Pak para vrasjes së gruas në Llaushë, dy familjet ishin mbledhur për ta pajtuar çiftin

Një 51-vjeçar nga Llausha dyshohet se vrau dje gruan e tij 48-vjeçe L.Q. Por, pak ditë para se të ndodhte krimi, dy familjet ishin mbledhur për ta pajtuar çiftin i cili kishte pasur probleme edhe më parë, shkruan Express.

Në një video e transmetuar në Frontal të T7, shihen dy familjet teksa kuvendojnë me qëllim të mirë, për ta pajtuar çiftin.
“Si të doni ju ia bëjmë, unë veç kam qejf ë ndreqet kjo punë… Ne para dy-tri dite kemi dashur të vijmë…”, dëgjohet derisa flet dikush nga fmiljarët e çiftit.

Vrasja ka ndodhur dje. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Burime të besueshme të Gazetës Express brenda organeve të sigurisë thanë se krimi ndodhi në sallonin e shtëpisë së çiftit në Llaushë të Skenderajt dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë sallonin e shtëpisë të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit.

Këto burime thanë se çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse të njëjtit ndodheshin në vendin e krimit në momentin e kryerjës së krimit.

Ushtruesit i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka treguar se viktima ka pasur tre plagë të rënda, dy në gjoks dhe një në dorë.

Ai ka deklaruar se viktima ka qenë me shenja jete deri sa është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Qendra Emergjente është njoftuar rreth orës 14:00 për një rast në fshatin Llaushë dhe menjëherë ka shkuar ekipa kujdestare me doktoreshën dhe ekipin e infermierëve në shtëpi dhe e kanë marrë një grua rreth moshës 48 vjeçare me plagë të rënda dhe e kanë transferuar menjëherë në qendrën emergjente dhe ju ka dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë me shenja jete ka shkuar deri në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ekipa kur ka shkuar në shtëpi që ta marrë, e ka marrë me shenja jete, ka qenë gjallë deri në spitalin rajon të Mitrovicës, edhe pse në gjendje shumë të rëndë, me tri plagë të rënda, sipas drejtorit kujdestar. Plagët kanë qenë të lokalizume, në regjionin e gjoksit dy dhe në regjionin e dorës”, ka deklaruar ai.

Mehmeti ka thënë se viktima rreth orës 14:13 minuta është sjellë në QKMF në gjendje të rëndë.

“Në qendrën tonë ka ardh në orën 14:13 minuta, për Mitrovicë ka shkuar me shenja jete, por fatkeqësisht mundësitë për mbijetesë kanë qenë të vogla sipas mjekut kujdestar”, ka shtuar ai. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT