Ballina Blog Faqe 10046

Tejkalohet draftligji për Gjykatën Speciale

Grupi teknik i ekspertëve nga Kosova, i cili është i ngarkuar nga presidentja Atifete Jahjaga për të diskutuar me BE-në për draftligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, sipas një raporti konfidencial që ka siguruar ‘Epoka e re’ ka vlerësuar se çështjet e mbetura dhe të identifikuara përkitazi me këtë çështje tejkalojnë edhe vetë kornizën e draftligjigjit për këtë gjykatë.

Sipas këtij raporti, grupi teknik i ekspertëve ka kërkuar të qartësohet juridiksioni kohor i kësaj gjykate, pasi përcaktimi kohor 1999-2000 tejkalon periudhën kohore të luftës.

Një veprim i tillë i BE-së, pa paralajmërim, sipas këtij raporti, mund ta dëmtojë procesin e themelimit të Gjykatës Speciale. /Indesonline/

Dhëndri i Hashim Thaçit, veteran

Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Veteranit, ka shpallur veteranë persona që s’kanë qenë aktivë në UÇK, në mesin e tyre edhe dhëndrin e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, ndërkohë që invalidë të luftës janë shpallur ata që kanë qenë invalidë qysh para fillimit të luftës. Për këtë arsye ish-luftëtarët që kanë mbetur jashtë listave kanë paralajmëruar rebelim.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, Naser Shatri, ish-komandat i Policisë Ushtarake në kuadër të brigadës 133 “Adrian Krasniqi”. Ai madje ka bërë akuza të rënda duke thënë se “për t’u futur në këto lista, janë dhënë para dhe vetura”. Kështu që Shatri ka paralajmëruar rebelim të rreth 70 – 80 veta që kanë qenë pjesëtarë të Policisë Ushtarake në Brigadën “Adrian Krasniqi”.

Madje, ai thotë se në listën e veteranëve është një numër i madh që kanë lëshuar Kosovën më 12 prill 1999. “Kanë marrë statusin e veteranit njerëz që kanë qenë të njëjtë me këta që kanë mbetur jashtë listës.

Aplikacionet Android në Windows 10? Ky plan B i Microsoft do të ishte një dështim total

Ditën e sotme një analist hodhi një deklaratë “bombë” në botën e teknologjisë duke thënë se ishte kundër ofrimit të aplikacioneve Android në Windows. Kjo deklaratë vë në dukje se Microsoft është shumë afër lejimit të aplikacioneve Android jo vetëm në telefonët Windows por edhe kompjuterat dhe tabletët që do të paisjen me Windows 10 nga fundi i këtij viti.

Një njoftim për ofrimin e aplikacioneve Android në Windows 10 mund të vijë që ditën e sotme kur starton edhe konferenca Build 2015. Portali The Verge më parë kishte hedhur hipotezat se Microsoft po punonte për të sjellë aplikacionet Android në Windows.

Por si do reagojnë zhvilluesit nëse një gjë e tillë bëhet realitet? Sipas analistit në fjalë ata do të ndihen shumë keq nëse diçka e tillë vërtetohet dhe për ta do të ishte një mesazh i qartë: Keni harxhuar kohën kot teksa jeni përpjekur për të ndërtuar aplikacione për një platformë më të suksesshme në të ardhmen siç mund të kishte qenë Windows Phone.

Nëse diçka e tillë bëhet e mundur, atëherë telefonët dhe tabletët Windows do të vuajnë mëtej se sesa po vuajnë tani. Askush nuk do ti blejë. Në fakt pse të blejë një paisje Windows kur aplikacionet Android do të funksionojnë njëlloj e në mos më mirë në një telefon apo tablet Android.

Microsoft do ti duhet të fillojë të konkurrojë përmes harduerit me Apple dhe Samsung, dhe nëse telefonët dhe tabletët e Microsoft dështojnë të tërheqin vëmendje atëherë kompania do të dështojë. Nëse dështon projekti me aplikacionet universale për mbylljen e hendekut të aplikacioneve atëherë aplikacionet Android në Windows janë përpjekja e fundit për mbijetesë e Microsoft të cilën ne nuk ja urojmë kurrë.

Mësimdhënësit në Kosovë nga sot hyjnë në grevë

Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) përmes një njoftimi për medie u ka bërë thirrje mësimdhënësve në Kosovë që nga sot të hyjnë në grevë.

Greva e përgjithshme në Arsimin parauniversitar dhe në Universitet fillon sot në orën 8:00 e deri në 12:00 për arsimin parauniversitar, ndërsa në universitetet nga ora 8:00 deri në orën 16:00”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga SBASHK.

Sipas këtij njoftimi, gjatë kohës së grevës, të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, derisa greva të zgjasë për aq kohë sa Qeveria nuk i përmbush kërkesat e mësimdhënësve.

“Të përmirëson gabimet e lëshuara në listat e pagave për muajin prill: nuk është marrë parasysh baza e pagës aktuale, nuk janë përfshirë të gjithë të punësuarit në arsim në pagesën e përvojës së punës, si dhe nuk është llogaritur përvoja e punës nga viti 2008 e deri në vitin 2015. Këtu nuk duhen harruar edhe obligimet tjera të Qeverisë që dalin nga Kontrata Kolektive, e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT-it”, thuhet mes tjerash në komunikatën e SBASHK-ut.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut, po ashtu, kërkojnë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale që të mos bëjnë presion në anëtarësinë rreth grevës , por të përmbushin obligimet e tyre karshi Kontratës Kolektive në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.

Rasti “Drenica 1” vazhdon edhe sot

Fjala përfundimtare e mbrojtjes në lidhje me rastin Drenica 1, do të vazhdojë edhe sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.

Dje fjalën e tyre e thanë avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj dhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimit, transmeton rtklive.

Përpos këtyre dyve fjalën e fundit do ta thonë sot edhe avokatët e Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sabit Gecit, Avni Zabelit dhe Jahir Demakut, që të gjithë të dyshuarve për krime lufte.

Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj ka përsëritur bindjen e tij se përfundimi i këtij procesi gjyqësor do të rezultojë në favor të klientit të tij, por edhe të të akuzuarve tjerë, transmeton rtklive.

Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimi, i cili në fjalën e tij përfundimtare theksoi se në asnjë provë të vetme deri tani nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.

Seanca në rastin ‘Drenica 1’ pritet të filloj në orën 10:00.

Mustafa, pres nga arsimtarët që të jenë pran nxënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) nuk ka hequr dorë nga greva e përgjithshme e mësimdhënësve dhe ajo do të fillojë gjatë ditës së sotme.

Por lidhur me futjen në grevë të mësimdhënësve ka folur edhe Kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai ka thënë se greva e sotme e mësimdhënësve është e papranueshme. Mustafa ka thënë se shtetit të Kosovës të gjithë i kanë borxh. Sipas tij është obligim i secilit që të kujdeset për fëmijët që ata të kenë një mësim të rregullt.

“ Para së gjithash e kemi obligim të kujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të kenë mësim të rregullt dhe të mos shkaktojmë situata, që ata, në vend se të jenë në klasë dhe në salla të mësimit, të bredhin rrugëve dhe atje ku nuk duhet, nga teket politike dhe kërkesat e pabazuara të disa individëve në sindikatë.”, ka thënë kryeministri i vendit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Mustafa më tej ka thënë se pret nga arsimtarët e vendit që sot të të jenë pran nxënësve dhe ta mbajnë mësimin.

“Unë pres nga arsimtarët që ata të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësimin. Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lehet në rrugë. Nuk është e drejtë që askush të marrë pagë të plotë e të mos e bëjë punën e vet”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se përkundër vështirësive buxhetore që ka shteti i Kosovës, qeveria u ka rritur pagën mësimdhënësve.

“Qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër shumë vështirësive buxhetore të cilat i kemi, të cilat janë shumë më të mëdha sesa duken në opinion”, ka përfunduar ai.
Ndërkaq greva e përgjithshme në Arsimin parauniversitar dhe në Universitet fillon sot në orën 8:00 e deri në 12:00 për arsimin parauniversitar, ndërsa në universitetet nga ora 8:00 deri në orën 16:00”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga SBASHK.

Sipas këtij njoftimi, gjatë kohës së grevës, të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, derisa greva të zgjasë për aq kohë sa Qeveria nuk i përmbush kërkesat e mësimdhënësve.

Hoti urdhëron: Mësimi duhet të mbahet

Ministri i Financave, brenda pakë kohe ka lëshuar edhe reagimin e dytë, lidhur me grevën e arsimtarëve.
Hoti përmes Facebookut, ka kërkuar që mësimi të mbahet.

Ja postimi I pliotë:

NUK KA ARSYE PËR GREVË, MËSIMI DUHET TË MBAHET
Ministria e Financave sot ka përgatitur pagat për muajin prill për 24 mijë mësimdhënës dhe 4 mijë staf administrativ dhe teknik në arsimin parauniversitar me rritje për përvojën e punës. Këtu përfshihen vitet e plota të përvojës së punës deri më 2015. Pagesa për përvojën e punës paguhet në pagën bazë të muajit mars 2015. Këto lista të pagave do të shpërndahen nesër në të gjitha komunat dhe secili mund ta vërtetojë këtë.
Si rezultat, vlerësojmë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e grevës. Ftojmë SBASHK-un dhe të gjithë arsimtarët të reflektojnë në këtë dhe të mbajnë mësimin nesër. Është e padrejtë që mbi 420 nxënës të mbesin në shtëpi pa arsye.
Shoqëria kosovare ju ka borxh mësimdhënësve për kontributin e dhënë me dekada. Si rezultat, pagat e tyre sot janë më të lartat në sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave në sektorin privat.
Ne kemi qenë të sinqertë me arsimtaret, duke mos u dhënë premtime pa mbulesë. Kemi reduktuar çdo shpenzim të mundshëm dhe kemi ndarë 11.2 milion euro për përvojën e punës. Për qeverinë, arsimtarët janë partnerë në zhvillimin e arsimit. Por qasja e tyre ultimative është jashtë rezonit të partneritetit dhe përgjegjësisë shoqërore që kemi të gjithë./Indeksonline/

Borussia Dortmund në finale të Kupës së Gjermanisë, Bayerni huq 4 penalti! (video)

 

Borussia Dortmund ka mposhtur Bayernin pas ekzekutimit të penaltive, pasi 120 minuta lojë përfunduan 1-1.
Bavarezët shënuan pas gjysmë ore lojë me Robert Levandovski, për të barazuar Dortmundi në minutën e 75-të me Aubameyang.
Në shtesën prej 30 minutave nuk pati gola dhe goditjet e penaltive vendosen takimin.
Nga katër goditje të bavarezëve nuk realizuan asnjë penalti, kurse Dortmundi shënoi 2, që i mjaftuan për t’u kualifikuar në finale dhe pret nesër të mësoj kundërshtarin në mes të Armenia Bilefield dhe Wolsfurgut.

MD: Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë për ligjin Anti-Mafia

Ministria e Drejtësisë përmes zyrës së saj për informim të saj ka thënë se kësaj ministrie nuk ka ardhur asnjë iniciativë nga ana e deputetëve për të proceduar Ligjin Anti-Mafia në Kuvendin e Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, Kosova tashmë ka ligjin për Kompetenca të Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, dhe ky ligj mbulon mjaft mirë të gjitha ato vepra që konsiderohen si vepra penale.

“Duke iu referuar pyetjes tuaj lidhur me Ligjin Anti-Mafia, ju informojmë se sipas teorisë juridike-penale fjala Mafia është sinonim i organizatave kriminale. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht Kapitullit XXIV, neni 283, ku bëhet fjalë për krimin e organizuar, pjesëmarrja ose organizimi i grupeve te tilla është vepër penale dhe si e tillë është vepër e ndëshkueshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrës për komunikim të MD-së.

“Sa i përket kërkesës me ngulm të deputeteve, Ligji Nr. 04/l-025 për nisma legjislative në nenin 8 përcakton; Së paku gjashtë (6) deputetë të Kuvendit kanë të drejtë të nismës për të propozuar ligje sipas mënyrës së përcaktuar me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Deri tani ne nuk kemi pasur kërkesë specifike për këtë çështje, dhe Ligji për kompetenca e mbulon aspektin substancial dhe përmbajtjesor të kësaj fushe”, thuhet më tej në njoftimin e MD-së.

Ditë më parë, në një prononcim dhënë KosovaPressit, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu pati thënë se gjatë javëve në vijim grupi i saj parlamentar do të dërgojë në Kuvend projektligjin Anti-Mafia, projektligj ky i kërkuar tash e sa koha nga opozita dhe shoqëria civile.

Zjarri i madh në lagjen Arbëria të Prishtinës (Video/Foto)

Zyrtarët policor dhe ata të zjarrfikësve i kanë thënë Indeksonline se në këtë zjarr nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Zjarri është paraqitur në polici në orën 20.10 kanë thënë dëshmitarët në vendin e ngjarjes. Deri në këto momente kur po raportojmë zjarri nuk është shuar tërësisht, kurse vendi po mbahet i bllokuar nga forcat policore dhe zjarrfikësit.

Indeksonline ju sjellë video dhe fotografi ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

……………………………………………………………………..

Në lagjen Arbëria në Prishtinë, afër varrezave, pas orës 20:00, ka shpërthyer një zjarr i madh, në fabrikën e letrës  Medru –Plast. (MDP).

TË FUNDIT