Ballina Blog Faqe 10098

DigitAlb Kupa e Kosovës, Ferronikelin e pret Drita, Istogu gostit Drenicen

 

Është hedhur pak çaste më parë shorti për çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.
Fituesi i Kupës, Feronikeli udhëton në Gjilan, për t’u përballur me Dritën.
Trepça ’89 është mysafire e Gjilanit, kurse Besa pret Llapin. Drenica udhëton në Istog.
Çiftet
Gjilani – Trepça ’89
Drita – Feronikeli
Besa – Llapi
Istogu – Drenica
Ndeshjet e këtij rrethi janë paraparë në datat 19, 20 e 21 prill, varësisht prej terminit që do ta përcaktojë kompania televizive Digitalb, që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtyre ndeshjeve.

Stadiumi i ri i Bursasporit, në formë krokodili (foto)

 

 

Skuadra turke e Bursasporit do të ketë një nga stadiumet më spektakolare në Europë, të paktën përsa i përket pamjes së jashtme, pasi ajo do të ketë formën e një krokodili. Kjo zgjedhje është bërë pasi edhe lojtarët e kësaj skuadre quhen “krokodilët e gjelbër”.
Goja e krokodilit do të jetë njëra nga hyrjet.
“Timsah Arena” mund të përfundojë në fund të këtij viti, por ka zëra se do të jetë gati jo para vitit 2016. Projekti parashikohej të përfundonte në vitin 2013, por është shtyrë shumë herë për shkak të problemeve të ndryshme.
Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 45 000 personash.

Fjalët e para të Mavrajt për vdekjen e babait

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait.
Mërgim Mavraj ka bërë një postim në Facebook ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait, i cili ka ndërruar jetë sot në Gjermani
Sytë lotojnë e zemra pikëllohet e çdo themi asgjë veç asaj që Zotin e kënaq : “Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi”. Babi vdekja jote na rendoi po kur mendoj se cili babe ke qenë për ne kjo ma lehtëson deri diku dhimbjen se shpresoj se Zoti do të shpërbleje.
“Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi”
O Allahu i Madhëruar fale. mëshiroje, beje te prehet ne paqe siç kishte shpirtin, varrin beja kopshesht te Xhenetit !
Amiin
Amiin
Amiin
Varrimi ne Saradran te Komunës Istog date 04/03/2015 ora 16:00.

Ja si mund të zbulohen tashmë të çarat në ura dhe avionë

Disa inxhinierë britanikë kanë zhvilluar një teknologji të re ultrasonike që mund të tregojë plasaritje të fshehura në krahët e aeroplanëve ose të urave, çka më parë mund të kalonte pa u vënë re dhe që sillte shumë probleme.
Projekti po zhvillohet nga inxhinierët në Universitetin e Bristol në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas tyre kjo do të ofrojë siguri të lartë teksa ofron një mjet të rëndësishëm për inspektorët në mënyrë që të zëvendësojnë materialet përpara se ato të shpërdorohen.
Ajo funksionon falë një sistemi që lokalizon të ashtuquajturat jo linearitete akustike. Thënë qartë, kur valët zanore nuk përputhen me vendet siç mund të pritet, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me zona të plasaritura.
Anthony Croxford dhe skuadra e tij përdorin një teknike të quajtur ultrasonika jolineare, për të parë brenda materialit. Qindra sinjale zanore dërgohen përmes materialit, duke dhënë kështu një pamje të asaj që është në brendësi dhe se ku mund të lokalizohen plasaritjet më të vogla.
Croxford thotë se fuqia e vërtet e kësaj përqasje është në mjetet që nevojiten. Metoda jo lineare e imazherisë akustike kërkon pajisje që janë aktualisht ne përdorim brenda industrisë.
Të tilla avancime në vlerësimin jo shkatërrimtar jo vetëm që rritin sigurinë e strukturave por mund të ndihmojnë dizajnin e të ardhmes, për shembull, duke lejuar gjeneratën e ardhshme të mjeteve ajrore të ndërtohen nga material më i hollë dhe më i lehtë.
Studiuesit shpresojnë gjithashtu se teknologjia mund të ndihmojë në ndërtimin e strukturave metalike si ura në një mënyrë më të sigurt dhe më të mirë në të ardhmen./Shekulli/

Ja sa lekë fitoi FSHF nga ndeshja Shqipëri-Armeni

 

Fitorja e  Shqipërisë ndaj Armenisë jo vetëm që ka rritur gjasat e Shqipërisë për të shkuar në “Euro 2016”, por edhe ka mbushur arkat e FSHF-së me lekë.
Nga ky takim shumë i rëndësishëm, FSHF arkëtoi rreth 250 milionë lekë të vjetër nga shitja e biletave të ndeshjes Shqipëri-Armeni, që u zhvillua të dielën e kaluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Lajmin e konfirmuan dje për “Panorama Sport” burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar.
Një shumë e konsiderueshme, e cila do të ishte edhe disa herë më e madhe, nëse do të kishin dalë në shitje biletat e tribunës qendrore. Çmimet e biletave kanë qenë nga 10 mijë lekë të vjetër (për tribunat anësore C2, C3, G1 dhe G2) deri në 100 mijë lekë të vjetër (në tribunën qendrore B3).

Duka telegram ngushëllimi Mavrajt

 

Armand Duka, presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF), ka ngushëlluar familjen Mavraj për humbjen e më të dashurit të tyre.
Me të marrë lajmin se Mërgim Mavrajt i ka vdekur babai, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka ngushëlluar familjen Mavraj për humbjen e më të dashurit të tyre, raporton Express.
Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së njeriut tuaj të dashur, më lejoni që në emrin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait tuaj”, thuhet në telegramin e Dukës
“Në këtë moment të vështira për familjen Mavraj, ne të gjithë, si komunitet futbolli në Shqipëri, ndodhemi pranë jush, për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen. Sigurisht, që humbja është e rëndë e për ta kapërcyer, me ndihmën e Zotit, juve ju duhet shumë forcë dhe vullnet”
“Shpresojmë shumë, që ta kapërceni me sa më pak dhimbje një çast të tillë të vështirë për çdo familjar dhe bir. Ju pastë lënë kujtimet më të mira dhe u prehtë në paqe. Edhe njëherë pranoni ngushëllimet më të sinqerta edhe në emër të ekipit kombëtar dhe stafit të tij.”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

Renditja e UEFAs, Shqipëria kalon Serbinë! (foto)

 

Renditja më e re e publikuar nga UEFA për muajin mars, e ka renditur Shqpipërinë në vendin e 33-të, një pozitë më lartë se Serbia që renditet në vendin e 34-të.
Kjo është renditja më e mirë që ka pasur në Shqipëria në ranglisten e UEFA-s, të cilën e kryeson  Gjermania, e ndjekur nga Spanja dhe Anglia.
Skuadrat e Grupit I, ku bënë pjesë Shqipëria, më së miri renditet Portugalia në vendin e shatatë, Danimarka në të 19-të dhe Armenia në të 37-ën.
Ranglisten e UEFA-s e mbyllin Andorra dhe Gjibraltari që renditen në vendet e fundit 53 dhe 54./DrenicaPress/

 

Emrat e 7 anëtarëve të propozuar nga qeveria për Bordin e KPMM

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 22-tën me radhë, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.
Në mesin shumë vendimeve dhe rekomandimeve,     Qeveria e Republikës së Kosovës, për anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, i propozoi Kuvendit të Kosovës këta kandidatë:
  1. Musa Shabani
  2. Festim Kutllovci
  3. Selim Frangu
  4. Avdi Konjuhi
  5. Kemajl Zeqiri
  6. Shpend Terdeva
  7. Bekim Troni
  8. Azem Rexhaj
Propozimet do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës, ku do të zgjidhen katër nga tetë të propozuarit.

Qeveria aprovon Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 22-tën me radhë, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.
Në këtë mbledhje është aprovuar Projektligji për Përgjimin e Telekomunikimeve.
Projektligji për përgjimin e telekomunikimeve ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar. Ky projektligj rregullon procedurat dhe kushtet mbi përgjimin e telekomunikimeve që realizohen për nevoja të procedurës penale nga institucionet shtetërore të themeluara me ligj, procedurat dhe kushtet e përgjimit për nevoja të strukturave të inteligjencës të themeluara me ligj.
Ky projektligji përcakton rregullat, detyrimet dhe procedurat për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me përpunimin e të dhënave të caktuara nga ana e tyre. Gjithashtu përcaktohen detyrimet dhe autorizimet e institucioneve shtetërore të themeluara me ligj për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në procesin e përgjimit të ligjshëm, si dhe kontrollin në zbatimin e procedurave të përgjimit./DrenicaPress/

Vrasje në tentativë në Mitrovicë

 

Një vepër penale me elemente të ‘vrasjes në tentativë’ është raportuar të ketë ndodhur në pasditen e djeshme të datës 2 prill 2015 rreth orës 18:00 në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Sipas zëdhënsit të Policisë së Kosvës në Mitrovicë, Avni Zahiti, njësitë policore në nivel të stacionit dhe Njësia e Hetimeve rajonale i janë përgjigjur rastit, ku menjëherë kanë proceduar me vendin e ngjarjes, ku sipas dëshmitarëve ishte bërë e ditur se kishte pasur një rrahje në mes të disa personave, ku më pas dy nga ta ishin dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë, si pasojë e lëndimeve të marra nga mjeti (thikë), dy të lënduarit viktimat F. R. 48 vjeçar dhe A. R. 18 vjeçar pas tretmanit fillestar në spitalin e Mitrovicës janë dërguar për në QKUK, ku gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
Hetimet e para policore nën autorizimin e prokurorit të nisura nga vendi i ngjarjes ka bërë të mundshëm identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në rast: L. K. 35 vjeçar dhe G. H. 31 vjeçar, shqiptar banorë të Mitrovicës, shtetas të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, si dhe një shufër metali, të gjitha këto do të procedohen si prova materiale.
Bazuar në deklaratat fillestare të të intervistuarve, si: të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve incidentit kriminal dyshohet t’i ketë paraprirë një zënkë e çastit që fillimisht kishte filluar me fjalosje në mes të dyshuarve dhe viktimave, që më pas ka rezultuar me përdorim të thikës nga ana e të dyshuarve.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit L. G. është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar për procedurë të rregullt.

TË FUNDIT