Mbrëmjen e së shtunës disa persona në Prishtinë janë përleshur fizikisht, raporton Express.

Ngjarja ka ndodhur te lokalet  në afërsi të kinemasë “ABC”, jashtë kafeneve, ndërkaq nuk dihet arsyeja e përleshjes.

Në vendngjarje ka dalë edhe policia ku ka arrestuar disa persona.

Në pamjet e publikuara nga lajmi.net shihet se personat e përfshirë në rrahje e gjuajnë njëri-tjetrin me gjësende të forta.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo nga kjo rrahje, pasi policia nuk ka dhënë ende detaje për ngjarjen.