Pallati i rinisë së shpejti në shitje

Pallati i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve shumë shpejt do të dalë në shitje. Vendimin për ta futur në likuidim këtë ndërmarrje e ka marrë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Bordi i AKP-së, në mbledhjen e mbajtur më 28.04.2016, ka vendosur ta likuidojë Ndërmarrjen Shoqërore “Pallati i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve”, ish-“Boro dhe Ramizi”-t. “Arsyeja e vendosjes së Ndërmarrjes në Likudim ishte borxhi në vlerë prej rreth tre milionë eurosh ndaj ish-depoistëve (shfrytëzuesve të depove në Pallatin e Rinisë), të cilët u dëmtuan në rastin e djegës së Pallatit në vitin 2000, me ç’rast gjykata nxori fajtor Pallatin e Rinisë dhe e detyroj ta kompensojë dëmin ndaj paditësve, në këtë rast kreditorëve”, është thënë në njoftimin e AKP-së. Me vendosje në likuidim do t’u ndërpriten marrëdhëniet e punës të gjithë punëtorëve dhe do të pezullohen të gjitha aktivitetet e Pallatit deri në një vendim të radhës nga Autoriteti i Likuidimit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT