Ballina Blog Faqe 9941

Lushtaku, i kundërpergjigjet Eurodeputetit Francez Aymeric Chauprade

 Mergim Lushtaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku  iu  është kundërpërgjigjur deklaratës së eurodeputetit francez Chauprade, i cili kishte thënë se Kosova kurr nuk do të mund të hyjë në Europë.Lushtaku, në këtë reagim i ka përmendur bilancët e luftes pasojat, si dhë shkatërrimet që Kosova, ka pasur nga lufta e fundit.
Ja reagimi i plotë i Mergim Lushtakut:
Letër e hapur z. Aymeric Chauprade
‪”Reagim: Kosova ishte viktimë shekullore e Evropës, dhe duke parë gabimin e tyre ata mbështeten ndërhyrjen për të evituar spastrimin etnik të shqiptareve nga Krimineli Milloshevic dhe nga Forcat Kriminale të Aramtosuara Serbe!
Por me siguri që Euro-deputeti është i ndikuar nga Lobi Serbë në mënyrë direkte apo indirekte në paragjykimin e tij, gjithashtu edhe neglizhenca jonë për të vërtetuar së krimet janë bërë nga Serbet është rezultatet i një deklarate të tillë!
Unë apeloj të Institucionet përgjegjëse të Kosovës të bëjnë një reagim në Ambasadën Franceze, që të kritikohet një deklarim i pabazë e spekuluar i një diplomati që vjen nga Franca, e cila si Shtet mike ka bërë shumë për Kosovën në ’99 dhe më mbështetjen e saj për zhvillim të Demokracisë e formimin e institucioneve kredibile arritëm në pikën ku të shpallim Kosovën si Shtet të Pavarur në vitin 2008!
Apeloj të Ambasada e Francës në Kosovë të distancohet nga një deklarim i tillë, ne si Shqiptarë e Kosovës jemi kundër çdo Krimit, qoftë ai etnik, fetar, apo ekonomik! Por ne nuk duhet te luajmë rolin e Drejtësisë, kur ka institucionet përgjegjëse që dalin më një gjykim të tillë. Ju lutem si shtet mike, të tregoheni e drejtë sikur që jeni treguar në ’99 e në vazhdimësi!
‪#‎Rikujtim: Opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme te të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
Bilanci i luftës në Kosovë Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999
– Vrasjet, masakrimet
– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
– Varrezat masive
– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
– Dhunimet e femrave
– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
– Helmimet
– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra të vendit: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare: 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës
Okupimi klasik i Kosovës
Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
Masakra të mëdha
Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.
Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
– 1739 femra
– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
– 1450 banorë ende janë të pagjetur.
Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:
Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
247.800 në Maqedoni,
69.300 në Mal të Zi;
21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë
13.639 në Gjermani
7.581 në Turqi
5.829 në Itali
5.730 në SHBA
pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
Besoj edhe këto do ishin pak si fakte për Euro-deputetin nëse punon me një agjendë tjetër!
Por shpresoj që z. Aymeric Chauprade, është një njeri intelektual më moral që nëse ka argumente dhe fakte do të kërkojë falje publike, pasi një deklarim i këtij lloji i prek të gjithë atë që pjesë e në gjenocidi të tillë por edhe gjithë Shtetin e Kosovës!”

