Ballina Blog Faqe 10048

Porto-Bayern, formacionet zyrtare

Bayerni udhëton te Porto për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Më poshtë i keni formacionet zyrtare të këtij takimi.
Porto: Fabiano; Danilo, Maicon, Martins Indi, Alex Sandro; Herrera, Casemiro, Torres, Quaresma; Martínez, Brahimi
Bayern Munich: Neuer – Rafinha, Boateng, Dante, Bernat – Alonso, Lahm , Thiago, Götze, Müller – Lewandowksi.

Meucci e pranon: EULEX-i ishte eksperiment

EULEX-i me të vërtetë ishte EUL – Experiment, ka deklaruar shefi i këtij misioni në Kosovë, Gabrielo Meucci.

Për herë të parë në “Rubikon” të KTV-së, shefi i këtij misioni ka pranuar se mandati i EULEX-it do të përmbyllet, raporton KTV.

Meucci, i cili është shprehur se ka ardhur në Kosovë për ta dërguar drejt mbylljes mandatin e EULEX-it, është shprehur se në fillim e ka pasur të vështirë t’i kuptojë akuzat ndaj misionit që po udhëheq.

Por, nëse ka qenë apo jo i suksesshëm eksperimenti i BE-së në Kosovë, kjo do të shihet më pas dhe këtë do ta vlerësojnë historianët.

Gjithashtu, Meucci ka potencuar se megjithatë Kosova nuk qëndron keq sa i përket korrupsionit, pasi sipas tij, është e 8-ta në rajon sa i përket kësaj dukure.

Ndërkohë, Ilir Deda ka shprehur frikën e tij se pas përfundimit të mandatit të EULEX-it, BE-ja do ta vendosë këtë mision në një zyrë në Bruksel dhe ajo do ta mbikëqyrë Gjykatën Speciale.

Thaçi vlerëson vendimin e Kushtetueses për themelimin e Gjykatën Speciale

Zëvëndës kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shkruan se e vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese që mundëson procedimin e mëtutjeshëm për themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ky vendim sipas Thaçit duhet të jetë inkurajues për përmbushjen e zotimit ndërkombëtar të institucioneve dhe gjithë spektrik politik të Kosovës.

“Themelimi i Gjykatës Speciale nuk duhet të konsiderohet si një detyrim apo ndëshkim për Kosovën, por si rrugë e vetme e drejtë për t’u përballur me dyshimet e ngritura. Lufta e jonë për liri ka qenë e drejtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta vëjë në pikëpyetje atë. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet në anën e drejtësisë.”, ka shkruar Thaçi ndër të tjerash në Faceboiok.

Agim Bahtiri: Mitrovica qyteti më pastër në Kosovë

​Një ambient i pastër nuk mjafton vetëm të duket, por duhet edhe të mirëmbahet, për një jetë më të shëndoshë.
Kështu u tha mes tjerash gjatë një konference me temën “Problemet e mjedisit në Mitrovicë”, të organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Holandës bashkë me RTV Mitrovica, që u mbajt të mërkurën në Mitrovicë.

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka potencuar se një ambient i mirë është mjaft i rëndësishëm.

Sipas tij, mitrovicasit janë të vetëdijshëm për kontributin e shtetit të Holandës që ka dhënë për qytetin e Mitrovicës, sa i përket çështjes së ambientit.

“Njerëzit nga Mitrovica e dinë se Holanda ka ndihmuar në bërjen e një ambienti më të pastër dhe më të mirë në Mitrovicë. Në pjesën e dytë të viteve të 2000-ta ne kemi mbështetur organizatën ndërkombëtare të ambientit për të larguar pjesët më të papastra të cilat kanë shkaktuar probleme me plumb… Aq keq ka qenë situata në atë kohë, ndërsa tani është përmirësuar sado pak. Më vonë ne kemi mbështetur UNDP-në për të larguar mbetjet e mbeturinave, me këtë projekt kemi arritur sukses deri në një masë, sepse problemet janë ende këtu”, ka thënë Bosch.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka falënderuar ambasadorin holandez për kontributin e tij që ka bërë në çështjen e një ambienti më të pastër për Mitrovicën.

Ai tha se çdo herë ka qenë e rëndësishme ambienti dhe pastërtia sepse kjo është shëndet, ndërsa autoritetet komunale janë munduar të bëjmë më të mirën e mundur për rrethanat e tanishme.

“Qyteti tani është shumë më i pastër, vitin e kaluar e ka zënë vendin e parë në Kosovë sa i përket pastërtisë, por nuk do të thotë se nuk duhet punuar edhe më shumë për me qenë më i pastër. Kemi marrë një iniciativë për të bërë më të mirën që të na marr lakmi jo vetëm Kosova por edhe rajoni, për arsye se tani ne kemi një kompani të kontraktuar nga Florida me investim prej 96 milionë të cilat do të investohen në Mitrovicë, për riciklimin e mbeturinave të ngurta, por edhe të tjerave, dhe për të prodhuar rrymë”, theksoi Bahtiri.

Ai bëri të ditur se do të investohet njëkohësisht me vlerë prej rreth 2.2 milionë euro edhe në kompaninë ekzistuese ‘Uniteti’ që është në Mitrovicë e cila ka 230 punëtorë dhe është kompani regjionale duke përfshirë Mitrovicën, Skenderajn dhe Vushtrrinë.

Sipas tij, komuna ka dhënë pëlqimin që kjo kompani të lidhë një kontratë me kompaninë e cila do të instalohet këtu, për të asgjësuar mbeturinat me një kapacitet prej 300 tonë në ditë.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e komunës veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, tha se problemet e mjedisit dhe ambienti janë një temë e qëlluar dhe shumë esenciale për qytetarët e të dyja pjesëve pa marrë parasysh etnitetin e tyre.

Ajo theksoi se nga viti 1999 ka qenë mjaft aktive në këtë drejtim duke punuar me organizata joqeveritare ndërkombëtare, dhe çdoherë kur është folur për mbrojtjen e ambientit këto projekte nuk kanë pasur përkrahjen e duhur sepse siç u shpreh, këto projekte nuk janë fizibile, nuk është diçka që mund të fotografohet, pastaj nuk është një projekt që jep rezultate të shpejta.

Ajo ka shtuar se një qasje e tillë nuk ka qenë e drejtë, dhe tani kjo duhet të ndryshohet.

Në lidhje me gjendjen e ambientit në veri të Mitrovicës, ajo tha se fatkeqësisht gjendja atje është alarmante.

“Unë dua të flas për situatën në veri sa i përket kësaj teme dhe mund të them se gjendja është alarmante. Gjendja është e tillë sepse nuk ekziston vendi ku grumbullohen mbeturinat dhe ky proces nuk është i kontrolluar. Ne kemi disa pika ku grumbullohen mbeturinat afër lumit Ibër, dhe e keqja është se në ato vende gjenden edhe mbeturina medicinale, një gjë që vërtetë është shumë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Hoxhiq.

LDK ka frikë nga elektorati i saj në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte parapa që sot të mbaj tubimin në degën Qendrore të Qytetit të Podujevës, nga ku pritej që të zgjidheshin përfaqësuesit e kësaj nëndege.

Por, LDK nuk pati guximin që të ballafaqohej me elektoratin e saj në këtë nëndegë, pasi që numri i anëtarëve që dolën në këtë tubim, duke iu prish matematikat. Kështu të paktën për Indeksonline tha Anëtari i kësaj partie në këtë nëndegë, Nazim Halimi.

“Është nëndega qendrore e qytetit, një nëndegë mjaftë masive e LDK dhe në kuadër të procesit zgjedhorë sonte u tubua një masë shumë e madhe e anëtarësisë së LDK-së, që njëkohësisht janë edhe elektorat i LDK-së. Mirëpo për çudi, udhëheqja e komunës, aktivistët e komunës, të degës së LDK-së, pastaj udhëheqja e vjetër e nëndegës u frikësuan nga një mas aq e madhe e anëtarësisë dhe në emër të asaj që s’ka kushte për t’i akomoduar të gjithë të pranishmit për të votuar përfaqësuesin e kësaj nëndege, ata për çudi ikën nga takimi me arsyetim se s’ka kushte për tu mbajt Kuvendit”,tha ai.

Halimi për Indeksonline më tutje shtoj se ata ju frikësuan një numri kaq të madh të elektoratit, pasi sipas tij, ky numër ia prishi parashikimet e tyre.

“Prandaj ishte një pakënaqësi e madhe e anëtarësisë se pse udhëheqja, u friksuen dhe nuk ishin në gjendje të ballafaqohen me elektoratin e vet. Ata ishin të frikësuar sepse ata kishin bërë kombinatorika e matematika jashtë votës së elektoratit të LDK-së. Prandaj, në këtë mënyrë u larguan, çka paraqiti një rritim shumë të madh të të pranishmëve”, tha Halimi.

Anëtari i kësaj dege, në vazhdim tha se do të insistojnë që të mos e lejojnë përvetësimin e partisë nga një numër i vogël individësh.

“Ne do të insistojmë që të mbahen zgjedhjet, sepse ata nuk kanë të drejtë që ta përvetësojnë partinë me një grusht të vogël të njerëzve, përkrahës të tyre”, tha ai.
Sipas Halimit, në këtë tubim, ishin diku rreth 350 anëtar të kësaj partie.

Skenderaj, mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Zenel Hoxhës

Në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj sot në ora 14:00 është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së drejtorit të Qendrës për Asistencë Sociale në Skenderaj z. Zenel Hoxha. Para të pranishmëve dhe familjarëve foli z. Fadil Nura në emër të komunës së Skenderajt, ku veprën e Zenel Hoxhës e çmoj lartë si një njeri me karakter të fortë i dashur për të tjerët dhe një luftëtar i dalluar në radhët e UÇK-së. Z. Nura tha” Shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emër të kryetarit z. Sami Lushtaku, ndarja me Zenelin është shumë e dhimbshme, po edhe  në këto momente të pikëllimit t thellë secili prej nesh do ta kujtojmë me krenari Zenelin si veprimtar në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si udhëheqës institucional”. Ndërsa në emër të fshatit Llaushë vëndlindjes së Zenel Hoxhës, foli kryetari i këtij fshati z. Faik Geci. Z. Geci, Zenel Hoxhën e cilësoj si njeri të urtë, të dashur dhe i nderuar e i afërt me të tjerët. Më pas foli edhe Hysni Gucati në emër të Shoqatave të Dalura nga Lufta, ku veprën e Zenel Hoxhës e çmoj shumë lartë. Z. Gucati tha se  “Zenel Hoxha ishte komandant skuadre 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës, dhe  vdekja e Zenelit është një humbje e madhe për familjarët dhe për të gjithë bashkëluftetarët dhe bashkëqytetarët e Skenderajt.

Ndërsa në emër të familjes Hoxha foli i vëllai i Zenel Hoxhës z. Muhamet Hoxha, ku i faleminderoj të pranishmit për pjesmarrje dhe për respektin e treguaj ndaj tij.

 Zenel Hoxha së fundi ishte drejtor në Qendrën për Asistencë Sociale në Skenderaj, ndërsa gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pas luftës ishte edhe pjestar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Varrimi i të ndjerit u bë në ora 14:00 në fshatin Llaushë./drenicapress/

Thaçi e mirëpriti në Prishtinë, po Daçiqi nuk e do atë në Beograd

“Një temë serioze, një qasje joserioze”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke komentuar lajmin e mediave në Kosovë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, më 24 prill do të jetë për vizitë në Beograd.

Daçiq, sipas medieve serbe, ka shtuar se në fakt rreth pjesëmarrjes të cilën e organizon një organizatë jo qeveritare “Ambasadorët e Paqes” e ka mësuar nga mediat.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar, dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, në takimin nuk ka nevojë për qenë pjesëmarrës.

“Mendoj se nuk ka nevojë për të ardhur. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht. Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm serb.

Daçiq ka shtuar se në “çështje të tilla serioze nuk mund të zbatohen pa autoritetet shtetërore”.

I lëshon ashensori,lëndohen katër punëtorë në Pallatin e Drejtësisë

Zyrtarë të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë se tani ndihmë janë duke kërkuar dy persona.

“Janë dy të lënduar në boshtin kurrizor. Ju them se ata janë jashtë rrezikut”, kanë thënë njëri prej zyrtarëve.

Katër punëtorë të Gjykatës së Apelit janë lënduar derisa ndodheshin në një ashensor, kur ky mjet i ka lëshuar ata.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi administratori i Gjykatës së Apelit Feriz Berisha.

“Lifti i ka lëshuar katër persona që kanë qenë të hipur në të. Këta punëtorë janë: Kadri Avdiu, Sanije Nebihu, Makifete Saliuka dhe Fiknete Hoti,” tregoi administratori Berisha.

Ai bëri me dije se tre nga këta punonjës janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Pallati i Drejtësisë që nga hapja e tij ka pasur probleme të njëpasnjëshme.

Njësoj si tash, katër punëtorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës qenë lënduar më 5 mars, kur u rrëzuan raftet e arkivit të kësaj prokurorie.

Më 26 shkurt edhe uji depërtoi në një pjesë të këtij pallati.

Ky pallat kushtoi mbi 30 milionë euro, 26.1 nga të cilët janë dhënë donacion nga BE-ja.

Fëmija 7 vjeçar i varur nga duhani

Vogëlushi Dihan Awalidan, është një djalosh i cili që në moshën 3 vjeçare ka qenë i varur nga duhani. Në këtë moshë ai pinte rreth 60 cigare në ditë, të cilat i blinte nga paratë e xhepit që ia jepnin prindërit apo në raste kur ato nuk e lejonin nëjë gjë të tillë ai vidhte para për të blerë duhan.

Babai i tij Iylan thotë se, Dihan ka pirë cigare që nga mosha 3 vjeçe. Në atë kohë, ai pinte nga 3 pako në ditë. “Nëse nuk i japim para për cigare, ai hidhërohet shumë e madje edhe vjedh”. Dihan, i cili pi duhan bashkë me shokët e tij të mosha nga 7 deri në 11 në Cicapar, Java Perëndimore, Indonezi, qysh tani vuan nga shëndeti i ligë. Buzët e tij të njoma kanë filluar t’i nxihen si pasojë e katranit.

Nëna e tij, Tati, 32-vjeçe, shton: “Nëse Dihan nuk pi cigare, qan. Tani pi tinëz, jo siç pinte dikur haptas. Ai pi cigare në fushat pranë shtëpisë”.

Qeni që flet mahnit jurinë e “Britain’s Got Talent” (VIDEO)

Qenushi Uendi është talenti më i pazakontë që ne mund të kemi parë deri më tani. Ai ishte pjesë e spektaklit “Britain’s Got Talent”, i cili me dhuntinë e tij mahniti jurinë e spektaklit.

Në video ne shohim se si qenushi flet. Rreth 11 milionë shikues mbetën gojëhapur nga interpretimi i Uendit me mjeshtrin Marc Metral të shtunën mbrëma. Për më shumë shikoni imazhet e videos së mësipërme.

TË FUNDIT