Pamje nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në BMW X6 në mes të Tiranës

Janë bërë publike pamjet e atentatait që i mori jeten 40 vjeçarit Hekuratn Billa mbrëmjen e djeshme në Tiranë, derisa ai ndodhej në një veturë BMW X6.

Në pamjet e siguruara nga Televizioni shqiptar A2, duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Pas ekzekutimit me automatik, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së Madhe.

Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh. Sipas Policisë, për të shmangur dhe identifikimin nga kamerat e sigurisë si dhe largimit të shpejtë nga zona vrasësit u kthyen nga e njëjta rrugë nga e cila erdhën, në daljen më të shpejtë në autostradë. Makina e tyre, tip Benz, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë

Në video shihet gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT