Ballina Blog Faqe 10161

Akademia e Kosovës, promovon 32 vepra shkencore

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Hivzi Islami, i ka hedhur poshtë si të paqëndrueshme kritikat dhe akuzat që drejtohen në adresë të institucionit më të lartë të shkencës e artit në Kosovë.
Në fjalën e tij të rastit, në promovimin e 32 botimeve të fundit të akademisë, akademik Islami ka theksuar se ky institucion po e kryen misionin e tij në pajtim me ligjin.
“Akademia jonë, pa zhurmëbërësi dhe britma po i kryen detyrat e veta, po e realizon misionin e saj, në përputhje me destinimin për të cilin është themeluar”, ka theksuar Islami.
Ai ka theksuar gjithashtu se ASHAK nuk do ta ndjekë kurrë modelin e Akademisë Serbe të Shekcave dhe Arteve, e cila i ka vënë njollë vetes duke u vënë në shërbim të politikës së regjim,it hegjemonist të Millosheviqit.
“Një njollë të tillë turpi Akademia dhe populli ynë kurrë nuk do të pranojnë ta bartin”, ka theksuar kryetari i ASHAK, Hivzi Islami.
Në vijim po e japim të plotë fjalën e akademik Islamit:
“Ku është Akademia? Çka punon ajo? Pse nuk dëgjohet? Pse ka rënë në gjumë? Pse nuk harton platforma për bashkim kombëtar? Pse nuk e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar? Pse nuk e ndal migrimin ilegal? Pse nuk i disiplinon partitë politike dhe udhëheqjen e Kosovës? Pse nuk bën si Akademia Serbe etj. etj.?
Janë këto vetëm disa nga klithmat që në vijimësi dëgjohen nga individë dhe qarqe të ndryshme të shoqërisë sonë, më tepër nga instancat e caktuara mediatike dhe analistë të varur. Në këto klithma, pa dyshim, mbisundojnë nihilizmi dhe dashakeqësia ndaj Akademisë!
Akademia është institucion tërësisht jopolitik, por natyrisht jo edhe indiferent ndaj zhvillimeve politike dhe, me gjerë, ndaj rrjedhave shoqërore. Nuk është themelatë e sensacioneve dhe e involvimit në ujërat e politikës së ditës, sikundër as kujdestare për gjithçka dhe fajtore për çdo gjë, veçanërisht jo për ndodhitë e ditës: shpërthen një problem që lidhet me jetën e përditshme – ku është Akademia? Bëhen abuzime të ndryshme në shoqëri – pse nuk prononcohet Akademia?! Bën një gabim ose një gafë një udhëheqës – pse nuk deklarohet Akademia?
ASHAK kurrë nuk do ta ndjekë modelin e Akademisë Serbe: Memorandumi famëkeq i hartuar prej saj ishte platforma e regjimit hegjemonist të Millosheviqit për shkatërrimin me dhunë të ish-shtetit, duke shkaktuar tragjedi masive njerëzore dhe materiale. Me këtë dokument, SANU-s, do t’i mbetej një njollë e zezë në historinë e saj, e paparë në akademizmin botëror, por edhe shoqërisë serbe dhe popullit serb, që e mbështetën këtë dokument. Një njollë të tillë turpi Akademia dhe populli ynë kurrë nuk do të pranojnë ta bartin.
Akademia jonë, pa zhurmëbërësi dhe britma po i kryen detyrat e veta, po e realizon misionin e saj, në përputhje me destinimin për të cilin është themeluar: po realizon projekte shkencore dhe artistike, po boton vepra nga fusha të ndryshme të shkencave dhe të arteve, po organizon tubime të ndryshme shkencore, tryeza, konferenca, sesione, ekspozita, koncerte, konsulta dhe forma të tjera të aktivitetit, të përcaktuara me ligj, statut dhe akte tjera. Në këtë themelatë nxitet, zhvillohet dhe planifikohet puna kërkimore-shkencore dhe artistike, mbrohet dhe avancohet mendimi shkencor, kultivohet e vërteta shkencore. Është institucion këshillues dhe sugjerues për zhvillimin e shkencës e të artit dhe për zhvillimet tjera me interes të përgjithshëm për Kosovën. Nga Kuvendi i kësaj Akademie ka dalë Deklarata mbi çështjet kushtetuese e dt. 14 qershor 1990 që menjëherë u përligj me dokumente të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, Kushtetuta e Kaçanikut e 7 Shtator 1990 dhe Rezoluta për Pavarësinë dhe Sovranitetin e Kosovës mbi bazën e referendumit për Pavarësinë e Kosovës të vitit 1991.
Akademia, brenda mundësive të veta financiare dhe kadrovike, po zhvillon një bashkëpunim të frytshëm shkencor dhe artistik ndërkombëtar, duke afirmuar edhe Kosovën dhe kulturën shqiptare në rajon, në Evropë dhe jashtë saj. ASHAK, në saje të punës së saj dhe të legjislacionit të vlerësuar nga Federata e Akademive Nacionale të Evropës (ALLEA) dhe institucionet akademike relevante ndërkombëtare, qysh para më shumë se një dekade ka hyrë në shumë asociacione akademike dhe shkencore evropiane dhe ndërkombëtare ende pa qenë Kosova shtet i pavarur. Ishte ky një ndër shpërthimet e para për inkuadrimin e Kosovës në asociacionet dhe institucionet ndërkombëtare. Të gjithë jemi dëshmitarë se me sa vështirësi po ecën puna e integrimit të Kosovës në instanca ndërkombëtare – nga OKB-ja e BE-ja deri te institucionet kulturore dhe sportive.
Veprimtaria kryesore e Akademisë sonë janë projektet dhe botimet nga fusha të ndryshme të shkencave dhe të arteve, të cilat nuk bëhen lehtë dhe shpejt. Në këtë shtëpi botimet dhe projektet përgatiten një kohë të gjatë, me përgjegjësi të lartë profesionale dhe shkencore. Nga ideja e deri te realizimi i tyre ndodhë të kalojnë disa vjet. Tryezat shkencore, konferencat, simpoziumet, aktivitetet artistike etj. përgatiten po ashtu gjatë dhe në të shumtën e rasteve rezultojnë me publikime përkatëse.
Sot po i përurojmë 32 botime të tilla, të realizuara brenda harkut kohor prej rreth 20 muajve. Më produktiv në këtë drejtim është veçanërisht viti 2014, kur arritëm t’i nxjerrim 26 botime nga shkencat albanologjike, shkencat shoqërore, kulturo-historike, shkencat e natyrës, gjeoshkencat, shkencat e mjedisit dhe publikimet nga sfera e arteve. Është pa dyshim një rekord në veprimtarinë tonë. Të gjitha botimet dhe e gjithë veprimtaria e Akademisë është financuar nga buxheti i Kosovës. Me një ekonomizim dhe racionalizim shumë të madh të mjeteve kemi arritur ta realizojmë këtë objektiv.
Para se t’ua jap fjalën sekretarëve të seksioneve që shkurtimisht t’i prezantojnë botimet e 4 seksioneve, me dy-tri fjalë po e prezantojë Monografinë Kosova në gjuhën angleze si botim të Akademisë. Akademia, siç e dini tanimë, që në vitin 2008 i hyri punës për hartimin e Monografisë Kosova, të cilën e finalizoi në gjysmën e vitit 2011; është një projekt i madh (630 faqe), shumë i rëndësishëm për shkencën dhe kulturën tonë, për shoqërinë kosovare dhe të gjitha pjesët e opinionit deri te lexuesi mesatar dhe, madje edhe ai i rëndomtë – një publikim midis botimit shkencor dhe botimit enciklopedik. Kjo vepër është një punë intensive kolektive, me shkrime autoriale (68 autorë). Kjo monografi i parapriu Fjalorit Enciklopedik të Kosovës – FEK me rreth 6.000 zëra, në të cilin po punohet intensivisht – Ky Fjalor nesër do të shërbejë si bazë për hartimin e Enciklopedisë së Kosovës – një projekt i madh dhe afatgjatë.
Pas një kohe doli edhe botimi në anglisht – një version i shkurtuar, i kondensuar (500 faqe). Shumë prej jush këtu jeni edhe autorë.
I është dedikuar të huajve, e kanë marrë edhe institucionet tona, Presidenca, ministritë përkatëse, e kanë shpërndarë gjithandej në kontaktet me përfaqësuesit e vendeve të huaja. E kemi distribuuar edhe ne. Së shpejti, do të kemi nevojë ta ribotojmë.

17 milionë euro investime në infrastrukturën lokale

Në Komunën e Prishtinës, pas sezonit të dimrit, filluan punimet në infrastrukturën lokale. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Dardan Sejdiu dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, vizituan punimet në lagjet “Arbëria”, “Dardania” dhe në lagjen “Kalabria”.
“Sot fillojmë sezonin infrastrukturore në Komunën e Prishtinës. Pas përmirësimit të motit, do të fillojmë me shtrimin e rrugëve dhe projektet e parqeve të cilat i kemi paraparë për vitin 2015. Fillojmë këtu në lagjen “Arbëria” për krijimin e një parku të ri dhe një zone të re të parkingut për këtë lagje. Gjatë vitit të kaluar e kemi pastruar plotësisht këtë hapësirë që ka qenë një prej deponive më të mëdha jo formale, ndërsa besojë se me ndërtimin e rrugës, parkut dhe parkingut do të shtohet edhe kujdesi i banorëve për këtë hapësirë”, ka kryetari Ahmeti gjatë vizitës së vendpunishtes në lagjen “Arbëria”.
Sipas tij, ky do të jetë një prej viteve më të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Prishtinës.
“10 milionë euro parashihen me buxhetin e sivjetshëm, ndërsa 8 milionë euro janë bartur nga viti i kaluar dhe kjo e bën një shume prej 18 milionë euro projekte infrastrukturore që do të investohen sivjet në Komunën e Prishtinës”, tha kryetari Ahmeti.
Ndërsa, gjatë vizitës së punimeve në lagjen “Dardania”, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu tha se një prej qëllimeve të qeverisjes është rikthimi i hapësirave publike në hapësira të cilat mund të shfrytëzohen prej qytetarëve dhe banorëve të lagjeve.
“Gjatë vitit të kaluar janë identifikuar të gjitha pjesët e qytetit që mund të shndërrohen në hapësira të shfrytëzueshme. Në lagjen “Dardania” hapësira do të shndërrohet në dy aspekte, një pjesë do të shndërrohet në park ndërsa pjesa tjetër, pasi që të kompletohet me infrastrukturën përkatëse, do të shndërrohet në parking. Ky projekt ka një vlerë prej 90 mijë eurove dhe pritet të përfundohet në një afat prej 60 ditë pune. Qëllimi i këtij projekti është funksionalizimi i hapësirave publike, krijimi i hapësirave rekreative si dhe e bën këtë lagje edhe më të sigurt ngase kjo hapësirë si dhe shumë të tjera, kanë qenë të pa trajtuara më parë. Tashmë janë të projektuara 10 parqe në Prishtinë, respektivisht hapësira publike që do të shndërrohen në parqe dhe do të vihen në shërbim të qytetarëve. Në projektim e sipër janë edhe 15 projekte të tjera të ngjashme”, tha nënkryetari Sejdiu duke shtuar se secila lagje e kryeqytetit ka nevojë për investime infrastrukturore.
Drejtori Hysen Durmishi tha se sivjet, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale do të investojë në Komunën e Prishtinës një vlerë rreth 18 milionë euro të projekteve të ndryshme, kryesisht ndërtim i rrugëve, projekte të kanalizimeve, rregullime të hapësirave publike si parqet, platotë, etj.
“Vetëm në lagjen “Dardania” do të realizohen katër projekte të mëdha të cilat do ta ndryshojnë për të mirë pamjen e kësaj lagjeje. Kemi platonë mbi “Kurriz”, platonë tek “PTK – ja”, platonë tek çerdhja “Lulevera” dhe parku që tashmë ka nisur të ndërtohet. Ka investime të mëdha në infrastrukturën rrugore nëpër fshatra. Pothuajse në të gjitha fshatrat e Komunës së Prishtinës do të ndërtohen rrugë dhe kanalizime, si dhe projektet e mëdha infrastrukturore për trajtimin e ujërave të zeza përmes kolektorëve mbi lumin “Mat” dhe mbi lumin “Prishtina”. Janë 28 kontrata të cilat janë nënshkruar gjatë fundit të vitit të kaluar dhe do të fillojnë sivjet. Gjithashtu, edhe për 40 projekte të tjera ka filluar faza e tenderimit dhe që do të realizohen gjatë muajve në vijim.
Gjithashtu, kryetari Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Sejdiu dhe drejtori Durmishi, vizituan edhe punimet tek rruga që e lidh rrethrrotullimin me lagjen “Kalabria”, projekt i cili ka mundësuar lëvizjen e lirë të mbi 10.000 banorëve të kësaj lagjeje. Me këtë rast u konstatua se në këtë rrugë punimet janë dukë u zhvilluar me një intestitet të lartë dhe pritet që përfundojnë para afatit të paraparë me planin dinamik të punëve. Vlera e këtij investimi është 157 mijë euro.

Organizata e Kombeve të Bashkuara,rasti i Kosovës

Shkruan Fehmi Rama

Organizaten e Kombëve të Bashkuara e përbëjne dy lloje të shtetëve,të atyre themeluese dhe të atyre të pranuara me vonë,në mes të këtyre dy lloje të shteteve përberese të OKB-së nuk ka pabarazi juridike.

Për të qenë një shtet anëtar i OKB-së, neni katër i Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë “Anëtarsimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjithë shtetet e tjera paqedashëse që pranojnë detyrimet e kësaj karte dhe që ,sipas gjykimit të organizatës janë të aftë dhe të gatshme ti përmbushin. Vendimet për pranim në Kombet e Bashkuara e merr Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së me dy të tretat e votave,por në bazë të rekomandimit paraprak të Këshillit të Sigurimit ku nevojitën 9 vota pro,duke përfshirë dhe voten e të gjithë anëtareve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Kinës,Francës,Rusisë,Mbretëris së Bashkuar,SHBA-së).

Pra ç’ështja e anëtarsimit të Kosovës në OKB nuk është të numri jo i mjaftueshëm i njohjeve nga ana e shtetëve anëtare të OKB-së,pra sigurimi i 2/3 të votave të shtetëve anëtare,por vetoja e Rusis shfaqë pëngesën kyqe për anëtarsim të Kosovës. Po të mos ishte problemi rus njohia e Kosovës do ishte rutinë e Asamblesë së Përgjithëshme.

Fatmirësisht shtetet e dëshmuara armiqësisht ndaj Kosovës janë të njohura për politika reaksionare,ose për politika të ngjajshme më të Serbisë,që mbajnë dhe shtypin popujë të tjerë,siqë bëjnë Rusia ndaj çeçëneve agresioni rus në Gjeorgji së fundi në Ukrainë,Rumania ndaj hungarezëve,Qiproja ndaj turqëve,Spanja ndaj baskëve,etj.

Kosova po përjeton zvarritje të anëtarsimit në OKB

Zvarritje të tilla të shtetëve për tu bërë anëtar në OKB, kishte dhe me parë. Para Kosovës pesëmbdhjetë shtete kanë pritur ,madje disa edhe dhjetë vite për tu anëtarsuar në OKB,midis të cilave ka qenë,Hungaria,Shqipëria,Italia,Finlanda,Portugalia,Bullgaria,Spanja,Rumania.

Kosova i ka pranuar të gjitha kushtet e parapara në Kartën e Kombeve të Bashkuara,Kosova është shtet paqedashës i pranon detyrimet që dalin nga Karta e OKB-së është e aftë dhe e gatëshme për të përmbushur detyrimet e saj,përfshire të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave të cilat Kosova është zotuar që do të respektoj në përpikmeri.

Dështimet e Serbisë karshi Kosovës

Serbia nuk pushoj dhe nuk po rreshtë së vepruari,për të pënguar në mënyra të ndryshme Pavarsinë e Republikës së Kosovës të shpallur nga Kryeministi i atëherëshme Hashim Thaçi.

Mirpo rrugën e shtetëndërtimit të Kosovës dhe të integrimeve evropiane të saj, deri me tash nuk ka mundur të e ndal.

Serbet e Kosovës kanë filluar të integrohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet qeverisëse.

Serbia e humbi betejën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë këtë betejë e kishte hapur vetë ajo,duke dorëzuar në GJND kërkesen e cila më pastaj u riformulua nga GJND-ja në ”A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e IPVQ-ve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”,

Përgjigja të cilen e dha GJND ishte si në vijim: a) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare.b) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.c) Kjo pavarësi nuk e shkelë Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.

Marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit

Marrëveshja mes Prishtines dhe Beogradit në Bruksel më ndërmjetsimin e baroneshës Ashton,në Prill të 2013 i hapte rrugë Kosovës për anëtarsim në OKB. Në këtë marrëveshje,arrihet pajtimi për formimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe, se e tërë policia përfshirë veriun e Kosovës do të jetë e integruar në Policinë së Kosovës, së autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës,se se palët pajtohen se asnjëra nuk  do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. Prandaj kryeministi i atëhershëm Hashim Thaçi e patë quajtur këtë marrëveshje të mirë për Kosovën, me të cilën, sipas tij, Kosovës do t’i hapen rrugët për anëtarësim në OKB.

Në Prill të 2014 u nënshkrua marrëveshja tjetër me mjaftë rëndësi për Kosove,ajo për ndërtimin e ndërtesave të përhershme për menaxhim të përbashkët të kufirit e njohur si IBM.

Marrveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian,janë sinjale të qarta për aleatet e Serbis,se pavarsia e Kosovës është realitet,se anëtarsimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombetare është i pashmangshëm.

Përse gënjen Azem Vllasi?

OPINION NGA RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI /  *Populli ynë duhet të ngre padi penale kunder këti tradhtari për vrasje, fyerje… * Azem Vllasi,bëri kasaphanë me diferencime,vrau prof.dr. Ali Hadrin,historianin tonë * Çka tha ky tradhtar per Demonstrat e vitit 1981…?

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Ditë më parë, Azem Vllasi, i përkdheluri i satrapit Josip Broz Titos, kumbara i xhelatit,Aleksander Rankoviq, që kishin lëshuar kosen e vdekjes në kokat shqiptare, për të mos lënë asnjë plisbardhë në faqen e dheut genjen paturpësisht. Këta vrasës, Azemi me shokë, i kanë tredhur shqiptaret që të mos shtohen kurrë në numer…

Azem Vllasi,bythëlëpires i Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Evropës, që dogji e pjeki shqiptaret si dashin në hell, në pikë të ditës,pa fije turpi fyenë rendë shqiptaret. Ky tradhtar i kombit shqiptar, Azem Vllasi,permes kanalit televiziv, genjeu taman si nje femijë budalla.

Azem Vllasi, tradhtar i deshmuar i kombit tonë,pa fije dyshimi,nostalogjine per qenin plak Tito nuk e mshefi. Ehu, e ngriti në kupë të qiellit. Tito, qe theri e preu shqiptaret dhe që i humbi pa shej e nishan, kinse keti hajvani të pandryshuar karshi kombit shqiptar: “Se kerkesen qe kerkon Azem Vlasi,Kosoven Republikë e perkrah?”

Çudi shkuar çudirave! Përse gënjen more edepzëz? Si mund ta argumentosh një gjë të tillë? Ti more i pafetyrë genjen,genjen dhe vetem genjen! Ti more hajvan, kurrë nuk ndrrove udhë per Demonstrat e vitit 1981, qe benë kthesë të madhe ne historin shqiptare. Mbrojte te njejtin mendim ate armiqesor kunder popullit shqiptarë. E denove nje popull te tillë pa pikë faji. Turp të kesh!

Ti ke thenë se çerdhja e nacionalizmit shqiptar eshtë ne Kosovë. Na quajte: “Naconalist,shovenist,seperatist,irredentist, hegjemonist e dreqi i mallkuar…” Ecje me fëdellëk si qen i zgjebosur. Ke lehur pa pushuar bashkë me Nadiren,Rrahman Morinen,Ali Shukriun,Mahmut Bakallin, Fadil Hoxhen,Sinan Hasanin, Veli Deven,Hysamedin Azemin. Kole Shiroken… kundër kombit te pambrojtur shqiptarë dhe ngrite ne piedestal kombin Jugosllav, kur thoje:”Druzhe Tito mi te se kuneme.dase tvoga puta ne skrenemo- ne shqip:Shoku Tito ne te betohemi,se nga rruga jote nuk do te largohemi” dhe “Ta ruajm Vëllazërim -Bashkimin si drita e syve…”

Lavdroje gjaksorët serbianë që zotëronin makinerinë luftarake duke i shkelur me zinxhir tankash shqiptaret. Poashtu populli ynë nuk ka harruar more gomar se kur ke thenë se bastion i nacionalizmit eshtë UNIVERSITETI I PRISHTINES dhe bere kerdi me diferencime, bere kasphanë. Kush e vrau prof.dr ALI HADRIN, historianin e shquar ? Ti drejtove gishtin tregues more gomar shkuar gomarit! Ti ishe i pari qe nderpreve Mardhenjet kulturoro-arsimore me Shqiperinë,apo jo! Ti je vetem një tradhtar e hiq me pak. Ti i ke borxh te madh kombit tonë. Mos harro! Si gjithe tradhtaret e kombit edhe ti do te ikish me faqe te zezë nga kjo botë dhe vetem qentë do te vizitojn dhe do ta pshurrin me lezet!

A e din Ti more tradhtar se ne kohën e qenit plak-Titos, te vitit 1945-1981,populli ynë u sakatos nga ky krekriminel-Tito.

-Masakra e Tivarit, mbi 5000 shqiptare,

-Masakra e Drenices (koha e Shaban Polluzhes),mijera shqiptarë te vrarë,

-Masakra e shqiptareve ne Maqedoni, mijera te vrarë,

-Shpernguljet me dhunë,mijera te ikur,

-Krimet ne vitin 1955-1956, aksioni famkeq i armëve Tito-Rankoviq,mijëra shqiptarë te vrarë e të humbur pa shej e nishan,

-Goli Otoki,

-Vrasjet e shqiptareve në rrugë,në Protesta duarthate,burgje te montuara politikisht,vrasje ne ushtëri prapa kurrizit…

Dhe ti me ata zagaret tjerë me gjaksorët keni festuar e kenduar shkenisht me harmonikë: ngek,ngek,ngek… Dhe si e arsyetoni një gjë te tillë…?

Ç´pandeh ti more tradhtar se populli nuk i di të bëmat e tua kundër kombit tonë!? Gënjeshtrat e tua naive dhe te pakripë shiti ne Sërbi e Bosnjë te miqt e tu,sepse nuk mund t´i hedhish pluhur syve popullit. Ç´eshtë e verta, populli ynë duhet të ngre padi penale për tradhti,për vrasje, për fyerje…

Nuk keni lenë gur e dru bashkë pa e levizur kunder kombit shqiptarë dhe e keni perqafuar frymen vrastare Jugosllave. Ti je per te ulur ne banken e zezë te kishte ligj dhe shtet. Por, e keni nuhatur mire se jetoni ne nje shtet ku jane grumbulluar bashkë; harambash,hajna, matrapaz… per kete i shkrova leter te hapur ne publike, Kryeministrit Thaçi lexo ne google v.j.

Ndaj, nuk pushoni se lehuri,por te lehurat e tua ham,ham,ham, nuk kafshojne më…

Ja se çka keni thenë ju bashkë me bandën vrastare, kundër kombit shqiptare:

P.S. Ky shkrim eshtë i imi, i botuar me parë në gazeta dhe shumë portale

Çka thanë për demonstratat e v. 1981: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi…

Tashme dihet botërisht se demonstratat gjithëpopullore dhe revolucionare të vitit 1981, bene kthese të madhe historike. Qe nga ajo dite, pikërisht me 11 mars të ketij viti, kurre nuk pushoi populli liridashës kosovare për liri nga qizmet e pushtuesit serbiane dhe langojve cetniko-titist. Shih për këtë, tradhtarët e kombit nuk lanë gur e dru bashke për të lëvizur kundër atdhetareve, qe kishin nisur vallen e lirise,pra zagaret serbiane dëgjonin edhe frymëmarrjen.

Ne, po i japim pike për pike.

Fjala e FADIL HOXHES para aktivit politik të Prishtineë,me 3 prill 1981, me titull: Demonstratat qenë të orientuara në radhë të parë kundër popullit shqiptar

Shoqe dhe shoke, dëshiroj të them menjëherë në mënyrë të qarte, se ngjarjet janë vepër e kurdisur mjeshtrisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevulucionit, e armiqeve të hapet të Jugosllavise socialiste. Elementet armiqesore po tentojne me parulla të rrejshme dhe demagogjike, ne esence me kerkesa nacionaliste dhe shoveniste të mashtrojne dhe të çojnë ne rruge të gabueshme nje numer të rinjve.Per ne nuk është i panjohur fakti se armiqtë tanë me parullen “KOSOVA REPUBLIKE” përherë manipulojnë kur tentojne të sulmojne sistemin tone nga arsenali armiqesor.Kjo nuk është ndeshje e pare qe luftojme kundër tyre. ATA janë ARMIQTE E NJOHUR,ata kane qene nder armiqtë kryesor të LNC-es dhe të revulucionit. Ata pak tradhtare të mjerueshëm me parulla demagogjike dhe armiqësore, keta elemente armiqësore fare të paturpshëm dënohen nga gjithëpopujt.

Ne po të njëjtin diskutim Fadil Hoxha, pati deklaruar edhe fjalet:”pleh i Kosoves” dhe “bira e minit 300 grosh”

Deklarate e Xhavit Nimanit kryetar i kryesisë së KSAK me titull: Kundër veprimtarisë armiqësore do ti ndërmarrim të gjitha masat.

Armiku tentoi qe për qëllimet e veta armiqësore ta mashtroje rininë studentore e shkollore si dhe punëtorët. Kombet e kombësitë të Kosovës duke hetuar prapavijnë armiqësore të demonstratave ata i dënuan ashpër forcat armiqësore të cilët nuk arriten t´i dobësojnë,unitetin, vëllazërim-bashkimin. Ne demonstratat me karakter armiqësor nga pozita e nacionalizmit shqiptar me 11 e 26 mars, me 1 prill dhe sot,janë të koncentruara për veprimtari armiqësore,forcat armiqësore përdoren metoda të ndyera, në këtë mënyrë armiku nuk pati sukses, sepse Jugosllavia i denon ashpër duke hetuar prapavijën armiqësore.

MAHMUT BAKALLI ne Mbledhjen e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, me 7 prill 1981: parulla “kosova republike”-ne esence fsheh ne vetvete aspiratat irredentiste dhe armiqësore. Qe disa dite jemi ballafaquar ne krahinen tone me nje situate tejet të ndërlikuar dhe të vështirë politike e të sigurisë qe u krijua me veprim të armikut të brerndshëm e u nxit e u kordinua nga armiku i jashtëm. Ne esence ne i njohim forcat reaksionare të cilat i organizojnë këto demonstrata. U paraqiten me vendalizëm, kërcnime, presione. Me parullat demagogjike nacionaliste ata ne të vërtete ne vend të barazisë nacionale dhe vëllazerim-bashkimit imponuan urrejtje ndaj popujve të tjere.

Nga fjala e Azem Vllasi anëtar i Kryesisë se LSPP-es së Kosovës të mbajtur me 13 prill 1981, me titull: eskalacioni i veprimtarise kunderrevulucionare.

Organizatoret dhe nxitësit e veprimtarisë armiqësore dhe kësaj here nxorën ne shesh shume teza dhe parolla nga arsenali dogmatik inforbyrist,irredentist, antijugosllav të hedhin faren e urrejtjes ne radhet e kombeve dhe kombësive tona. Organizatoret dhe nxitesit e trazirave perdornin metodat e dhunës,sulmit dhe arragancës.

“Tash na del nje qen serb me emrin Sinan Hasani , qe arrin deri atje, sa të thotë se janë jugosllavet, qe formuan Partine tone, qe organizuan luftën nacionalçlirimtare shqiptare dhe i dhane cdo gje Shqiperise. Por le të lehe, ai për atë pune paguet.”

*Nga libri i katërt, i autorit RESHAT BADALLAJ me titull: “LUFTA E GRISHES,ARRATISJA, GJARPERINJT E GJAKUT DHE FITORJA E ARBËRIT”

Barcelona – City, formacionet zyrtare

 

Barcelona e pret në shtëpi skuadrën e Manchester Cityt për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. Më poshtë i keni formacionet zyrtare të këtij takimi.
Barcelona: Ter Stegen, Alves, Mathieu, Pique, Alba, Mascherano, Rakitic, Iniesta, Neymar, Messi, Suarez
Manchester City: Hart, Sagna, Kompany, Demichelis, Kolarov, Nasri, Fernandinho, Toure, Milner, Silva, Aguero.

Borusia Dortmund-Juventus, formacionet zyrtare

 

BVB dhe Juventus luajnë aktin e dytë pas pak në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Borusisë, Jurgen Klop, dhe ai i Juves, Masimiliano Allegri, kanë paraqitur formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Dortmund: Weidenfeller, Subotić, Hummels, Papastathopoulos, Schmelzer, Bender, Gündoğan, Reus, Kampl, Mkhitaryan, Aubameyang
Rezervat:Langerak, Kehl, Kagawa, Błaszczykoëski Kirch, Immobile, Ramos.
Juventus: Buffon, Chiellini, Bonucci, Lichtsteiner, Evra, Pogba, Marchisio, Vidal, Pereyra, Morata, Tévez
Rezervat:Storari, Ogbonna, Barzagli, Pepe, Padoin, Llorente, Matri.

