Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka tentuar që si gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes gjatë takimit me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer dhe me kryediplomatin kosovar, Bhejget Pacolli, në Bled të Sllovenisë, shkruan Reporteri.net.

Daçiq fokusin e  bisedës e kishte kthyer tek gruaja e Palmer, e cila thuhet se ka prejardhje nga rajoni.

“Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiq, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura tek të pranishmit në sallë.

“Një fjalë e urtë e jona thotë se ‘nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju’”, u shpreh Daçiq ndër të tjera.

Mirëpo, kush është gruaja e Daçiqit dhe a shfaqet ajo shpesh me të në evenimente të rëndësishme?

Siç shkruajnë mediat serbe asaj nuk i pëlqen shumë të ekspozohet në publik dhe është e përkushtuar ndaj familjes.

Sanja Daçiq thuhet se ka të përfunduar gjuhën italiane, por pas njohjes me Daçiqin,  vendosi që tërë kohën t’i kushtojë familjes, dhe konsiderohet si një nga zonjat më të bukura në skenën politike serbe.

Ajo dhe Daçiq kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Publiku serb rrallë e sheh atë pranë ministrit të jashtëm të Serbisë. /Reporteri.net