Pamje: Në mungesë futbolli, komentatori i njohur e komenton gatimi e pastave në kuzhinë

Komentatori Clive Tyldesley mund të mos e ketë mundësinë të komentojë ndeshje futbolli momentalisht shkaku i pandemisë koronavirus, por kjo nuk nënkupton se ai nuk ka çfarë të komentojë edhe pse në karantinë.

Komentatori legjendar, i njohur më së miri për komentimin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve për ITV-në, e ka shfaqur talentin edhe në bërjen e gatimit të tingëllojë drithërues po ashtu, shkruan Gazeta Express.

Ai e ka publikuar një video ku shihet duke e komentuar gatimin e lazanjave bashkë me bashkëshorten e vet.

Si pasojë e shpërthimit dhe shpërndarjes së shpejtë të koronavirusit, të njohur si COVID-19, futbolli në pesë ligat evropiane është pezulluar përkohësisht.

Po ashtu, edhe dy garat kryesore e evropiane për klube, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës i kanë ndërprerë aktivitetet deri në përmirësim të situatës. /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT