Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në fshatin Polac të Skënderjat sot rreth orës 07:00 në mëngjes.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Ilmi Prekazi nga Policia Rajonale në Mitrovicë.

Prekazi ka bërë të ditur se shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë, ndërkaq tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit”, tha Prekazi për Reporterin.

Por përpos lëndimeve që pësuan banorët e kësaj shtëpie, janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, pasi që shtëpia pothuajse është shkatërruar plotësisht.

    /Reporteri.net