Pakistan – Vala e të nxehtit shkakton 450 të vdekur

Vala e të nxehtit që ka prekur pjesën jugore të Pakistanit ka shkaktuar më shumë se 450 të vdekur këto tre ditët e fundit, njoftuan sot autoritetet lokale.

Vala e të nxehtit që ka prekur pjesën jugore të Pakistanit ka shkaktuar më shumë se 450 të vdekur këto tre ditët e fundit, njoftuan sot autoritetet lokale, një raport i dyfishuar krahasuar me një ditë më parë.

Pjesa më e madhe e të vdekurve janë regjistruar në Karaçi, qyteti më i madh në vend me rreth 20 milionë banorë, ku temperaturat përvëluese kanë arritur deri në 45 gradë Celsius dhe ku ndërprerjet e energjisë kanë qenë të shpeshta duke bllokuar dhe furnizimin e me ujë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT