Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit, i njofton tregtarët lëvizës se ju ndalohet shitja e produkteve jashtë tregut të gjelbërt në Drenas, përcjell Gazeta Online Drenicapress.info
Të enjëten kjo drejtori do të organizoj aksion për largimin e tregtarëve që tregtojnë produktet e tyre në trotuare publike dhe në zona tjera në afërsi të rrugëve publike.
Andaj kjo drejtori kërkonë nga tregtarët lëvizës që produktet e tyre t’i vendosin në tregun e gjelbërt në të kundërten nga data e lartëcekur do të ndëshkohen me gjobë dhe malli që tregtohet jashtë tregut do të konfiskohet nga Inspektorët komunal./Drenicapress.info
- Advertisement -