Zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka ndodhur shpesh që të përballet me ish deputeten Mimoza Kusari – Lila.
Të dy këta, kohë më parë garonin për kreun e Gjakovës dhe akuzat mes tyre ishin shumë të shpeshta.
Kjo ndodhi edhe sonte. Pal Lekaj, në zakonin e vjetër, i është drejtuar Kusari-Lila se i vie keq që ajo ka mbetur e vetme në këto zgjedhje.
Kjo pasi që Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka dështuar arritja e koalicionit mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë i them Mimozës, më vije keq”, ka thënë Lekaj.