Ballina Blog Faqe 10365

Zbulim i ri arkeologjik

Arkeologët çekë kane zbuluar varrin e një mbretëreshe të hershme, e cila besohet të ketë qenë gruaja e Faraonit Neferefre, që drejtoi Egjiptin 4500 vjet më parë. Varri u zbulua në Abu Sir, në varrezën e një mbretërie të vjetër në jugperëndim të Kajros, ku ndodhen disa piramida dedikuar faraonëve të Dinastisë së Pestë, përfshirë edhe Neferefre. Sipas deklaratës së ministrit të antikiteteve, Mamdouh al-Damaty, emri i gruas së faraonit ka qenë i panjohur para këtij zbulimi. Ai e identifikoi atë si Khentakawess, duke thënë se kjo është hera e parë që zbulohet emri i kësaj mbretëreshe të panjohur më parë. “Kjo e bën atë Khentakawess III, pasi më parë ka patur edhe dy mbretëresha të identifikuara me të njëjtin emër. Emri dhe grada e saj ishin gdhendur në muret e brendshme të varrit, mbase nga ndërtuesit e tij”,- tha Damaty. “Ky zbulim do të na ndihmojë të hedhim dritë mbi aspektet e panjohura të Dinastisë së Pestë, e cila bashkë me të katërtën kanë qenë dëshmitarë të ndërtimit të piramidave”- shtoi ai./drenicapress/

Shkencore, Meshkujt që bëjnë “selfie”, me prirje psikopate

Një kërkim i ri nga një ekip i Universitetit Shtetëror në Ohajo ka gjetur se meshkujt që bëjnë shpesh “selfie” shfaqin tendenca më të larta psikopatie, sesa mesatarja e meshkujve. Grupi pyeti 800 meshkuj të moshave 18 deri në 40 vjeç, nëpërmjet një sondazhi digjital rreth përdorimit të medies sociale dhe sjelljes anti-sociale. Gjetja më interesante e këtij studimi ishte se meshkujt i rregullonin fotot e tyre shumë shpesh, para se t’i ngarkonin në rrjetet sociale. Po ashtu, këta meshkuj rezultuan më dyshues ndaj vetes dhe më narçizë, krahasuar me një mesatare. Mirëpo, para se të filloni të shqetësoheni se po dilni me një Ted Bundy (vrasës serial) duhet të merrni në konsideratë se personalitetet e meshkujve të përfshirë në studimi ishin “normale”. Që do të thotë se, tiparet thuajse psikopatike, nuk e bëjnë një mashkull domosdoshmërisht vrasës gjakftohtë. Drejtuesja e kërkimit, Jesse Fox tha se, meqënëse dyshimet për veten mund të çojnë në vetëdëmtim ose dismorfi trupore, duhen kuptuar më mirë mënyrat sesi “selfie”-t dhe media sociale e ndryshon sjelljen e meshkujve. Studimet e deritanishme kanë gjetur se kjo tendencë (bërja e fotove “selfie), te femrat, shpie në probleme si depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit.

Tërnava: Vrasësit në Paris nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin

Në një bisedë për Zërin e Amerikës ai tha se aktet e tilla që po bëhen në emër të islamit, nuk kanë të bëjnë asgjë me porositë që dalin nga mësimet e Kuranit.
“Them dhe e ngris zërin lartë duke dënuar atë akt barbar, qyqar, naiv dhe të pamoralshëm, i cili ndodhi në Paris nga njerëz kriminel të cilët asgjë nuk kanë të bëjnë me parimet fisnike islame, por janë kundër tërë asaj që urdhëron i madhi Zot në Kuran dhe vet shëmbëlltyra e ndritur e Muhamedit a.s. Pejgamberit tonë të fundit”. Ai tha se njerëzit për motive të ulta, për interesa të grupeve e klaneve, po e keqpërdorin besimin duke bërë përpjekje të arsyetojnë krimet. Feja, tha ai, urdhëron në paqe, tolerancë e harmoni në mes të gjithë njerëzve, pa dallim vendi, gjuhe e ngjyre. “Ndaj unë si myfti, shfrytëzoj këtë rast që të shprehë keqardhjen time dhe ngushëllimet e mia për tërë atë që ka ndodhë në Paris. Dhe këtë dhimbje i përcjell edhe kombit francez, por edhe familjarëve të cilët humbën më të dashurit të tyre, qeverisë franceze, që ditën të qëndrojnë krah për krah me Kosovën në kohën kur Kosova kishte nevojën më të madhe të ndihmës nga aleatët tanë evropian dhe ata amerikan, por edhe nga bota mbarë”. Myftiu Tërnava thotë se institucionet islame kudo qofshin, duhet të jenë më të zëshëm dhe më të guximshëm për të thënë atë që duhet.

“Kurani nuk i jep të drejtë askujt të vrasë në emër të tij. Të bëj krim e të dhunojë në emër të tij. Mirëpo, duhet pasur shumë kujdes të gjithë ne në respektimin e vlerave, të qytetërimeve fetare, të kulturave fetare të popujve të ndryshëm. Duhet që këto kultura, këto qytetërime të mos kenë përplasje, por të kenë harmoni mes vete dhe të bashkëjetojnë njëra me tjetrën”.

Luftërat në Lindjen e Mesme kanë shtuar shqetësimet edhe për përfshirjen e qytetarëve të rajonit në zhvillimet e atjeshme. Askush nuk e di numrin e saktë, por shërbimet e zbulimit pohojnë se mund të ketë disa qindra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria që mund të jenë duke luftuar në radhët e militantëve në lindjen e Mesme. Deri tash besohet se mbi 20 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në ato luftëra.

Myftiu Trënava shprehu bindjen se thirrjet e Bashkësisë Islame kanë ndikuar në zvogëlimin e përfshirjes së qytetarëve nga Kosova. Ai tha sot sërish së askush nuk duhet të niset në atë rrugë duke u arsyetuar në emër të besimit.

“Sepse ajo rrugë për në Irak dhe për në Siri sot, nuk ka asgjë të bëjë me fenë dhe me konditat, parimet, fondamentet e fesë sonë të shenjtë islame. Ndaj edhe nuk duhet marrë atë rrugë dhe se ajo rrugë nëse merret, duhet të dijë çdonjëri që shkon në atë rrugë se po punon kundër asaj që urdhëron Zoti, urdhëron Pejgamberi, ngase të marrësh pjesë në një vend ku bëhen krime edhe nëse vet nuk bën krim, je i dyshuar që vërtetë ke marrë pjesë o pasive o aktive në krimet që i kanë bërë ndoshta të tjerët, nëse dikush edhe i shpëton vet aktit të krimit duke qenë atje. Atje po vrasin, po dhunojnë, po kriminalizojnë, po maltretojnë njerëz të pafajshëm, që i Madhi Zot xh.sh. para 14 shekujve na ka thënë se ‘të vrasësh një njeri është sikur të vrasësh tërë njerëzimin dhe të bëhesh shkaktar të shpëtosh një njeri është sikur ta shpëtosh mbarë njerëzimin”.

Së shpejti parlamenti i Kosovës pritet të hedhë për miratim një ligj për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit. Myftiu Tërnava thotë se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe në përpjekje për të parandaluar shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri dhe Irak.

“Besoj që kjo është një punë e mirë në raport me ruajtjen e shëndetit të të riut tonë, flas për shëndetin e gjithëmbarshëm dhe mirëqenien e gjithëmbarshme të të rinjve tanë, këtu në këtë nënqiell ku i Madhi Zot xh.sh. na ka krijuar dhe na ka bërë neve që të qëndrojmë, të rrimë, ta ruajmë dhe ta përparojmë këtë vend, sepse për neve, ky është vendit ku duhet të jetojmë dhe të vdesim”.

Myftu Tërnava tha se kombi shqiptar është i vetëdijshëm në atë masë sa të mos i lejojë askujt destabilizimin e tij në emër të fesë.

“E ndjej veten jashtëzakonisht mirë se ende në Kosovën tonë nuk ka ndodhur edhe ekscesi më i vogël ndërfetar. Pra, është një respekt ndërfetar i madh, është një harmoni dhe është një besim i ndërsjellë me të gjitha besimet që frymojnë dhe jetojnë në Kosovë. Ndaj, Kosova, Shqipëria, vendet tona ku jetojnë shqiptarët, kombi shqiptar, është model që duhet ndjekur për bashkëjetesë fetare edhe shtetet tjera në zhvillim”.

Ai thotë se institucionet dhe bashkësitë fetare duhet të bashkërendojnë veprimet për të penguar dhe parandaluar çdo përpjekje për të nxitur veprime të skajshme në këto hapësira dhe për ruajtur e kultivuar tolerancën si një nga vlerat më të mëdha të kombit shqiptar.

Vitamina D, shkaku i pagjumësisë tek të moshuarit

Një marrëdhënie e mirë me vitaminën D duket se i bën të moshuarit të flenë më mirë. Një gjë e tillë rezulton nga një studim mbi lidhjen mes mungesës së vitaminës D dhe problemeve të gjumit. Sipas një studimi të kryer mbi 1700 të moshuar në Universitetin Yonsei të Seulit, mungesa e vitaminës D dhe mungesa e gjumit shkojnë paralel duke krijuar një rreth vicioz apo, le të themi, njëra vendos për tjetrën dhe krijon kështu probleme të shëndetit të të moshuarve. Studimi u publikua në “Journal of the American Geriatrics Society”.

“Në kampionin tonë, – shpjegon Uan Kang, drejtuesi i studimit, – të paktën gjysma e të moshuarve kishte përqendrim të ulët të vitaminës D në gjak”. Ekspertët kanë parë se kush kishte mungesë të vitaminës D, kishte më shumë mundësi të prekej nga problemet e gjumit apo të flinte më pak.

“Në përgjithësi të moshuarit tentojnë të flenë më pak, por kur sasia dhe cilësia e gjumit është e ulët, atëherë kemi të bëjmë gjithnjë me një sëmundje. Nuk është rastësi që kur shkohet te mjeku, një nga pyetjet e para është “si fle?”

Është e vështirë të thuhet se cili është shkaku dhe cila pasoja apo nëse është mungesa e vitaminës D që shkakton mungesën e gjumit dhe anasjelltas, – shpjegon Uan Kang, – por mungesa e vitaminës D mund të pengojë një gjumë cilësor dhe gjumi i paktë mund të bëjë që i moshuari të dalë më pak nga shtëpia. Por meqë dalja në diell është ajo që ndihmon trupin për të prodhuar vitaminën D, mund të krijohet një rreth vicioz. Për më tepër, hormonet e prodhuara nga trupi gjatë natës, kur flemë, janë të rëndësishme për pigmentin e lëkurës e si pasojë edhe prodhimin e vitaminës D.

Vitamina D është e rëndësishme për kockat, muskujt dhe mëlçinë, prandaj është e qartë që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, por duhen studime të mëtejshme për mekanizmat e lojës, thonë mjekët.

Ja cilat janë 10 destinacionet turistike më të lira në botë

Pushimet tuaja nuk ka përse të jenë gjithmonë të shtrenjta dhe luksoze. Nëse ju pëlqen udhëtimi, po aq sa dhe destinacioni, atëherë zgjidhni një nga vendet e mëposhtme për të vizituar dhe do të shpenzoni shumë pak para
Kur bie fjala për të udhëtuar, çasti i përshtatshëm është çdo kohë e çdo stinë. I vetmi problem që i pengon njerëzit nga eksplorimi i botës dhe nga vizitat në shtete të ndryshme me arkitekturë të lashtë, gatime interesante dhe bukuri natyrore, është kostoja.
Por jo çdo vend kërkon mijëra dollarë për t’u vizituar, pasi shumë shtete ofrojnë paketa turistike ekonomike ose mundësi të tjera, të cilat mund t’i përballojë kushdo që është mjaftueshëm i guximshëm të ndërmarrë një udhëtim në një vend të panjohur, trasnetmon GSH.
Këto janë dhjetë shtetet që kanë kosto të ulët dhe që mund t’i vizitoni në çdo kohë pa u ndrydhur prej çmimit.
Bolivia
Shtëpia e shumë aktiviteteve dhe zonave interesante, ky vend i lirë mund t’ju ofrojë jetesë mbreti me shumë pak nga sa mendoni. Mund të gjeni një vend të mirë për të qëndruar, për t’u ushqyer, për transport dhe madje edhe alkool për më pak se 20 dollarë në ditë.
Tailanda
Tailanda është përpjekur të rigjenerojë turizmin e vet teksa shumë kompani turistike ofrojnë oferta të shkëlqyera. Përveç hosteleve, turistët mund të marrin një dhomë private me një banjë për më pak se 30 dollarë nata.
Greqia
Me gjendjen ekonomike të Greqisë, çmimet janë të ulëta dhe turizmi mund të ndihmojë në grumbullimin e parave që vendasit kanë nevojë. Greqia ka arkitekturë të lashtë dhe bregdet të mrekullueshëm, që është një bonus për ata që duan të kalojnë mirë me pak para.
Spanja
Spanja ka probleme të ngjashme me Greqinë dhe i nevojiten disa para nga turizmi. Vendi ka shumë për të ofruar, si dhe ushqim të mirë, histori të pasur me muze e ndërtesa arkitekturore, si dhe bukuri natyrore.
Kosta Rika
Me pak dollarë, Kosta Rika mund t’ju ofrojë udhëtimin me avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çmimet brenda vendit nuk janë aspak të shtrenjta. Për më tepër që rënia e valutës vendase në krahasim me atë të huaj, do t’ju japë përparësi në lidhje me paratë. Për më tepër, Kosta Rika është një vend shumë i bukur.
Vietnami
Mund të udhëtoni për në Vietnam për më pak se 20 dollarë dita dhe do t’ju duhet të bëni shumë aktivitete për t’i shpenzuar edhe aq. Dollari vendas, i njohur si Dong, është në shkallën 1 me 21 190 dongs. Paçka rritjes së turizmit në vitet e fundit, vendi mbetet ende një nga më të lirët dhe më të përballueshmit për të pasionuarit pas udhëtimeve.
Rumania
Europa Lindore është shumë e lirë në këto kohë. Mund të gjeni një hostel për vetëm 10 dollarë nata dhe do t’ju duhet të shpenzoni vetëm pak dollarë për një vakt. Çmimet në Rumani janë ngritur së fundmi, por mund të gjeni oferta të mira dhe mund ta përballoni pa vështirës.
Sri Lanka
Vendi i vogël në Veri të oqeanit Indian, është shtëpia e kopshteve botanike, tempujve dhe çajit, duke e bërë Sri Lankën një destinacion shumë të preferuar.Ky vend është më i shtrenjti për sa i përket kësaj liste, por me vetëm 60 dollarë dita mund të shikoni mrekullira dhe do të jeni në gjendje të përballoni të gjitha shpenzimet bazë që ju duhen për udhëtimin.
Nepali
Një vend tropikal me ushqim të mrekullueshëm dhe histori të pasur, Nepali është parajsa e atyre që preferojnë të udhëtojnë me çanta shpine. Ai është arratisja perfekte për ata që janë lodhur me furinë e jetës së përditshme, pasi mund të qetësoheni në zona rurale. Çmimet variojnë nga 20-25 dollarë dita.
Argjentina
Nëse doni të qetësoheni apo të festoni, ky vend jua ofron të dyja mundësitë. Buenos Aires është i mirënjohur për jetën e natës, por mund të vizitoni edhe ujëvarën Iguazu për një ngjitje relaksuese në mal. Mund të qëndroni në vende të lira, të udhëtoni me autobus dhe të ushqeheni me pak para.

Mbipesha – Ndikon jo ajo çfarë hamë, por mënyra se si ushqehemi

Periudha pas pushimeve të fundvitit është koha kur shumica e njerëzve janë më të vetëdijshëm për peshën e tyre dhe për kaloritë që marrin. Kjo për shkak të vakteve të bollshme që secili ka ngrënë në darkat familjare. Por shkencëtarët sugjerojnë diçka të re: nuk është problemi tek ato që hamë, por te mënyra se si ushqehemi. Dy ekspertë nga Universiteti i Harvardit shpjegojnë se nuk është çështja vetëm te kaloritë, por te mënyra sesi ushqimi përpunohet dhe paraqitet ajo që bën diferencën. Richard Wrangham është profesor i Antropologjisë Biologjike dhe Rachel Carmody është bashkëpunëtor në Biologjinë Evolucionare. Ata thonë se etiketat e ushqimit duket sikur japin të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë një konsumator i kujdesshëm, ndaj përllogaritja e kalorive duhet të jetë e thjeshtë. Por gjërat janë më të ngatërruara se kaq, sepse etiketat e ushqimit tregojnë vetëm gjysmën e historisë. Kaloritë janë mënyra sesi matet energjia e përdorshme dhe etiketat tregojnë sesa kalori përmban çdo ushqim. Por ç’ka etiketat nuk tregojnë, është sesa kalori merr secili prej nesh nga një ushqim, çka varet edhe nga përpunimi që i është bërë produktit.

Ushqimet e përpunuara na shëndoshin– Përpunimi i ushqimit përfshin gatimin, përzierjen apo copëtimin e tij, por edhe përdorimi i miellit të rafinuar në vend të atij të parafinuar. Kjo mund të bëhet nga industria ushqimore përpara se të bjerë në duart e konsumatorit, ose në shtëpi gjatë përgatitjes së një vakti. Pasojat mund të jenë të mëdha.

Nëse ha ushqim të pabërë ka më shumë gjasa të humbësh peshë. Nëse ha të njëjtin ushqim të gatuar, priresh të shtosh kilogramë. Të njëjtat kalori me efekte të ndryshme. Për paraardhësit tanë, kjo mund të ketë qenë çështje jetë a vdekjeje. Qindra mijëra vite më parë, kur njerëzit e parë mësuan të gatuanin, ata ishin në gjendje të merrnin më shumë energji në çdo gjë që hanin. Energjitë shtesë i lejuan ata të zhvillonin tru më të mëdhenj, të kishin më shpejt fëmijë dhe të udhëtonin më gjatë.

Pa gatimin, ne nuk do të ishim njerëz – Eksperimentet te kafshët tregojnë se përpunimi ndikon te marrja e kalorive edhe nëse burimi i energjisë është karbohidrat, proteinë apo yndyrë.

Sa më i madh të jetë përpunimi që i është bërë ushqimit, aq më shumë energji merr ai që e konsumon. Nëse hamë ushqim të papërpunuar, rreth gjysma e kokrrizave të niseshtesë së tij, kalojnë pa u përpunuar. Trupi ynë merr dy të tretat ose më pak të kalorive të disponueshme në ushqim. Pjesa tjetër mund të përdoret nga bakteret e zorrës së trashë, ose mund të dalë jashtë.

Edhe te produktet e gatuara, tretshmëria varion – Niseshteja bëhet më rezistente ndaj tretjes kur ushqimi lejohet të ftohet dhe të rrijë pak pas gatimit, sepse gjatë këtij procesi, niseshteja kristalizohet në struktura që enzimat e tretjes nuk mund t’i shpërbëjnë me lehtësi. Ndaj, ushqime të ndenjura të një dite më parë, mund t’ju japin më pak kalori sesa ushqimet e ngrëna në çast. Produktet e gatuara mirë nuk janë vetëm më të tretshme, ato priren të jenë më të buta, kërkojnë që trupi të shpenzojë më pak energji gjatë tretjes. Sa më shumë të punojë stomaku për të tretur një ushqim, aq më mirë është për ne. Kur shpenzohet pak energji për të tretur, fitohet më shumë peshë dhe kështu njeriu shëndoshet. Ushqimet tona të preferuara janë përgatitur në atë mënyrë që të na shkrijnë në gojë dhe të rrëshqasin teksa i hamë, por kjo nuk është gjë e mirë për mekanizmin tonë tretës. Por nëse dëshironi të humbni peshë, duhet të sfidoni dëshirat instiktive për gjëra të thjeshta. Sa më të lehtë ia bëni punën gojës, aq më të vështirë do ta ketë stomaku juaj. Kjo çështje ka mbetur e padiskutuar më parë për shkak se shkencëtarët e kanë të vështirë të gjejnë sesa kalori shtesë fitohen kur hamë ushqime që janë shumë të përpunuara në krahasim me ato të ngrëna të gjalla.

Ushqimet që nuk duhet t’i hani pas ushtrimeve

Për të pasur trupin e dëshiruar, ju duhet të kombinoni ushtrimet kardio gjatë fazës së dobësimit me dietë të ekuilibruar në kalori dhe të shëndetshme.

Ekzistojnë disa ushqime, të cilat janë të këshilluara nga dietologët për t’u konsumuar para stërvitjes, për t’u dhënë atyre një energji të madhe dhe për t’i ndihmuar ata të përmirësojnë fokusin e trupit të tyre, transmeton gazeta Zëri.

Nga ana tjetër, ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë keq në shëndetin tuaj dhe mbi belin tuaj.

– Ushqimet me kripë: Pas stërvitjes ju e ndjeni të nevojshme të konsumoni ushqime me kripë. Kjo ndodh pasi trupi juaj gjatë stërvitjes djersitet dhe ai eliminon lëndët ushqyesve së bashku me ujin (duke përfshirë edhe kalciumin). Ju mund të zgjidhni një vakt të shëndetshëm dhe të plotësoni nivelin tuaj të kalciumit në mënyrë të shpejt dhe natyrshme, pa përdorur tableta që kanë në përbërjen e tyre kripë, pasi ato zakonisht janë të larta në kalori. Në vend të ushqimeve me shumë kripë hani një banane apo disa copa frutash të thata. Bananet janë të njohura për masat e tyre të larta të kalciumit dhe ato janë me siguri një alternativë më e shëndetshme për organizmin tuaj.

– Produktet me sheqer: Nuk ka gabim më të madh që mund të bëjmë pas një stërvitje se të konsumoni produkte me sheqer. Ju stërviteni për arsyen e të hedhurit poshtë të yndyrës së tepërt. Sheqeri është i njohur si shkatërrues për efektet në trup, dhe një prej këtyre efekteve anësore të tij është ngadalësimi i metabolizmit. Gjithmonë lexoni etiketat e produkteve, të cilat ju jeni gati për t`i konsumuar, për të shmangur ato produkte që kanë sasi të lartë sheqeri.

Veprimet që i bëni dhe me të cilat e dëmtoni veten

Sot shumica konsumojmë ushqim jo të shëndetshëm, me të cilin ngushëllohemi, dhe pimë alkool për të zbutur pakënaqësinë. Punojmë deri vonë natën në mënyrë që të shmangim konfliktet në shtëpi, hidhërohemi dhe “projektojmë” hakmarrje. Jetojmë ashtu siç nuk duhet, gënjejmë dhe hamë e pimë më shumë seç duhet. Jeta kështu bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe shtohen problemet, me kalimin e kohës e humbim edhe kontrollin mbi veten. Nëse jeni ju njëri nga ata që ka probleme të këtilla, atëherë duhet të dini se ju e keni çelësin e daljes nga kjo situatë dhe këshillat që do t’i paraqesim me siguri që do t’ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit.