Jakup Krasniqi kundër Isa Mustafes

Jakup Krasniqi me anë të një postim në Facebook ka reaguar kundër, Isa Mustafes, duke thënë se Kryeministri  nuk duhet  të komunikonte  me  opinionin me anë të Facebooki-it, por me veprime e vendime qeveritare, po ashtu ai duhet të komunikonte me anë të  zëdhënësit të qeverisë në mënyrë që Kryeministri të merrej me qeverisjen e vendit, dhe vendi nuk qeveriset as me shkrime në fb, e duke u marrë me kritikuesit e Programit të tij qeverisës, e as me paraqitje të përditshme televizive.
Ky është reagimi i Krasniqit:
”Duke dëgjuar lajmet e sidomos deklarimet e grupeve të ndryshme te interesit para kamerave, se ku ata i mbështesin shpresat e tyre për qeverisjen e vendit?! Është vështirë që mos të reagosh, veçse nëse je më shumë se i pa interesuar për politikën qeverisëse të vendit ku jeton e do të jetosh apo mos ta kishe bërë asnjë argat si duhet për popullin e vendin ku jeton.
Dikush po thotë se Kryeministri është ekonomist me profesion, ndonjë tjetër thotë se është akademik. Deklarimet e tilla janë goxha primitive pasi janë dëshira sipërfaqësore. Ata sikur kanë harruar se Kryeministri i tashëm deri dje ishte Kryetar i Komunës se Prishtinës dhe asnjëri nuk e numëron as edhe një sukses në qeverisjen e Prishtinës apo ndoshta kanë harruar se ai për dy mandate ishte Kryetar i Kryeqytetit?!.
Cilido që donë të flas për Kryeministrin, nëse vërtetë ju intereson qeverisja e vendit do të duhej paraprakisht te kërkonin nga Kryeministri i Kosovës që me opinionin mos të komunikonte me anën e fb, por me veprime e vendime qeveritare. Pastaj Kryeministri me opinionin duhet të komunikon me anë të zëdhënësit te qeverisë, në mënyrë që Kryeministri të merrej me qeverisjen e vendit dhe vendi nuk qeveriset as me shkrime në fb, duke u marrë me kritikuesit e Programit të tij qeverisës, e as me paraqitje të përditshme televizive. Unë kur i shoh Kryeministrat tanë që shumicën e orarit të punës e kalojnë para kamerave, them, kush po qeverisë me vendin? Kryeministri apo ndonjë përfaqësues diplomatik?
Vetëm te ne, votat i marrim liderët e partive politike në emër të njerëzve që nuk janë më ne mesin tonë. Ata ( të rënit apo të vdekurit) edhe kanë pas mundësi të ishin vizionar e menaxher të përkryer, mund të kenë qenë edhe të shenjt, por qeverisjes së vendit i duhen menaxher tokësor dhe cilëndo ofertë që e bëjnë e bëjnë për veten e tyre, për përgjegjësinë e tyre. Qytetarët përgjegjësinë duhet ta kërkojnë nga menaxheret tokësor, ata që do ti qeverisin.
Vetëm në mendojmë se njeriu që ka dije teorike, medoemos duhet të dinë edhe të qeverisë. Vetëm ne mendojmë se një akademik i një Akademia që nuk ka reaguar për asgjë dhe nuk këshillon për asgjë, presim që të dinë të na qeverisë.?!
Ne, nuk po shikojmë se çka po ndodh në botën demokratike. A e thotë kush se cili është profesioni i Presidentit të SHBA-së, apo profesionin e Kancelarës të Gjermanisë Federale, Merkel, Kryeministri britanik, Kamerun a Presidenti i Francës, Fransua Holland. Jo, nuk pyet askush, pasi më e rëndësishme është sesi ai apo ajo menaxhon me qeverisjen e vendit, çfarë ekspertësh kanë afruar rreth vetës dhe cilat janë sukseset në qeverisje.
Vetëm ne kur bëhemi Kryeministër, Ministër apo zyrtar i lartë i shtetit mendojmë se dimë çdo gjë e gjithçka dhe se na mjafton vetvetja. Kështu e harrojmë thënien se ai që mendon se“dinë çdo gjë, nuk dinë asgjë”. Sa e sa herë kemi dëgjuar se udhëheqësi më i mirë është ai që e formon dhe udhëheq me ekipin më të mirë të njerëzve (ekspertëve) që dëshiron të qeverisë. Vetëm ne presim që njëshi të na i zgjidh problemet (si në kohen e baba Dovletit)?!
Vetëm tek ne ndodh që Ministri i Ekonomisë te mos merret më atë që është ngarkuar, ndërsa merret me demografinë e natalitetin, siç bëri një ministër i yni?! Ndërsa tjetri, ai i Financave, kritikuesve të Programit të qeverisë u përgjigjet me fjalë, përgjigjja duhet të jetë me qeverisje të mirë e vendime të duhura te Qeverisë.
Ne shqiptarët,
mendojmë e deklarojmë gjithçka e çdo gjë, vetëm jo atë për të cilën jemi të thirrur ta bëjmë!!!
Qytetarëve nuk ju intereson profesioni i Kryeministrit, por zhvillimi i shpejtë i vendit dhe punësimi i njerëzve të ri që nuk po i mban vendi më.
Faji nuk është vetëm i Kryeministrit, por edhe i zëvendësit të tij që e bënë marifetin e madh?!”

Haradinaj me disa pyetje për “dy kryeministrat”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi janë bërë gati 100 ditë të qeverisjes së tyre,dhe  ende nuk kemi ndonjë njohje të re për shtetin e Kosovës.
Ai nëpërmjet një postimi  në Facebook ka thënë:
“Kryeministrat Mustafa e Thaçi – gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re!
Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa – Thaçi.
A do ta sjellni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve?
Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës?
Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës”,  ka shkruar Haradinaj.

Shqipëri-Slloveni seminar për shkëmbimin e përvojave

Ditën e sotme në Tiranë do të organizohet një seminar për shkëmbimin e përvojave mes Shqipërisë dhe Sllovenisë sa i takon zgjedhjeve
“Forcimi i pavarësisë së Organeve të Menaxhimit Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, do të jetë tema e seminarit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka bërë të ditur se seminari organizohet nga Qendra për Perspektivë Evropiane (CEP), në kuadër të nismës së Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë.
I ftuar nderi në këtë aktivitet do të jetë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili do të mbajë një fjalim për të pranishmit.
 Seminari ka për qëllim të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira midis Shqipërisë dhe Sllovenisë, ku do të analizohen modele të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve, si dhe ndikimet e tyre mbi pavarësinë e institucioneve të menaxhimit zgjedhor.
Mësohet se pjesëmarrësit e seminarit do të jenë anëtarët dhe stafi administrativ i Komisioneve të Zgjedhjeve të Shqipërisë dhe Sllovenisë, ekspertë të zgjedhjeve dhe menaxhimit me përvojë në rajon dhe më gjerë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që punojnë në fushën e zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore, anëtarët e Parlamentit, përfaqësues të partive politike si dhe ekspertë ligjorë./Mesazhi/

Vizat, sfida e pakalueshme e Kosovës

Ndryshe nga qeveritë e kaluara, Qeveria “Mustafa” nuk është lëshuar në parashikimin e datave se kur Kosova do të mundë të marrë liberalizimin e vizave.
Në programin qeverisës 2015 – 2018, i cili është në pritje për të kaluar në Kuvendin e Kosovës, thuhet se “Qeveria e Kosovës do t’i shfrytëzojë të gjitha resurset në dispozicion për të lobuar tek shtetet e Zonës Schengen, për të siguruar përkrahjen e tyre që ky proces të përfundohet me sukses”, shkruan “Zëri”.
Por, po kjo Qeveri, e udhëhequr nga Isa Mustafa, të njëjtën kohë ka lëshuar një varg kritikash në drejtim të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar si të padrejtë qasjen e tyre ndaj Kosovës.
Jo më shumë se para pak ditësh në një postim në “Facebook”, kryeministri Mustafa tha se qytetarët e Kosovës nga humbja e shpresës, jo vetëm që po ia mësyjnë Perëndimit, por nganjëherë po ia mësyjnë edhe Lindjes. /Zëri/

Kukës, çelet ekspozita kolektive “77 hapa dhe Miti”

Është çelur në Kukës ekspozita kolektive “77 hapa dhe Miti”, në nder të akademikut Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar. 25 vepra arti, të studentëve të tij erdhën para artëdashësve. Vetë Profesor Rexhep Ferri, shprehet se i ka mësuar që të nisin një rrugë, e cila i mëson si ta pikturojnë natyrën, por edhe ta ndërtojnë atë.
Rexhep Ferri: “U kam treguar se duhet ta ndjekin një rrugë dhe gjatë asaj rruge ata do ta gjejnë vetveten. Këto janë të ndara në dy faza për studentët. Faza e parë e lidhur me natyrën për ta kopjuar natyrën dhe faza e dytë për ta krijuar natyrën”.
Për Ish studentët, prof  Rexhep Ferri, është një udhëheqës i denjë në rrugën e artit.
Ish-studente: “Është interesante se si e ka bart jetën në periudha të ndryshme dhe si ka mbërritur deri në Kukës. Neve na ka dhënë rrugën dhe mençurinë e vet që ne të jemi ata të mençurit prej asaj mençurie që të gjejmë rrugën që na përket si individë e personalitet”.
Student : “Unë mund të them lirisht që profesor Ferri është një prej artistëve të parë që vunë bazamentet e artit modern në Kosovë”.
Në 25 vepra është paraqitur në pjesëz e një periudhe historike të zhvillimit të artit viziv në Kosovë. Në ekspozitë spikati individualiteti i secilit autor, ku dallohej qartë larmia e koncepteve, e stileve e teknikave./Oranews

Grupi i LDK-së kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Grupi i LDK-së në Komunën e Prishtinës, kërkon që kryetari i Prishtinës t’i kthehet shqyrtimit të pozitës së tij prej kryetari dhe të japë dorëheqje.
“Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se konfirmimet e ligjshmërisë për vendimet e Kuvendit të kryeqytetit, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, konfirmuan legjitimitetin e plotë të Kuvendit të Prishtinës dhe të shumicës demokratike dhe parlamentare të tij.
Këto konfirmime për shqyrtimin e ligjshmërisë u bënë pas kërkesës së kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti. Kryetari i Komunës, për të plotësuar kërkesën e tij dhe atë partiake të VV, deshi t’i shohë edhe njëherë numrat në Kuvendin e Prishtinës.
Kërkesa e tij politike dhe propaganduese mbi funksionimin e kuvendit dhe zgjedhjet e reja për Kuvend, mbeti vetëm një kërkesë që duhet t’i bëhet tanimë atij vetë, vazhdon kumtesa.
Dyshimet për veprimet dhe funksionalitetin e Kuvendit të kryeqytetit janë realisht dyshime në vetë punën e Kryetarit të Komunës, në sjelljen e tij ndaj Kuvendit dhe në pamundësinë që të bëjë politika të favorshme ndaj qytetarëve të Prishtinës. Ai, tash e 14 muaj qeverisje, mbyti shpresat për zhvillim dhe avancim të kryeqytetit. Shkeli ligje dhe mori vendime që nuk i realizoi.
Nuk i zbatoi vendimet e shtetit, që do të jenë shkelje penale.
Grupi i LDK-së kërkon që Kryetari i Prishtinës t’i kthehet shqyrtimit të pozitës së tij prej kryetari dhe të japë dorëheqje. Dorëheqja është akt moral dhe i shërben demokracisë.
Vetëm dorëheqja e tij do t’ia kthente shpresat kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

David Luiz nxjerr me nokaut Ibrahimoviç (Video)

Zlatan Ibrahimoviç është një bishë e vërtetë në fushë, por mesa duket ka edhe më të fortë se ai.
Shoku i tij i skuadrës David Luiz i ka dhënë një goditje gjatë stërvitjes Ibrës duke e nxjerrë me nokaut.
Ata përplasen dhe pas përplasjes Ibra bie përtokë.
Natyrisht që bëhet fjalë për një shaka pasi shihet që Ibra qesh dhe Luiz i afrohet duke e ngacmuar me këmbë.

https://www.youtube.com/watch?v=nCYhuMrGJxM

Viets paralajmëron pasoja negative nëse dështon Gjykata Speciale

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka paralajmëruar pasoja negative në rast se Kosova dështon të themelojë Gjykatën Speciale.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Viets e ka vlerësuar të rrezikshëm debatin aktual rreth Speciales.
“BE-ja dhe Kosova bashkërisht kanë marrë vendim për themelimin e Gjykatës. Për këtë ka pasur një letërkëmbim të BE-së me Kosovën.
Themelimi i Gjykatës është i mirë për Kosovën. Është e rëndësishme të mos synohet rinegocimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Diskutimi aktual është i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz”, ka theksuar Viets. “Nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj”.
Ambasadorja gjermane ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sipas Viets, ky do të ishte kthim mbrapa në përpjekjet e Kosovës për ta forcuar sovranitetin.

Kërkohet ndryshim radikal i Kushtetueses

Partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK kanë për obligim që të nisin procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që nga preambula e saj e pjesët e tjera normative dhe jo të bëhen ndryshime kozmetike apo parciale. Ndryshimi i aktit më të lartë juridik konsiderohet domosdoshmëri, duke marrë parasysh se shumë çështje, si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Gjykata Speciale, transformimi i FSK në FAK, Ligji për Zgjedhjet, mënyrës së zgjedhjes së presidentit… etj në vazhdimësi kanë interferuar në Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Zëri”. Ekspertët për çështje kushtetuese vlerësojnë se Kosova ka nevojë që të hapë Kushtetutën e saj dhe të bëjë ndryshime substanciale në aktin më të lartë juridik të vendit e jo ndryshime të bëhen vetëm për çështje të caktuara.

TË FUNDIT