Ballina Blog Faqe 10375

Njihuni me unazën e mençur Ö (Video)

Teknologjia çdo ditë e më shumë po merr përmasa të ndryshme.
Lansimi i unazave të mençura vetëm se ka marr hovë.
Kjo është unaza Ö që funksionon me Bluetooth. Kjo unazë mund të lidhet me telefonin tuaj dhe ju lajmëron për thirrje telefonike, mesazhe si dhe njoftime të ndryshme. Kjo unazë ka bateri me kapacitet 40mAh.
Për më shumë shih videon më poshtë

Rruga e dytë që zgjodhi Edi Rama…

OPINION NGA BEDRI ISLAMI:

Ose shteti që po ngrihet dhe Rama që po ulet. Një paradoks i çuditshëm dhe disa sondazhe jopublikë të ditëve të fundit…

 Ndodhemi para një paradoksi të çuditshëm: ndërkohë që autoriteti i shtetit po rritet, përkrahja ndaj Edi Ramës, po bie. Nuk duhej të kishte ndodhur kështu. Normalisht, statura e shefit të qeverisë dhe asaj që ai përfaqëson janë në një raport të drejtë matematik, por kësaj here nuk është kështu. Duan apo nuk duan, njerëzit kanë filluar të besojnë tek forca e shtetit, duan apo nuk duan ata kanë filluar të mësojnë të vërtetën se forca e shtetit, nganjëherë edhe e rreptë apo edhe e padrejtë, po shtrihet në disa nga sektorët më të dukshëm të jetës së vendit. Megjithëse mund të mos jenë të një mendje me shtetin, sidomos kur u prishen ndërtimet, me leje apo pa leje qofshin, dhe nuk kanë se si të jenë në një mendje, njerëzit e dinë se shteti që u ka trokitur herën e parë për t’i lajmëruar, do të vijë edhe herën e dytë për të çuar deri në fund atë që ka pasur ndër mend të bëjë. Prishja e gjithë atij sistemi të çoroditur bllokimesh të trotuareve, shtesave pa leje, zgjatimeve të lokaleve dhe dyqaneve, megjithëse dukej e vështirë dhe, bile-bile, e pamundur, e gjitha u bë duke pasur “një miratim të heshtur të pronarëve të zemëruar, të cilët, edhe pse kanë dhimbje e dinë tashmë se shteti kishte zgjatur edhe mbi to hijen e ligjit,megjithëse jo ligjin vetë. Shtrirja e hijes së shtetit dhe ligjeve të tij edhe përtej Tiranës, deri në periferi, përkoi me faktin se tashmë Edi Rama nuk ishte thjeshtë kryebashkiaku i Tiranës që prishte kioskat buzë Lanës, por ishte tashmë shefi i qeverisë, dhe, dashur pa dashur, ata që e kishin konceptuar Shqipërinë në konturet e Tiranës, e kuptuan të vërtetën se njeriu që kishte ardhur në krye të qeverisjes e kishte menduar ndryshe.

Pra janë shumë faktorë që kanë çuar në një fillesë interesante të konceptimit të shtetit dhe megjithëse kjo po bëhet me dhimbje për disa dhe po pritet mirë nga një shumicë tjetër, ajo ka nisur të lërë gjurmën e shtetit në jetën e njerëzve. Në më pak se 16 muaj qeverisje, Edi Rama bëri më shumë se në tetë vite qeverisje të Berishës për forcimin e konceptit të shtetit, ose më saktë, bëri të kundërtën e asaj që kishte bërë qeverisja e mëparshme. Opozita e sotme, e cila lejoi batërdinë e ndërtimeve pa leje, kudo që ishte e mundur, që krijoi të gjitha lehtësitë për zonat militante në mos pagimin e energjisë elektrike, që solli një deficit të pamatë, ende pa nisur punën qeveria e re, dhe e cila bën tashmë rolin e kukuvajkës, është pa asnjë dyshim ajo që krijon dy tablo të qeverisjes, dhe në këto dy tablo, diametrialisht të kundërta, ajo e forcimit të shtetit, qoftë edhe me gabime, është më premtuese dhe njëkohësisht e domosdoshme.

Ndërkohë, përkrahja ndaj Edi Ramës si figurë politike dhe drejtues i qeverisjes së vendit ka rënë. Kjo nuk ka nevojë për asnjë barometër politik apo anketim, sepse është e dukshme edhe në jetën e përditshme qytetare. Sipas disa përllogaritjeve, edhe nga institucione të specializuara jashtë Shqipërisë, përkrahja ndaj shefit të sotëm të qeverisë është ulur me rreth 10 për qind, por njëkohësisht nuk ka rënie në këtë nivel edhe përkrahja ndaj forcës politike që ai drejton, partisë Socialiste, rënia e së cilës mendohet të jetë në nivelin e katër përqindëshit.

Si shpjegohen këto dy disnivele politike, të cilat, ndërsa rriten ndjeshëm në forcimin e shtetit, bien në përkrahjen ndaj shefit të qeverisjes, dhe, së dyti, ndërsa bien në një masë të konsiderueshme për shefin e partisë, nuk bien për vetë partinë që ai drejton?

Edi Rama, në fillimin e qeverisjes së tij kishte para vetes dy rrugë: Ajo më e lehta ishte në ndryshimet e vogla, të ngadalshme, duke pasur kujdes të ruhen ekuilibrat politikë dhe socialë, duke ndërthurur forcimin e shtetit me lëshimet që vijnë nga përllogaritjet politike. E thënë ndryshe; ai do mund të fillonte të bënte një kthesë të kujdesshme, të matur mirë në çdo hap,. në të cilën të ndërthureshin bashkarisht rregulli social dhe meraku për votën e ardhshme. Kjo rrugë, e cila, si thashë, do të ishte fillimisht më e lehtë, do të ishte jashtëzakonisht më e gjatë, me efekt thuajse të pandjeshëm administrativ dhe qeverisës, do të kishte në vete gradualitet në zgjidhjen e problemeve, por vetë problemet do të rriteshin së bashku me kohën që do të ikte. Një rrugë e tillë, e cila mund të quhej, “hiq e mos këput”, do të kishte ruajtur në një masë të konsiderueshme përkrahjen politike ndaj Edi Ramës nga një kategori që kishte qenë skeptike ndaj tij dhe e kishin parë me frikë ardhjen e tij në pushtet, por do të kishte pasur, sidomos në vitin e fundit qeverisës, një demontim të staturës së tij politike, sidomos si një njeri që kërkon të lërë emrin e tij në shtetbërjen e vendit.

Rruga e dytë që zgjodhi Edi Rama është pikërisht kjo që po ndjek tani: E ashpër, jo graduale, tepër e dukshme për të fshehur dëshirën e një njeriu të fortë për bërjen sa më shpejt të shtetit, e dhimbshme për shumëkënd, nganjëherë marramendëse në reklamimin e reformave dhe të ideve që ka shefi i qeverisjes, por në disnivel të dukshëm me njerëzit që kanë për detyrë të realizojnë këto vizione e ide. Reformat e ashpra, shpesh herë të domosdoshme, përfshirja në to haptas dhe dukshëm e vetë shefit të qeverisë, çka merr përsipër dhe riskun e dëmtimit të figurës politike, sidomos në rast ngecje apo dështimi, kalimi nga njëri vizion në tjetrin, shpesh herë marramendshëm shpejt; përballja me jetë njerëzish, të cilët ose vetënatyrshëm, ose nën heshtjen e një qeverie që shkoi, kishin bërë investime të mëdha në vepra dhe banesa të ndryshme, prishja e së cilave prishte një të ardhme, ku ata ishin bashkëfajtorë; konceptimi i ri i shtetit jo si sehirxhi por si njësi aktive, pra jo pasiv dhe thjeshtë përfitues, por pjesë e ndryshimit, do të sillte koston e saj edhe për vetë shefin e qeverisë.

Në mes atyre që kanë parë investimet e tyre të prishen, ka pasur edhe mjaft pasues të Edi Ramës, të cilët edhe kanë votuar për të, por që tani, nuk do të votonin më, është një pjesë e dukshme e atyre që janë trishtuar nga qeverisja e shefit të saj. Po ashtu, të gjithë ata që po rrinë në radhë për të paguar energjinë elektrike, që nuk e kanë paguar në vite, janë të trishtuar, sepse kanë pritur, si ndodhte në tetë vitet e fundit, ose heshtje, ose falje të pagesave të prapambetura. Edhe kjo është pjesa e dukshme e atyre që janë të larguar nga shefi i qeverisë, megjithëse shumë prej tyre ishin prej kohe të larguar. “Të pakënaqurit”, e dukshëm apo të padukshëm, janë maja e ajsbergut të larguar nga përkrahja ndaj shefit të qeverisë. Të tjerët, në shumicën e rasteve, janë nga ” të vetët”, sidomos nga ata që vendosën të jenë në këtë anë në momentet e fundit ose me dëshirën për të parë ndryshimet e pritura.

Në tetë vite njerëzit u lodhën deri në mllef nga qeverisja e Berishës, nga vjedhja e pasurisë, sistemi oligarkik që krijoi, mafia në pushtet e në ekonomi; u lodhën nga grupimet e pashoqe të lidhura me pushtetin për të zhvatur shtetin; u lodhën nga depërtimi i lobit serb në politikën zyrtare, nga shitjet e trojeve kombëtare… u lodhën nga të gjitha prej qeverisjes së njeriu, të cilit, pasi i kishte plasur cipa për gjithçka njerëzore, bëri edhe çnjerëzoren; vrau në mesin e ditës njerëz të pafajshëm, pasi i biri kishte hedhur në erë viktima të tjera.

Këto njerëz besuan tek një ndryshim i shpejtë, marramendës, i çuditshëm. Njerëzit e lodhur nga pushteti besojnë shpesh herë në mrekulli të shpejta. rruga që ka zgjedhur qeverisja e sotme nuk të premton asnjë mrekulli të shpejtë: përkundrazi ajo të fton që bashkarisht të lajmë gjynahet e një qeverisje të mbrapshtë, për të pasur një dritë në fundin e tunelit ku na kanë hedhur. Njeriu i lodhur nuk e do këtë stërmundim, pasi forcat e tij janë në rraskapitje. Edhe shumë të tjerë , të joshur edhe nga deklarimet politike para zgjedhore, nuk e duan këtë stërlodhje dhe, megjithëse e dinë se është e imponuar, nuk duan të jenë pjesë e ringritjes. Në fund të fundit kjo është një dëshirë njerëzore. Ata nuk duan dhe nuk e kanë për detyrë të kuptojnë se, shefi i qeverisë, Edi Rama, e gjeti shtetin të zbrazur dhe kupolën të majmur, sepse, dhe këtu fillon rebelimi i tyre, qeveria nuk po bën asgjë për të vendosur drejtësinë e duhur ndaj atyre që e sollën shtetin në këtë derexhe. Ata e kuptojnë Edi Ramën kur u thotë se duhen paguar dritat dhe se duhet mbajtur parasysh ritmi i duhur i zhvillimit për të mos pasur gropa financiare; por nuk e kuptojnë përse nuk ndëshkohen ata që e sollën vendin burrë greminës. Përkundrazi, ata po sillen rishtas si padronë të këtij vendi, bijtë e bijat e tyre po laverdisen nëpër udhët e gjithë kryeqyteteve të botës; shefi i opozitës bën thirrje për protesta pasi ka kaluar vitin e ri në Holandë, dhe ky shef është lënë i lirë me proçedurë për një vjedhje masive mbi 220 milionë euro. Njerëzit e kuptojnë Edi Ramën se, ata që vjedhin energjinë elektrike duhen dënuar, pasi edhe energjia është mall, por nuk e kuptojnë përse shefi i qeverisë merret me cironkat e nuk merret me peshkaqenët e vjedhjeve të përbindshme. Ata shohin se si ish shefi i qeverisë kapardiset dhe flet për krime e kriminelë, qoftë edhe në parlament, por e dinë se ky ish shef qeverie, është po ai që ka vrarë në mesin e ditës, që e bëri selinë e kryeministrisë si një spital për të plagosurit që bënë gjëmën, që shpërbleu me një rrogë të dytë vrasësit, që nuk lejoi institucionet e pavarura të hetojnë dhe në fund, si një hajn, fshiu gjithë provat filmike. Njerëzit e lodhur nga një regjim barbar, si ishte tetë vite resht, janë të lodhur me fjalët e tashme, për çkado, edhe për reforma, dhe nuk e dinë përse reforma thelbësore nuk nis nga ajo që do i bënte edhe zyrtarët e sotëm të zinin mend: Nga ndëshkueshmëria.

E çuditshme, por ndërsa pesha e partisë më të madhe në qeverisje bie, ajo e aleates së saj, LSI, ngrihet, dhe sipas mendimit specialist, ajo është rritur me rreth 8 për qind. Ilir Meta është një politikan praktik; ai përgjithësisht nuk rend pas fjalëve të mëdha ose aksioneve që i prishin staturën e tij. Reformat e dhimbshme ai i ka lënë qeverisë, që personifikohet tek Rama, ndërsa punët praktike i zgjidh vetë. Ai e di se dy gjëra të rritin sot elektoratin në Shqipëri: punësimi dhe mos përfshirja në gjëra që sjellin hidhërimin e zemërimin e njerëzve. Është fakt se militantët e devotshëm të Partisë Socialiste, pavarësisht aftësisë së tyre, janë ende në shumicën e tyre të papunë. Shumë nga militantët e orëve të fundit të PD-së janë ende në vendet e tyre të punës dhe janë aty për të prishur çdo gjë që mund të ndreqet. Shpesh herë janë të njëjtët ose po rigjejnë rrugët njerëz të skalionit të dytë berishian, të cilët futen në qeveri e më poshtë përmes derës së çiljanëve apo frangajve. Nga ana tjetër, pa u ndjerë, por dukshëm, LSI u bë një zyrë e madhe pune për të gjitha njerëzit e saj; ajo këtë e bëri mirë, sepse mendon edhe për pas katër viteve. Të hidhëruar janë socialistët, të cilët, ndonëse nuk e braktisin partinë e tyre, janë të zemëruar me shefin e qeverisë.

Çfarë duhet bërë për të ndryshuar ky raport, të cilin e theksuam në fillimin e këtij shkrimi?

Pa dashur të jep mend, po shfaq thjeshtë atë që ndjej: Qeveria duhet të kthehet tek njerëzit, sidomos tek ata që e votuan, por edhe që nuk e votuan. Reformat janë për të ardhmen, por ata nuk mund të zgjidhen si shirat që bien vetëm nga lart. Ndëshkimi që të vjen nga brenda është kurdoherë më i dhimbshëm se ai që të vjen nga jashtë. Politika shqiptare e ka një precedent të ndryshimit të klimës politike: vitin 1992, i cili solli dy pamje; fitoren plebishtare dhe të vetme të PD-së në zgjedhjet e marsit, dhe humbjen e saj , disa muaj më vonë, në zgjedhjet lokale.

Është një precedent që nuk duhet të përsëritet. Me një milion vota kundër dhe opozita po hedh të gjitha shkëmbinjtë e mundshëm mbi kokën e qeverisë… merre me mend nëse do të kishte pasur më shumë forcë. Atëherë, reformat e dhimbshme do të thoshin dhimbje vetë.

Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një dhimbje tjetër, sidomos nga ata që i kanë sjellë vetëm dhimbje.

LaVie laptopi më i hollë nga Lenovo

LaVie është laptopi më i hollë nga kompania e njohur botërore, Lenovo, e cila e prezantoj këtë produkt të ri në panairin CES 2015. Pos është i hollë ky laptop është edhe shumë i shndritshëm.
LaVie është kaq i lehtë falë materialit magnez-litium që është përdorur për krijimin e laptopit. Ai përmban gjeneratën e pestë të procesorit të Intel-it, që njihet për performancë të shpejtë
LaVie vjen në dy versione, të dyja operojnë me platformën Windows 8.1 të Microsoft-it: HZ550 dhe HZ750. Kompjuteri HZ750 është versioni me perfomancë më të shpejtë dhe vjen me menteshën e përshtatshme 360 gradë. Kompjuteri HZ550 kushton 1299 dollarë, ndërsa HZ750 kushton 1499 dollarë, raporton krokodili.
Lavie peshon vetëm 780 gramë, ka ekran 13.3 inç dhe njihet si laptopi/tablet më i lehtë i krijuar deri tani.

John Green, shkrimtari i vitit nga “USA TODAY”

Falë arritjeve që pati me romanin që flet për dashurinë e dy të rinjëve, John Green, shkrimtari që bëri bujë me romanin “The Fault in Our Stars”, është shpallur autori i vitit 2014 nga USA Today.

Edhe pse romani i tij u botua në vitin 2012, ai e arriti kulminacionin vetëm në vitin 2014, ndërsa edhe përshtatja filmike e filmit arriti të mbledhë rreth 124 milionë dollarë, film i cili erdhi në interpretimin e Shailene Woodley dhe Ansel Elgort ne rolet e Hazel and Augustus. Ndërkohë që pritet që të realizohen edhe dy filma të tjerë, të cilët do të mbështeten në skenarët e tij, “Paper Towns” në qershor dhe “Looking for Alaska”. Ndërsa sa i përket librave, autori nuk ka paralajmëruar ndonjë vepër të re./ATSH/

TRI ROMANE TË ISMAIL KADARESË BOTOHEN NË SUEDI

Në gazetën “Expressen” të Suedisë, botimi i librave është shoqëruar me një recension të autorit Viktor Malm, titulluar “Pranë Kadaresë”. Tri romanet e suksesshme të Ismail Kadaresë, “Dimri i madh”, “Pallati i ëndrrave” dhe Kronikë në gur”, janë botuar në Stokholm të Suedisë nga shtëpia botuese “Modernista”, me përkthim nga Marianne Eyre, Agneta Rehder dhe Britt Arenander. Në gazetën “Expressen” të Suedisë, botimi i librave është shoqëruar me një recension të autorit Viktor Malm, titulluar “Pranë Kadaresë”. Malm vlerëson lartë këto tri romane, duke kritikuar vlerësimin që i bëhet Kadaresë si një historian, përkundër asaj që ai është në të vërtetë, pra një shkrimtar. Ai shkruan se edhe pse akademia e Nobelit vlerëson shkrimtarët varësisht nga qëndrimi kritik që mbajnë ata ndaj kohës ku jetojnë, Kadare duhet të vlerësohet si një letrar i aftë, në të kundërtën ai do të lexohet vetëm si gazetar. “Romani ‘Dimri i madh’ jep një raport ku rrëfehet e vërteta për jetën në Shqipërinë Komuniste, me një lloj çiltërsie të cilën mund ta kuptojmë vetëm përmes linjave asnjanëse dhe autentike të stilit të rrëfimit, pa zbukurime”, shkruan Malm në “Expressen”. Kadare ka vite që nominohet për çmimin Nobel, çmimin më prestigjioz të letërsisë në botë, të cilin këtë vit e fitoi shkrimtari pak i njohur francez, Patrick Modiano.

Shqipëri, studentët e Universitetit të Tiranës kështu ziejnë kafën (FOTO)

Dihet botërisht se çdo lëvizje përarimtare në kohët moderne kanë ardhur nga studentët. Një e tillë ka ardhë tani nga studentët e Universitetit të Tiranës. Mëgjithëse nuk është ndonjë ide shumë e zhvilluar, por rëndësi ka se këta studentë janë përshtatur me ambientin e tyre, duke gjetur zgjidhje për gjërat që ju mungojnë. Me këto foto ne do t’iu tregojmë se si studentë të ndryshëm kanë gjetur mënyra për të plotësuar nevojat e tyre. Disa duken për të qeshur, por vlen të kujtojmë se janë dhe me kosto zero./drenicapress/

Mitrovicë, Nasuf Aliu në krye të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që në krye të drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ta emëroj Nasuf Aliun, i cili deri më tash ishte anëtar i KQZ-së nga radhët e AKR-së, ndërsa në periudhën 2009-2013 ishte drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vushtrrisë.
Emërimin e tij në krye të kësaj drejtorie e ka konfirmuar për drenicapres.info, vetë z.Aliu, duke deklaruar se synon që këtë drejtori ta shndërroj në Drejtori të Përgjithshme për Zhvillim Ekonomik.

Fotografia më e shtrenjtë në botë kushton…

Deri më sot, fotografia “Rhein II” nga Andreas Gursky, llogaritej si fotografia më e shtrenjtë në botë (3.1 milionë euro).

Tani është fotografia bardhë e zi “Phantom” nga peizazhi dhe natyra e fotografit Peter Lik për një shumë të pabesueshme prej rreth 5,2 milionë euro, e blerë nga një koleksionist privat: Një dritë në Antelope Canyon në Arizona.

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

 Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës – Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet – Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve – Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave – Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut – Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt – Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë – Një bllok ari i pastër me madhësinë e një shkrepëseje mund të shtrohet mbi një sipërfaqe sa një fushë tenisi – Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë – Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet – Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen “mbërthejnë” ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë – Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe – Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci – Kacabunjtë mund të jetojnë deri 9 ditë pasi u është prerë koka – Mesatarisht zemra rreh 100000 herë në ditë duke pompuar rreth 7500 litra gjak përmes dhomëzave të saj. Një 70-vjeçari mesatarisht i rreh zemra 2.5 miliardë herë – Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë – Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që njeriu përjeton – Në dhjetë minuta, një uragan lëshon më shumë energji sesa të gjitha armët bërthamore së bashku – Rafflesia arnoldii (në foto) është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet sa një ombrellë – Një tryezë pune në zyrë ka 400 herë më shumë baktere se një tualet – Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet – Ju mund të kujtoni vetëm katër gjëra në të njëjtën kohë – Iluzionet optike shfaqen kur ajo çka shohin sytë bie në kundërshti me atë çka pret truri – Duelet me armë janë të ligjshme në Paraguai, nëse të dy personat janë regjistruar si dhurues gjaku – Persia e ndryshoi emrin në Iran në vitin 1935 – Sean Connery refuzoi rolin e Gandalfit te “Zoti i Unazave” sepse nuk e kuptonte skenarin – Nuk mund ta gudulisësh veten, pasi reagimi është përgjigje ndaj një paniku – Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz – Nga të gjitha shqisat, nuhatja është e lidhur më ngushtë me kujtesën – Një indian me emrin Snake Manu mund të fusë gjarpërinj të vegjël – përfshirë kobra helmuese – në gojë e t’i nxjerrë nga hunda – Shumica e buzëkuqit që femrat përdorin, përfundon në stomakun e tyre – Femrat e kanë nuhatjen më të mirë se meshkujt – Chanel Tapper, studente nga Kalifornia, ka gjuhën më të gjatë, 9.75 cm – Rrahjet e zemrës mund të rriten deri në 30% gjatë një gogësime – Shumë nga ata që e lexojnë fjalën “gogësimë”, do të gogësijnë – Simboli i të Mirës dhe të Keqes (Yin-yang) është përdorur për herë të parë në Romë. Jo në Kinë! – Në Zelandën e Re jetojnë pak më tepër se 4 milionë njerëz e mbi 70 milionë dele.

Gjermanët ruajnë ende 13 miliardë marka të vjetra

Berlin, 26 dhjetor-Gjermanët, 13 vjet pas heqjes së markës dhe zëvendësimit me euron, ende mbajnë të fshehura rreth 13 miliardë  marka, që janë 6.1 miliardë bankënota, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Sipas një studimi të kryer për Postbank, shumica e gjermanëve nuk mund të ndahet nga marka për arsye sentimentale dhe 74 për qind thanë se ata i mbajnë si “copë kujtimesh”, 24 për qind e tyre thanë se i ruajnë për arsye të vlerës, 22 për qind thonë se ata thjesht monedhat e vjetra harruan për t’i zëvendësuar me euron.

“Bundesbank” gjermane pa kufizime vazhdon zëvendësimin e parave të vjetra me euro.

TË FUNDIT