– Nga të tjerët kërkoni përgjigje, të cilat mund t’i jepni vetëm ju: Në fillim të jetës na tregojnë se çka mundemi dhe çka duhet të bëjmë. Edhe pse në momentin e caktuar të jetës do të duhet të marrim vetë vendimet, shumica këtë nuk e bëjnë dhe edhe më tutje i dëgjojnë të tjerët dhe vetë kërkojnë këshilla. Ndaluni së bëri këtë. Vetë merrni vendime, mendoni për veten. Kur të filloni ta dëgjoni intuitën tuaj dhe kur të ndaleni së prituri nga të tjerët, do të gjeni atë që kërkoni.

– U lejoni njerëzve “helmues” të ndikojnë në ju: Kurrë nuk duhet të ndieni fajtor se keni vendosur që të largoheni nga njerëzit “helmues” që gjenden në rrethinën tuaj. S’ka lidhje a bëhet fjalë për dikë nga familja juaj, partneri, kolegu apo shoku nga fëmijëria, nuk ju nevojitet askush afër për shkak të të cilit do të vuani dhe do të ndiheni keq.

– Kërkoni “anët negative” të njerëzve: Nuk duhet tërë ditën ta kaloni duke kërkuar “anët negative” të njerëzve që gjenden përreth jush. Shoku ndoshta nuk ua ka kthyer SMS që ia keni dërguar pasi që ishte i zënë dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Mos mendoni për gjëra të kota, pasi kështu e dëmtoni vetëm veten. Le të jetë sot dita kur në të tjerët do të filloni të kërkoni gjërat pozitive që i posedojnë e jo të përqedroheni në ato negative.

– Frikësoheni që njerëzit do t’ju vjedhin ato që i keni: Zgjohuni! Sidomos nëse merreni me ndonjë punë kreative apo artistike. Gjithmonë do të fitoni më shumë nëse punën tuaj ia tregoni dikujt, në vend që nga frika ta ruani për vete. Mos u frikësoni se njerëzit do ta vjedhin punën tuaj apo idetë, por duhet të brengoseni atëherë kur askush më nuk do t’ju vërejë. Jeni të sinqertë në atë që bëni.

– Mundoheni të garoni me të tjerët: Nëse garoni dhe konkurroni me të gjithë, do të shndërroni në një njeri të padëshiruar, doni apo nuk doni ju. Por, nëse qoftë se garoni me “versionin e mëparshëm” të vetvetes, mund të bëheni më të mirë. Po, kjo gjë është kaq e thjeshtë.

Studimi – Çdo cigare kushton mesatarisht 14 minuta jetë

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga një grup shkencëtarësh, çdo cigare e pirë shkurton 14 minuta jetë. Nëse jeni konsumues të duhanit do t’i bënit shumë mirë vetes nëse do të reflektonit pas këtij artikulli…

