Pamje nga përleshja me thika në Mitrovicë ku mbetën të lënduar tre persona (VIDEO)

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Siç raporton Jepi Zë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se në një perleshje mes të rinjëve është përdorur thika, dhe janë ndëgjuar edhe të shtëna me armë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kan pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT