Ballina Blog Faqe 10100

EUFORIA

EUFORIA 2 prill, 1999
            Gjurmëve të këtij kalvari me fëmijë e pleqë në krah, pregaditëm t’i bashkangjitëm edhe unë me familje. Anipse, nuk ka ardhur askush këtu në “Payton” të na drejtojë gishtin e shporrjes!    I sygjerojë shoqës që t’i pregadisë gjërat më elementare për rrugën e ndoshta të pakthimët! Ngase, të gjitha indikacionet më flasin në favor të bindjes, se edhe neve do na vijë radha. Ajo e shqetësuar dhe e friguar, mundohet të më jap spjegime: se gjëja neve ende nuk na ka ardhur radha, apo ndoshta edhe nuk e kanë ndërmend të shprazin këtë pjesë të qytetit! Kushedi, i them? Por sido, më mirë është të pregaditemi edhe ne. Bile llogaritja edhe parat që duhej paguar si haraq për të hyrë në turmën e të  numrave të pakthimtëve! Tek fëmijët vrejë një shqetësim të posaqëm! Më dhimbsen aq shumë, kur i shohë ashtu duke i pregaditur lojërat dhe kukullat.
            Brikena (ende jo 10 vj.), mundohet t’i spjegojë Genitës (ende jo 9 vj.), se atje ku do të shkojmë, nuk ka nevojë të ngarkohemi me lojra! – A i përcjellë Genitë, ti lajmet, e ndëgjojë Brikin duke i thënë Genit? A e sheh se atje nuk kanë kohë fëmijët të lozin?! I shohë dhe e dijë, ia kthen Genita,- Por lojrat e mija s’do t’i prek dorë milici! Habitem me këtë thellësi gjykimi të tyre!
            Ditën, sidomos në mëngjes presim të na dëbojnë edhe neve. Ka tri ditë që rrijmë të gatshëm. Në anën tjetër, mendojë për ardhmërinë e vajzave. Për ardhmërinë e familjes dhe popullit përgjithësi. Ku do të na shpjerë e tërë kjo? Athua do të na ngjajë edhe neve sikur hebrenjëve, të cilëve 2000 vjetë të plota u janë nevojitur për t’u kthyer në vatrat e tyre?! Habitem me lajmet që vijnë nga qyteti, sektor ky që tashma është bërë specialitet i kojshikës Nazlie – I tërë qyteti, po zbrazet?! Çfarë do të bëjmë ne? Ngadal, mundohem ta qetësojë dhe pa e pasur farë qëllimin që të dijë se ku na shpjerë qetësimi që mundohem të ia bëjë asajë. Mos u ngut, nëse jemi në sistem të tyre të deportimit mos bajë fortë gajle se të gjithë do të na shpërngulin, ta ruajmë gjakëftohtësinë!             Spjegimi i sajë, është i thjeshtë. Paniku dhe euforia ka hyrë në palcë të njerzve Fadil! Po i them, kam përshtypje se një pjesë e popullsisë përmes sygjestionit dhe panikut të krijuar në një lagje psh. ka ndikuar në krijimin e atmosferës së euforisë. Në një shkrim timin të mëhershëm kategorin e euforisë e kam pasë përdorur si pozicionim i mundshëm i vetëdijes sonë kolektiv dhe dikun mes tjerash kam pasë konstatuar se:
            Sjelljet euforike, sipas shumë parametrave shkencor asnjëherë nuk kanë mundur të zëvendësojnë e aq më tepër t’i tejkalojnë modelet e organizimit pragmatik të njerzëve në historinë e shoqërive njerëzore. Ato bile të shumtën e rasteve vetëm sa e kanë penguar vënjen e sistemeve të ndryshme pragmatike. Së këndejmi, sjelljet euforike në situata të rëndësishme, për mos thënë të rralla të popujve të ndryshëm që përplitën me mbijetim fizik, ashtu siq përpliteshin shqiptarët e Kosovës do të mund të dëmtonin substancën e tyre.
            Në esencë euforia Kosovare e viteve sidomos ’90-ta, dmth. e periudhës postkomuniste, që të shumtën e rasteve është manifestuar si model histerik e herë herë edhe si delirium kolektiv nacional (na kujtohën demonstrimet pompoze me dy gishtrinj, të animuara nga qindra e mijëra njerzë të rëndomët), më së miri mund të ilustrohet me pozicionin e pamundësisë së automatizimit të veprimeve (konkrete)  dhe ndërmarrjeve të ndryshme të cilat do ta ndryshonin raportet egzistuese, në favor të shqiptarëve, pastajë seleksionimin dhe maksimalizimin e potencialit njerëzor (jo edhe ushtarak, ashtu siq mendonin disa) që e dispononin në këtë periudhë ata.
            Një sjellje e tillë e identifikuar më vonë si “paqësore”, “nënshtrim vullnetar”, “pacifiste”, e deri edhe Gandiste (!), për bindjen time sociologjike, burimin e vetë e rrezatonte nga:
            a/ akumulimi i pasistemuar i energjisë frustruese që ishte akceptuar gjatë tërë dekadës së kësajë kohe, dhe:
            b/ Nga fakti tjetër hendikepues i mosrealizimit apo thënë mosrrumbullaksimit të identitetit të vetë shtetëror, që dosido kërkonte identifikim të ri moral me pat situatën e krijuar në këtë kohë.
            Ky identifikim i ri konsistonte të ushtrohej nga dy aspekte:
            1/ njëri që kishte të bënte me kulmimin e sjelljeve që qonin kah një tensionim të mëtutejshëm të situatës (politike e ekonomike) ende të pa qartë, e cila shumë lehtë do të mund të eskalonte në një kryengritje të përgjithshme të armatosur (pa asnjë shansë për sukses), meqë ky tip identifikimi i kishte përfshirë pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë Kosovare dhe meqë euforia e patriotizmit ishte shëndrruar tashma në një gatishmëri e fanatizëm të paparë gjerë atëherë të sakrificës dhe  vetëflijimit për të mirën e atdheut.
            2/ Dhe identifikimi tjetër, i cili aspironte ta pacifizonte situatën e krijuar me masa dhe metoda ende të paprofilizuara e paprojektuara të (vetëdijes ende infantile politike në këtë rajon) jodhunës. Në këtë duel, siq do shohim më vonë fitues do dalë kasta e intelektualve që e predikonte kodin e jodhunës dhe kështu të evitojë katastrofën dhe tragjedin ( do thënë vetëm përkohësisht!) e pregaditur më parë nga ana e regjimit serb.
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
  Neswr “BLLACA” 3 prill, 1999

Ambasadori Bosch: Liberalizimi i vizave, ndoshta vitin tjetër

“Nëse dëshironi zhvillim ekonomik ju duhet ndryshoni mentalitetin tuaj. Nuk mundeni brenda natës të bëheni të pasur. Duhet të punoni shumë për të fituar”, ka thënë në enjten ambasadori holandez.
Liberalizimi i vizave mund të ndodh vitin tjetër. Deri atëherë kosovarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre nëse dëshirojnë të lëvizin lirshëm, drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Kështu tha të enjten ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch gjatë ligjëratës së tij të mbajtur në Kolegjit “Universum” në Prishtinë. “Nëse ju i kryeni punët e juaja deri vitin tjetër, do të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët. E nëse kjo nuk ndodh edhe pas plotësimit të kritereve, atëherë faji është tek BE-ja”, tha ambasadori Bosch në ligjëratën e hapur ku u diskutua për diplomacinë e Holandës në Kosovë dhe fokusi i saj, themelimin e gjykatës Speciale dhe liberalizimi i vizave.
Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Kosovë, ambasadori Bosch tha të mos ketë vërejtur ndryshim sa i përket zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. “Unë nuk kam parë edhe aq zhvillim ekonomik në Kosovë prej se jam në vendin e juaj”, tha Bosch. Sipas tij, zhvillim ekonomik është penguar më së shumti nga mungesa e sundimit të ligjit. “Në vendin tuaj ka mjaft ligje të mira, por ato nuk implementohen. Biznesmenët e shtetit tim besojnë në kontratë, dhe nëse ajo nuk respektohet ata besojnë se problemin mund ta zgjedhin nëpërmjet gjykatës. E këtu, kjo nuk po ndodh andaj edhe investitorët e huaj frikësohen të investojnë në vendin tuaj”, tha Bosch.
Por nuk është vetëm mungesa e sundimit të ligjit, që po pengon zhvillimin e vendi. Ambasadori iu tha studentëve të Kolegjit “Universum”, se është edhe mentaliteti i kosovarëve. “Nëse dëshironi zhvillim ekonomik ju duhet ndryshoni mentalitetin tuaj. Nuk mundeni brenda natës të bëheni të pasur. Duhet të punoni shumë për të fituar. Mentaliteti këtu duhet ndryshuar dhe të mos mendohet se investimi mund të kthehet brenda natës. Ju duhet të punoni shumë që investimet t’i ktheni pas disa viteve…”, tha ambasadori Bosch duke kërkuar nga studentët e kolegjit “Universum” që të punojnë shumë më shumë që ta ndryshojnë mentalitetin e 90 për qind të kosovarëve që dëshirojnë të pasurohen brenda natës.
Ai ka kërkuar nga kosovarët që të bëjnë shumë më shumë që t’i bindin pesë vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, të themelojnë Gjykatën Speciale para se atë ta bëjë për kosovarët dikush tjetër, të krijojnë një ushtri profesionale dhe të përqendrohen në zhvillim ekonomik dhe krijim të një klime të sigurt për investimet e huaja.
Ambasadori Bosch, ishte mysafiri i radhës në serinë e debateve të hapura me student që mbahen në kolegjin “Universum”.

Pokleku i Vjetër, me një mrekulli të rrallë natyrore (Foto)

Në Poklek të Vjetër, komuna e Drenasit, gjendet burimi nga rrjedh uji mineral e që për 7 vite ky ujë është i papërdorshëm për pije.
Banorët thonë se ky ujë nuk përdoret për pije për shkak  të instalimit  të rrjetit të kanalizimit, si dhe  gropës septike që është shumë afër  burimit! Banorët e këtij fshati kanë bërë disa kërkesa në organet komunale por që kanë hasur në vesh të shurdhër për shkak se në Komunë u kanë thënë se ky problem është zgjidhur!
Kohë më parë është vërtetuar në bazë të disa analizave, që ky ujë mund të përdoret për pije, por që banorët nuk e përdorin për shkak të frikës që mundë t’iu kanoset ndonjë sëmundje.
Ky burim uji është edhe vend turistik duke qenë se vizitohet nga banorë të viseve të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, sepse ky ujë është shumë i shëndetshëm dhe shërues për disa sëmundje.
Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë se kjo situatë është e papranueshme, dhe si Komunë kanë  pasur interesim të madh për të investuar në forma të bashkëpunimit publiko-privat në  mënyrë që ky ujë të përdoret maksimalisht, si dhe nga kjo të përfitonin banorët e këtij fshati por edhe komuna si tërsi.
Për të investuar  ka pasur interesim të madh në mesin e tyre një kompani nga Sllovenia, qëllimi i krejt kësaj është që të ketë menaxhim  më afatgjat.
Në muajin qershor  komuna ka planifikuar të filloj një projekt për rregullimin e këtij problemi si dhe largimin e kanalizimit sa më larg burimit të ujit, por që është problem realizimi i këti projekti për shkak të pronave private të banorëve.
Po ashtu pjesë e këtij projekti pritet të jetë edhe rregullimi i trotuarit prej Poklekut të Ri deri në Poklek të Vjetër, më konkretisht deri tek burimi i këtij uji./DrenicaPress/

 

 

 

 

Rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave do të zbatohen deri në qershor

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku është pritur sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale për përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, u pajtuan që deri në qershor të zbatohen të gjithë rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave.
Ndryshe së shpejti pritet takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Polonia një nga kontribueset më të rëndësishme të KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Francesco Paolo Figliuolo, takoi sot në Prishtinë kryeministren e Polonisë, znj. Ewa Kopacy gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Kryeministrja dhe KOMKFOR-i diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike si dhe rolin stabilizues të KFOR-it në Kosovë dhe përgjithësisht në tërë Ballkanin. Znj. Kopacz knfirmoi se qeveria e saj do të ketë vëmendjen në dialogun që është duke u zhvilluar, falë të cilit Kosova po evoluon në drejtim të duhur.
Znj. Kopacz siguroi gjeneralin Figliuolo se Polonia do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in edhe në të ardhmen duke dërguar ushtarët më të mirë sikurse ka bërë që nga viti 1999.
Gjenerali Figliuolo falenderoi kryeministren në prezencë të Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Punëve të Brendshme për bashkëpunimin optimal të ushtarëve polakë dhe profesionalizmin e tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm ndaj misionit në Kosovë, ku “ata janë ambasadorë të vendit të tyre”.
Pas takimit znj. Kopacz ka vazhduar vizitën e saj duke lëvizur për në Novosellë ku ka vizituar kontigjentin polak të ushtarëve.
Polonia është një nga kombet më të rëndësishme kontribuese në KFOR. Tash për tash, janë 250 ushtarë polakë që janë pjesë e stafit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në Grupin Shumëkombësh Luftues Lindje (MNBG-E) dhe Detashmentin e Përbashkët Regjional Jug (JRD-S). Personeli polak poashtu merr pjesë edhe në misionin e BE-së të EULEX-it.

Gashi: “Hajde Serbi se përpara na ki”

 

Sulmuesi i Përfaqësueses Shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin “Hajde Serbi se përpara na ki”. Në foto janë edhe Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka.
Si duket futbollistët shqiptar kanë lënë pas fitoren ndaj Armenisë dhe shtatë muaj para përballjes me Serbinë kanë nisur të mendoj për këtë takim shumë të rëndësishëm./DrenicaPress/

Bizneset austriake kërkojnë siguri ligjore për investime

Mbi 100 kompani nga Austria që zhvillojnë veprimtarinë e tyre biznesore në Kosovës shprehen të pakënaqura me gjendjen e përgjithshme ekonomike e politike.
Në anketën “Zëri i biznesit austriak në Kosovë” të zhvilluar nga Oda Ekonomike austriake në Kosovë, përfaqësuesit e këtyre kompanive kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës siguri më të madhe ligjore, mbrojtje të investimeve, luftë kundër korrupsionit dhe stabilitet politik.
Të dhënat e publikuara në Odën Ekonomike të Kosovës në kuadër të Barometrit të të bërit biznes, tregojnë se më shumë se gjysma e kompanive austriake që janë aktive në Kosovë vlerësojnë se gjendja e përgjithshme ekonomike e politike në vend nuk është e mirë.
Shumica prej tyre konsiderojnë se kjo gjendje nuk do të ndryshojë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.
“Gati dy e treta e tyre pret të ketë përmirësim në vitin 2015. 42 % të të anketuarve presin të ardhura më të larta për kompanitë e veta, ndërsa 57 % planifikojnë të bëjnë më shumë investime dhe të punësojnë më shume njerëz”, thuhet në komunikatën për media të OEK-ut.
Gerhard Schlattl, atashe ekonomik i vendosur në ambasadën e Austrisë në Shkup, ka thënë se në Kosovë janë përmirësuar disa indikatorë sidomos sa i përket dhënies se lejeve dhe licencave, por ende mbeten shumë sfida.
“Në pyetjen se çfarë kërkojnë nga qeveria aktuale kompanitë austriake janë shprehur se kërkojnë siguri më të madhe ligjore, mbrojtje të investimeve, luftë kundër korrupsionit dhe stabilitet politik”, tha Schlattl gjatë prezantimit të rezultateve të anketës, njofton OEK-u.
Se bizneset në Kosovë përballen me shumë sfida e pranon edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.
Ai theksoi se vetëm nëpërmjet forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit mund të bëhet tërheqja e investitorëve të huaj, jo vetëm nga Austria por edhe nga vendet tjera.
Në Kosovë veprojnë 109 kompani nga Austria. Anketimi është bërë gjatë periudhës dhjetor 2014 – shkurt 2015 dhe në të janë përfshirë kompani kryesisht të fushës së shërbimeve dhe të tregtisë.
Ndryshe investimet austriake në Kosovë deri tani janë në vlerë rreth 160 milionë euro, ndërkaq shkëmbimet tregtare janë në nivel të ultë, gjatë vitit të kaluar importi ishte në vlerë 35 milionë euro, kurse eksporti vetëm rreth 5 milionë.

A do të pranonit ju të ishit në këtë kombi-bus? (Video)

Më shumë gjasa ata thjesht nuk kishin një zgjidhje tjetër veçse për të shkuar pikërisht në këtë mënyrë e cila duket goxha e sikletshme, pranë një humnere që nuk ka fund.

Është e sigurt se në këtë rast, transmeton Telegrafi, më mirë do të ishte të ishe në vend të udhëzuesit se sa të vozitësit. Pyetja është nëse ata patën sukses?

https://www.youtube.com/watch?v=54EUOBFixAw

Mauri: Kalimi i Romës për lacialët është si të fitosh Scudeto

 

Stefano Mauri është i bindur se Lacio e tij mund të bëjë hapin e madh sivjet, duke qenë se bardhekaltrit në 2015-ën kanë një hap edhe më pozitiv sesa Juvja.
Gjithsesi, për mesfushorin ofensiv për titullin kampion nuk ka shanse.
“Të flasim për titull kampion është një çmenduri, ndaj të mos fluturojmë me fantazinë, edhe pse është 1 prilli…, – thekson Mauri. – Gjithsesi, që jemi në garë për titullin mund ta themi. Na mjafton që ta mbyllim kampionatin përpara Romës dhe për ne lacialët diçka e tillë vlen sa një titull kampion.
Objektivat e Lacios? Të ruajmë këtë ritëm dhe të rikthehemi në Europë. Jemi në një moment pozitiv, ndaj nëse e ruajmë këtë ritëm, mund ta mbyllim edhe në vendin e dytë”.

Ja nga vjen era e rëndë e gojës

Keni probleme me erën e gojës? Nuk jeni vetëm.

Sipas Shoqatës Dentare Washtenaw District, 65 për qind e amerikanëve vuajnë nga halitosis ose era e keqe e gojës, nuk është problem vetëm I tyre, por ata kanë bërë studimet. Por nga vjen ajo?

Sipas një video të TED-Ed ku flet profesori dhe studiuesi i problemit të erës së keqe të gojës Mel Rosenberg, e gjitha është rezultat I aktivitetit të baktereve në gojë.

Bakteret në gojën tuaj ushqehen me mukusin, mbetjet e ushqimeve dhe qelizat pa jetë. Me qëllim që të thithin ushqime nëpërmjet membranës së tyre qelizore ato duhet ta shpërbëjnë lëndën organike në molekula më të vogla. Për shembull, ato ndajnë proteinat në aminoacide dhe pastaj edhe këto i shpërbëjnë  në përbërës të ndryshëm. Disa nga përbërësit me erë të keqe që dalin nga këto reaksione si sulfidi i hidrogjenit dhe kadaverina, dalin në ajër” thotë Rosenberg.

Jeni dhe ju vuajtës të këtij halli? Mbani një higjienë të mirë orale. Shoqata Dentare Amerikane këshillon të lahen dhëmbët dy herë në ditë, të përdoret filli dental dhe të bëhen vizita te dentisti.

Dentisti nga New York Jennifer Jablow thotë që çamçakëzat mund të ndihmojnë në disa raste.

“Një nga të preferuarit e mi për të parandaluar tharjen e gojës është xylitol, një zëvendësues i sheqerit në shumë çamçakëza dhe produkte dentale që frenon bakteret dhe ndihmon me fluksin e pështymës”, thotë  Jabloë .

TË FUNDIT