Pjesa më e madhe e jona e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit. Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë me to. Në këta dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool. Deri më tani janë shpikur shumë metoda për t’i bindur disi njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan. Specialistët kanë shumë mendime për efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin tonë dhe sot ne duam të paraqesim një zbulim shkencor që pa dyshim do t’ju lërë me gojë hapur. Kështu, një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë. Në sajtin Treatment4addiction, që merret me problemet e varësisë së lidhur me duhanin, alkoolin dhe drogën, janë bërë llogaritje për të kuptuar se sa vjet më pak jeton një person që pi duhan. Rezultatet e dala janë vërtet shqetësuese dhe prej tyre ju duhet të reflektoni shumë. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vjet më pak. Nga këto llogaritje konfirmohet se pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe se është më mirë që ta lini atë sa më parë të jetë e mundur për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Ndërkohë, një rezultat shqetësues është ai që lidhet me përdorimin e alkoolit. Duket se konsumimi i një pije alkoolike mund të heqë 6 orë jetë. Padyshim, shkencëtarët janë të bindur se edhe marrja e drogave mund të ketë efekte vdekjeprurëse te personat. Vetëm një dozë heroinë mund ta shkurtojë jetën më shumë se 20 orë. Këto rezultate shqetësuese duhet të dekurajojnë të gjithë ata të cilët përdorin këto substanca vdekjeprurëse për shëndetin fizik dhe mendor. Të gjitha substancat që përmendëm më sipër krijojnë një varësi shumë të fortë nga të cilat është me të vërtetë shumë e vështirë pastaj edhe të largohesh. Shumë persona luftojnë, madje edhe me dhimbje, për të fituar betejën kundër varësisë. Nuk është aspak e lehtë që t’ia dilni, por fatmirësisht disa persona, me shumë sakrificë, në fund ia dalin. Jeta është një dhuratë e çmuar dhe pikërisht për këtë motiv, nuk duhet ta çoni dëm. Duhet të përpiqeni të mbani sa më larg të gjitha ato substanca që kërcënojnë shëndetin tuaj dhe ju duhet të bëni gjithçka për të mbrojtur dhe për të kuruar trupin tuaj. Ndaj, përpara se të ndizni një cigare, ose të konsumoni një substancë alkoolike, mendoni nëse ia vlen ta bëni. Ndërkohë, tymi i cigares ndikon jo vetëm te duhanpirësit, por edhe tek ata të cilët nuk janë pirës të duhanit. Kur pini duhan, nuk rrezikoni vetëm shëndetin tuaj, por edhe atë të personave rreth jush, veçanërisht shëndetin e fëmijëve. Pirja pasive e duhanit mund të shkaktojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, kancer apo sëmundje të zemrës.

Përgatituni për lënien e duhanit:

– Mos mendoni se nuk mund ta lini duhanin. Mos jini pesimistë.
– Saktësoni një ditë për lënien e duhanit dhe atë ditë të jini të vendosur për ta lënë duhanin.
– Shkruani arsyet për lënien e duhanit dhe vendosini këto shënime në vende të dukshme, mbajini pranë vetes, varini rreth e rrotull.
– Bëjani të ditur vendimin tuaj familjes dhe shoqërisë dhe kërkoni ndihmë nga ata.
– Në shtëpi dhe në vendin e punës hiqni çdo gjë që ju kujton duhanin (çakmak, tavëll duhani, mbajtëse cigaresh).
– Hiqni cigaret nga çanta dhe xhepi juaj. Mos mbani çakmak me vetë.
– Kur të lini duhanin, merruni me aktivitete të reja ditore të cilat jua lehtësojnë përpjekjen tuaj. Mund të filloni programe të ushtrimeve fizike të përshtatshme me moshën. Gjëja më e mirë është të ecni. Nëse keni ndonjë hobi apo dëshirë për të bërë diçka, lini një pjesë të kohës për këtë.

Një baba hero shpëton familjen e tij (VIDEO)

Ky është momenti horror, kur një baba hero shpëton familjen e tij, e cila u sulmua nga një person i sëmurë mendor. Ai ishte i armatosur me një thikë dhe kishte dalë në rrugë, duke goditur kë i dilte përpara. Ngjarja ndodhi në Jinjiang të Kinës. Por babai, që kishte dalë me gruan dhe dy fëmijët, hyri mes të çmendurit dhe familjes së tij. Policia arriti të arrestojë agresorin.

https://www.youtube.com/watch?v=FMcTde5D_tA&feature=youtu.be

Shtatë persona u plagosën, një prej tyre rëndë.

TË FUNDIT