Nuk i ka pëlqyer deklarata e Edi Ramës për bashkim kombëtar. Dastid Pallaskës kjo deklaratë i duket e nxituar.
“Nuk më pëlqeu”, tha Pallaska duke folur për deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës për bashkim me Kosovën.
Tha se bashkimi kombëtar u përket vetëm shqiptarëve dhe këtu nuk duhën përfshië faktorët e jashtëm.
“Problemi i bashkimit ose çështja e bashkimit është një axhendë dhe një temë ndër-shqiptare nuk do të duhej të zhvillohet në raport me asnjë faktor të jashtëm”, tha Pallaska.
Theksoi se deklarata ishte e nxituar për një politikan të kalibrit të Ramës, por edhe ai ceku ambientin si arsye.
“Mendoj se kjo deklaratë ishte tejet e nxituar dhe shkaktoi këto probleme”, tha Pallaska.
- Advertisement -