Pajisja që mban zemrën në jetë deri sa të transplantohet (Foto)

Një pajisje që i jep jetë organeve të marra nga pacientët e vdekur premton sukses në operacionet e transplantimit të zemrës – edhe pse ka disa shqetësime mbi të.
Siç raporton MIT Technology Review, pajisja e ashtuquajtur ‘zemra në kuti’ përdorë tuba dhe oksigjen për të pompuar gjakun duke e elektrolituar atë në zemrat e pacientëve të vdekur, dhe duke e lejuar që të vazhdojë të funksionojë brenda një dhome.
Sistemi, i zhvilluar nga Transmedics, është treguar i suksesshëm në të paktën 15 transplantime të zemrës në Britani të Madhe dhe Australi, dhe është duke pritur miratimin rregullator edhe në vende të tjera.
Deri më tani, zemrat e përdorura për transplantim zakonisht janë nxjerrë nga pacientët të cilëve u kishte vdekur truri; ato prej pacientëve të vdekur janë konsideruar shumë të dëmtuara. Pasi hiqen, zemrat ruhen dhe transportohen në temperatura të ftohta për të shmangur përkeqësimin e shpejtë, edhe pse shkencëtarët kanë filluar të përdorin pajisje si kjo për t’i mbajtur organet e ngrohta dhe në funksion.
Kjo, thonë mjekët, mund të rrisë numrin e dhurimeve të zemrave në 15 deri 30 për qind. Por, një transplantim i zemrës me këtë pajisje kushton $250,000.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT