Pamje nga 323 drerët e vrarë nga rrufeja (Video)

Më shumë se 300 drerë të egër janë vrarë nga rrufeja në Norvegjinë qendrore në atë që zyrtarët janë duke e quajtur fatkeqësi e madhe dhe mjaft e pazakontë natyrore.

Agjencia norvegjeze e Mjedisit ka publikuar pamje që shfaqin drerët e vrarë në zonën e vogël malore Hardagervidda, transmeton Express.

Kjo agjenci ka njoftuar se 323 drerë janë vrarë, përfshirë 70 të vegjël të drerit, nga rrufeja të premten.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT