Paguan 92 mijë euro për tu ngjitur në Everest, i mashtron udhërrëfyesi, alpinistët shpëtojnë mrekullisht

Një ekip prej tetë alpinistësh greke, të cilët kishin udhëtuar në Kathmandu për tu ngjitur në malin Everest kanë arritur t’i shpëtojnë tërmetit falë një mashtrimi të bërë nga personi që do t’i shoqëronte ata për në mal. Pasi u ka marrë nga 11 500 euro për person që t’i shoqëronte drejt majës së malit, udhërrëfyesi nga Nepali nuk ka shkuar të nesërmen në vendin e takimit, duke i lënë të zhgënjyer alpinistët grekë, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin tek autoritetet vendase. Të nesërmen ata kanë vendosur që të kthehen në Greqi, vetëm një ditë përpara tërmetit 7.6 të shkalles Rihter, pa arritur të realizojnë ëndrrën e tyre për t’iu ngjitur Everestit. Por ky mashtrim u ka shpëtuar jetën atyre, sepse qëndrimi në Nepal e aq më tepër ngjitja në Everest do të kishte rezultuar fatal për ata. Nga tërmeti i të dielës në Nepal humbën jetën mbi 3 900 persona.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT