Ballina Blog Faqe 10099

“Modus Kosova”, synon punësimin e 100 punëtorëve

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot pronarin e Fabrikës së mobileve dhe përpunimit të drurit “Modus Kosova”, Zekirja Seker nga Antalia e Turqisë, i cili ka hapur fabrikën në Mitrovicë në korrik të vitit të kaluar, ndërkaq tani planifikon zgjerimin e kapaciteteve që do të rezultoi edhe në  punësimin e të rinjve.
Pronari,  Zekirja Seker, prezantoj planin e tij për ndërtimin e një objekti të ri të fabrikës, që mendohet të shtrihet në hapësirën prej 50 ari, me ç’rast kërkoj nga komuna dhënie të tokës në shfrytëzim për këtë qëllim.
“Do të vazhdojmë të prodhojmë pjesë të mobileve, garnitura , tavolina dhe këmbë të tavolinave dhe karrigeve, që të gjitha për eksport në Turqi. Synojmë ndërtimin e një objekti të ri për zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit, ku planifikojmë të punësojmë edhe 100 të rinjë”, tha Seker.
Kryetari Bahtiri, tha se “Jemi të hapur për të mbështetur investimet në komunën tonë, posaçërisht kapaciteteve që gjenerojnë vende të reja pune. Do shqyrtohet kërkesa për lokacion dhe dhënie me qira të tokës, dhe më pas Kuvendi i Komunës është ai që vendos për këtë”.
Pas takimit, kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete, Eroll Zekirja dhe pronari fabrikës, ka vizituar fabrikën \”Modus Kosova\”, duke parë nga  afër punët që bëhen aty.
Sipas pronarit, fabrika e re që planifikohet të ndërtohet, të gjitha prodhimet do t’i eksportoi jashtë vendit, ndërkaq do të prodhoj edhe material për djegie nga mbetja e përpunimit të drurit dhe tallashit.
Ndryshe, “Modus Kosova”, ka ardhur  si investim në vendin tonë, pas Konferencës Ndërkombëtare të Investitorëve, të mbajtur në Mitrovicë, organizuar nga  kryetari Bahtiri.

Akademi Përkujtimore më rastin e shënimit të 17 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit

Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt organizojnë Akademi Përkujtimore më rastin e shënimit të 17 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit.
Më rastin e shënimit të 17 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe të Qirezit, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt organizojnë akademi përkujtimore. Akademia përkujtimore do të mbahet me 28.02.2015 (e shtunë) duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, ndërsa homazhe në varreza do të behët nga ora 10:30.  Ndaj ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe të Komunës së Skenderajt të marrin pjesë në këtë akademi.
Beteja e Qirezit dhe Likoshanit është ndër ngjarjet më të mëdha dhe me bujë, që ka ndodhur gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bilanci i kësaj beteje ishte 24 të rënë. Lufta e zhvilluar në këtë vend ringjalli vetëdijen e shqiptarëve se lufta për çlirimin e Kosovës do të ishte luftë e përgjakshme dhe që kërkonte sakrifica sublime. Kjo ngjarje i parapriu Epopesë së lavdishme të UÇK të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 ku ra heroikisht Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe familja heroike Jashari.
Manifestimimet kushtuar Betejes së Qirezit dhe Likoshanit organizohet si zakonisht si bashkëorganzim nga komunat Skenderaj dhe Drenas.

30 vjet në shërbim të kombit

Shoqata Kosova Lindore dhe Federata Panshqiptare «Vatra» promovojnë në Nju Jork Monografinë e Shoqatës humanitare Medvegja me seli në Fully (CH) – «30 vjet në shërbim të kombit».
Nën patronatin e Shoqatës Kosova Lindore (Eastern Kosovo Association) dhe kryetarit të saj Shaban Mehemti, si dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës «Vatra», e me mbështetjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Shoqata Humanitare «Medvegja», me seli në Fully të Zvicrës, e promovon monografinë mbi veprimtarinë e saj, «30 vjet në shërbim të kombit».
Kryesia e shoqatës dhe legata e saj për Amerikë, në përbërje Zenel Neziri, kryetar; Fadil Selmani, sekretar; Zenulla Namani, Ismet Selmani dhe Jonuz Fetahu ju ftojnë ta nderoni promovimin me pjesëmarrjen e juaj. Të pranishëm edhe autorët e monografisë, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi.
Promovimi mbahet më 1.03.2015, duke filluar nga ora 15:00 deri në orën 17:00, në adresën
Monroe College King Hall 2501 Jerome Avenue Bronx, NY 10468

Abdullah Klinaku edhe katër vjet në krye të PD-së në Vushtrri

Partia e Drejtësisë, Dega në Vushtrri, ka mbajtur të martën mbrëma Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodh kryetari dhe kryesia e degës.
Në Kuvend ishin të pranishëm 102 delegatë, nga të cilët 52 ia besuan edhe një mandat kryetarit aktual, Abdullah Klinakut, ndërsa, 50 delegatë votuan për kundër kandidatin Eroll Venharin.
Kryetari i porsazgjedhur, Abdullah Klinaku, u zotua se do të punojë me përkushtim të plotë për të avancuar edhe më tutje PD-në në këtë komunë.
Sipas Klinakut, PD-ja në rajonin e Vushtrrisë, në vitet e fundit është rritur në masë të madhe dhe se premtoi se kjo rritje do të vazhdojë gjatë mandatit të tij katërvjeçar.
I pranishëm në Kuvendin Zgjedhor, ishte edhe kryetari i PD-së, Ferid Agani, i cili përgëzoi Degën e Vushtrrisë për organizim dinjitoz, ndërsa Klinakut i uroi postin e ri, duke i dhënë mbështetje në rrugëtimin e përbashkët për ta quar në vend programin dhe synimin e kësaj partie.
 Ndryshe, PD-ja në Vushtrri përfaqësohet nga dy asambleistë, ndërsa udhëheq me drejtorinë e shëndetësisë.

Rezultatet e djeshme dhe takimet e radhës të turnirit “Driton Ahmeti”

Dje kanë përfunduar takimet e parapara të turnirit Tradicional Memorial “Driton Ahmeti”. Rezultatet e takimeve janë si më poshtë.

Ndërsa takimet që do të zhvillohen sot dhe nesër janë këto:

Përkundeni fëmijën me një aplikacion (Video)

Teknologjia siç duket po prek çdo cep të jetës sonë. Çdo ditë dhe më shumë po zbulohen pajisje për lehtësimin e jetës së përditshme.
 E tillë është edhe pajisja që mundëson të lëkundet djepi i fëmijës suaj nga telefoni i mençur apo tableti. E gjithë kjo mund të bëhet përmes një aplikacioni i cili mund të shkarkohet falas si për pajisjet Android ashtu edhe për ati iOS.
Aplikacioni I ri 4 në 1 Smart Baby Cradle and Sëing mundëson që të përkundeni fëmijën tuaj lehtë apo edhe më shpejtë, me gjithsej gjatë shpejtësi dhe që ju mundëson që të vëni fëmijën tuaj në gjumë më lehtë.

https://www.youtube.com/watch?v=KCt4nK0JElE

Pebble prezantoi një orë të re inteligjente me ekran me ngjyrë

Pebble, kompania e njohur për orët e saj inteligjente shumë të suksesshme, ka prezantuar tani një orë të re: Pebble Time, e cila vjen me ekran me ngjyrë dhe bateri që do të zgjasë për një vit. Para një jave, Pebble zbuloi në internet një foto ku shfaqej një matës kohe, duke na lënë të kuptojmë se një pajisje e re do të hidhej në treg së shpejti.
Time është ora e parë inteligjente e kompanisë me ekran me ngjyrë. Ajo përdor teknologjinë e letrës elektronike për të ofruar më shumë mundësi ngjyrash për përdoruesit, krahasuar me ngjyrën e bardhë dhe të zezë që gjenden tek orët e mëparshme të Pebble-it. Falë këtij ekrani me letër elektronike, bateria e pajisjes do të mund të zgjasë për shtatë ditë pa u furnizuar fare me energji.
Fatkeqësisht, ora e re nuk përmban një ekran me prekje, ku gati të gjithë rivalët e kanë një veçori të tillë. Megjithatë, pajisja vjen me një mikrofon, kështu përdoruesit mund të përdorin komandat zanore dhe diktimet me pajisjet e tjera Pebble.
Pebble do të prezantojë gjithashtu një version të ri të sistemit të saj operativ. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë shefi ekzekutiv i kompanisë. Versioni fokusohet më shumë në njoftimet dhe ndërveprimet, për të tërhequr sa më shumë përdorues.
Këtë orë mund ta porosisni në Kickstarter për 159 dollarë dhe mund ta merrni në muajin maj. Çmimi final i tij do të jetë 199 dollarë, kështu nëse doni ta blini këtë orë, më mirë porositeni që tani. /krokodili.al/

“Bunjamini” s’ka të ndalur! (video)

Fabrika e Llaqeve “Bunjamini” që merret me prodhimin e ngjitësit për stiropor, ngjitësit për pllaka të qeramikës, fasadë të gatshme dhe suvë (mallter) pritet që ta zgjeoj aktivitetin e saj.
Pronari i kësaj firme, Afrim Shabani, në një takim me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Mitrovicë, Nasuf Aliu, ka folur për planin e kompanisë së tij në të ardhmen.
“Në planin e mëtejmë zhvillimor planifikon të zgjerojë kapacitetet dhe të konkurroj për një pronë në zonën e lirë ekonomike, në hapësirë prej rreth 2 hektarësh,  ku do të mund të gjeneronte të paktën 20 vende të reja pune”, ka thënë Shabani.
“Bunjamini” numron 40 punëtorë dhe ka një kapacitet prodhimi  prej 25 tonë llaqe të llojeve të ndryshme brenda ditës.
“Bunjamini” pos që mbulon tregun e Kosovës me prodhimet e saj, eksporton edhe në Francë, Suedi, Gjermani dhe Zvicër, kurse së shpejti pritet që harta e eksporteve të zgjerohet edhe me tutje./DrenicaPress/

Drejtori Aliu në teren, kësaj radhe te “Bunjamini”

 

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu,  i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Fabrikën e Llaqeve “Bunjamini”, me pronar Afrim Shabanin, ku janë njoftuar rreth gjendjes aktuale në këtë fabrikë dhe planet e zhvillimit në të ardhmen.
Fabrika e Llaqeve “Bunjamini” merret me prodhimin e ngjitësit për stiropor, ngjitësit për pllaka të qeramikës, fasadë të gatshme dhe suvë (mallter). Ajo numron 40 punëtorë dhe ka një kapacitet prodhimi  prej 25 tonë llaqe të llojeve të ndryshme brenda ditës.
Drejtori Aliu i ka thënë pronarit të fabrikës, Shabani,  se është duke vizituar bizneset dhe kapacitetet  prodhuese me qëllim të njohjes me gjendjen e tyre, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, që kanë për synim zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen ato në punën e përditshme.
Pronari i fabrikës Afrim Shabani, ka theksuar se “Në planin e mëtejmë zhvillimor planifikon të zgjerojë kapacitetet dhe të konkurroj për një pronë në zonën e lirë ekonomike, në hapësirë prej rreth 2 hektarësh,  ku do të mund të gjeneronte të paktën 20 vende të reja pune, Ai I ka folur drejtorit Aliu për një problem rreth trafosë, prej nga furnizohet me rrymë, pasi KEDS kërkon që ai të bëjë modifikime, të vendos aparatura dhe të ja kalojë KEDS-it në pronësi”.
Drejtorët Aliu dhe Shabani janë dakorduar që së bashku të punojnë në zgjidhjen  e  kësaj çështje, duke u takuar me zyrtarët e kompanisë KEDS,  për të tejkaluar këtë problem,  që pengon punën dhe synimet që ka menagjmenti i “Bunjaminit”, për  mbrojtjen dhe stimulimin e prodhimit.
Shabani po ashtu e ka njoftuar Aliun se është duke bërë hapa në eksportimin e prodhimeve të fabrikës “Bunjamini”, ku tash e tri vjet eksporton nga një kontingjent të prodhimeve në Francë, Suedi, Gjermani dhe Zvicër, ku shfrytëzohet benifiti i lejimit të prodhimeve kosovare në BE, nëse ai kryen 70 për qind të procesit të punës në Kosovë.

Drejtori Aliu përkrah bizneset me produkte bimore bio

 

Nevoja për një trajtim mjekësor shpesh ka nxit qytetarët tanë që të provojnë të rikthejnë shëndetin dhe të eliminojnë shqetësimet shëndetësore edhe me barna nga natyra. Dyqani i vetëm në Mitrovicë, ku mund të gjeni produkte bio nga bimësia dhe natyra jonë e begatshme është “Bio Inamela”, në pronësi të Mimoza Abrazhdës.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nasuf Aliu, me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në dyqanin e produkteve bimore bio, ku nga pronarja Mimoza Abrazhda është njoftuar për punën dhe planet për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij biznesi.
“Prodhimet bio gjithnjë e më shumë po gjejnë përdorim në shëndetësi në vendet tjera, ndërsa në vendin tonë, kjo gjë po ec me ritëm jo të pritshëm, ndonëse ka shenja se qytetarët gjithnjë e më shumë shqetësimet e tyre përpiqen t’i zgjedhin me produkte  qind për qind nga natyra”, tha Abrazhda. Ajo bëri të ditur se të gjitha këto produkte dalin nga laboratorë të pranuar dhe të dëshmuar për cilësi.
Në këtë dyqan të bio produkteve mund të gjenden prodhime të mjaltës, të kombinuara me bimë të ndryshme, pastaj çajra nga llojet më të ndryshme, prodhime të thara dhe të terura nga pemët, prodhime të bimës së njohur si “fara e zezë’, si dhe bimë të dëshmuara për një arsenal të  gjerë të sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore.
Drejtori i Bujqësisë Nasuf Aliu, e ka inkurajuar pronaren Abrazhda për punën e deritashme, duke i premtuar bashkëpunim dhe mbështetje në zhvillimin e mëtutjeshëm si biznes dhe dyqan, me qëllim të krijimit të mundësive, jo vetëm të grumbullimit dhe paketimit, por edhe të prodhimit të këtyre prodhimeve bio.

TË FUNDIT