Pjatalarësi më i shpejtë në “botë” (Video)

Shpeshherë për një pjatalarës në një restorant është sfidë e madhe larja e pjatave, pasi që ato duhet të lahen më shpejtë.

Por, kjo për një pjatalarës i tillë si në videon e mëposhtme, kjo është një punë që e kryen me lehtësinë më të madhe, transmeton Telegrafi.

Larja dhe sistemimi i pjatave sipas mënyrës së këtij djali, mund të jetë më e shpejta dhe më efikasja në botë.

 

Në zbatim të ligjeve që prekin personat me aftësi të kufizuara

Në vazhdën e veprimeve që kanë për qëllim forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional, në veçanti Kuvendit dhe Qeverisë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Arban Abrashi, priti në takim Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të drejtuar nga Lirije Kajtazi. Me qëllim të avancimit të drejtave të njeriut në këtë takim u diskutuan çështje që lidhen me intensifikimin e veprimeve të nevojshme në zbatim të ligjeve që prekin persona me aftësi të kufizuara, dhe grupe të cenuara.
Anëtarët e Kuvendit theksuan rëndësinë që të gjithë qytetarët përfitues nga këto skema, të mund të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë efikase ashtu siç parashihet me legjislacion. Në këtë drejtim, Ministri Abrashi theksoi që në kuadër të veprimeve të para të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është përkushtimi i pakompromis dhe eliminimi i mundësive që të ketë përfitues të cilët nuk plotësojnë kriteret.
Sipas Abrashit, përfitimi i pambështetur në kritere kërkon korrigjim të shpejtë, dhe se në këtë mënyrë do të kursehen mjete buxhetore të cilat pastaj do të shfrytëzoheshin për masa tjera në dobi të përfituesve aktual, apo dhe përfituesve të rinj të cilët plotësojnë kriteret ligjore.
Ishte konstatim i përbashkët i Ministrit dhe anëtarëve të Komisionit që në kuadër të agjendës legjislative, si dhe veprimeve tjera institucionale, të sigurohet që të arrihet përmirësim të politikave dhe legjislacionit që avancon pozitën e të gjitha grupeve sociale, si dhe të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë mes Komisionit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Neymar e Alves shkelma Suarezit (video)

 

Gjatë stërvitjes së djeshme të lojtarëve të Barcelonës, Neymar dhe Dani Alvesh, e kanë shkelmuar bashkëlojtarin e tyre, Luis Suarez. Gjatë vrapimit për top, Neymar i merr topin Suarezit dhe e hedh për toke. Sikur të mos i mjaftonte kjo, Neymar ia jep “bakshish” edhe një shkelm. Suarezit një bakshish të tillë ia dha edhe Dani Alvesh.
Krejt kjo në shenjë hajgare, si gjithmon në stërvitjet e Barcelonës.

 

Ministria briktanike e Mbrojtjes premton ndihmë për FSK dhe MFSK

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar të kryesuar nga Drejtori për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë zotëri Nick Gurr, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ian Cliff, Dominic Braitwait shef i Ekipit Këshillues të NATO-s në MFSK, kolonel Richard Parry atashe ushtarak në Prishtinë, Luke Stivens dhe këshilltari ushtarak në MFK kolonel David Jones.
Në takim mysafirët nga Mbretëria e Bashkuar ministri Demolli i njoftoi mbi rrjedhat në FSK dhe MFSK, mbi ceremoninë e sotme të dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantëve të FSK-së, procedurat dhe zhvillimin e procesit për transformimin e FSK-së në FAK, duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, për ndihmën në trajnime dhe shkollim të pjesëtarëve të FSK-së, me angazhim e vazhdueshëm, që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët.
Zoti Gurr duke vlerësuar të arriturat e deritashme të FSK-së dhe bashkëpunimin e mirë të deritashëm në të dy ministrive edhe një herë shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar edhe në të ardhmen FSK dhe MFSK në realizimin e detyrave mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatëse të nënshkruar vite më parë.
Delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar në takim të veçantë e priti edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të cilin e uruan për gradimin dhe detyrën e re, të komandantit të FSK-së.

TË FUNDIT