Ballina Blog Faqe 10045

Ka mbërritur ndërtimi 10074 i Windows 10. Rikthen ndërfaqen Aero të Windows 7

Ndërtimi më i fundit eksperimental i Windows 10 i është kthyer të shkuarës. Bëhet fjalë për rikthimin e ndërfaqes Aero, transparenca e dritareve në Windows 10. Gjithashtu Cortana është integruar më tepër ndërsa është përmirësuar edhe eksperienca me veçorinë Continuum.

Përditësimi është i disponueshëm për të gjithë të abonuarit si në përditësimet e shpejta ashtu edhe ato të ngadalta që do të thotë se do publikohen edhe skedarët ISO për ata që duan një instalim të pastër nga fillimi. Edhe diçka, Microsoft nuk po i quan më “Technical Preview” këto përditësime por “Insider Preview”.

Ngjashëm me ndërtimin 10061, edhe ndërtimi 10074 i Windows 10 sjell përmirësime të dukshme të ndërfaqes ku më të fundit janë animacionet 3D të ikonave Live.

Ndërsa Microsoft po vazhdon përpara me Windows 10, më shumë përdorues po fillojnë të pyesin sesi ky sistem operativ do të ngjajë dhe çfarë do të bëjë. Kujtohuni se arsyeja pse një pjesë e madhe e përdoruesve nuk përqafuan Windows 8 ishte për shkak të menusë Start. Prandaj që ky ndërtim ngelet tepër i rëndësishëm për Microsoft.

Ja “yjet” shqiptar që do të luajnë kundër Gjermanisë, asnjë kosovar!

 

Më 7 maj, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00, do të luhet ndeshja e veteranëve Shqipëri-Gjermani. Interesi për këtë takim është i veçantë, pasi Gjermania rikthehet për të luajtur në Shqipëri, pas 14 vitesh, ndonëse kësaj here në një miqësore midis veteranësh të viteve ’80-’90.
“Ka një interesim të jashtëzakonshëm për ndeshjen, në FSHF kam gjetur mbi 300 kërkesa për të luajtur. Jam habitur, vetëm unë edhe nja 2-3 të tjerë, nuk kishim luajtur  me Kombëtaren kundër Gjermanisë. Thuaj shyqyr që ndeshja nuk është në Gjermani, se atëhere nuk do të kishte avion që do të na merrte”, ka thënë për “Sportal” tekniku i kësaj Kombëtareje Astrit Hafizi.
Ai ka rrëfyer se në FSHF janë duke u marrë masat e fundit organizative, në mënyrë që ky takim miqësor, të krijojë një mjedis të hareshëm e festiv.
“Pasi kemi bërë disa telefonata, kemi hartuar një listë me futbollistë, ku 25 prej tyre do të aktivizohen në këtë miqësore”, ka thënë Hafizi.

Kombëtarja e kuqezinjve veteranë do të përbëhet nga këta “yje” të futbollit shqiptar:

Foto Strakosha, Perlat Musta, Blendi Nallbani, Erion Bogdani, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Rraklli, Nevil Dede, Sokol Kushta, Ilir Shulku (?), Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Ervin Fakaj, Arjan Bellai (?), Haxhi Ballgjini, Vasillaq Zëri, Millan Baçi, Kreshnik dhe Geri Çipi, Ylli Shehu, Mirel Josa, Bedri Omuri, Rudi Vata, Afrim Tole, Agustin Kola, Edvin Murati dhe Altin Lala. Trajnerë:Astrit Hafizi dhe Sulejman Demollari.

Silva e Verratti, Pogbës: Eja te ne

Dy lojtarët e PSG-së, Thiago Silva dhe Marco Verratti kanë rritur thashethemet për një transferim të mundshëm të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba në kryeqytetin francez.
Silva e Veratti janë pyetur se çfarë mendojnë për një transferim të mundshëm të francezit në klubin e tyre, shkruan “Football Italia”.
“Ai është një lojtar i ri dhe i talentuar si Verratti. Gjithashtu, ai është francez andaj nuk do të ketë probleme që të adaptohet apo të mësojë gjuhën. Nëse ai arrin, ne do të bënim gjithçka që ai të ndihet i mirëpritur”, deklaroi Thiago Silva, transmeton Koha.net.
Edhe Verratti është shprehur se i pëlqen ideja e transferimit të Pogbas në PSG.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe definitivisht do e ndihmonte skuadrën tonë. Nëse duam të fitojmë gjëra të mëdha na duhen lojtarë të tillë. Do të më pëlqente të luaja me të, nëse ai do që të nënshkruajë me PSG-në”, deklaroi Verratti.
Pogba po kërkohet nga pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha evropiane dhe pritet të jetë ndër lojtarët më të përfolur në afatin kalimtar veror.

“Treshja” e rekordeve!

 

Reuters – Treshja ofensive e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar duket se po shënojnë kur po ua do qejfi, ndërsa fushata e skuadrës katalunase për fitimin e tre trofeve të mëdhenj është duke u futur në fazën kyçe, përcjell “Koha Ditore”.
E njohur ndryshe me shkurtesën “MSN”, treshja jug-amerikane e sulmit të Barcelonës arriti në shifrën e 102 golave në të gjitha garat këtë stinor, pas fitores së thellë 6:0 në la Liga ndaj Getafes të martën mbrëma.
Kjo shifër është për dy më e madhe se rekordi i klubit, të cilin e kishte vendosur treshja Messi, Samuel Eto’o e Thierry Henry kur Barcelona fitoi tre trofetë e mëdhenj në vitin 2009.
Messi realizoi dy gola, përfshirë një penallti “Panenka”, Suarez po ashtu shënoi dy gola dhe Neymar realizoi një gol, ndërsa
Barcelona ka mbajtur epërsinë në La Liga ndaj Real Madridit kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.
Messi ka shënuar 49 gola në të gjitha garat, sulmuesi uruguaian Suarez, që ka munguar deri në fund të tetorit pasi ishte i suspenduar për katër muaj pasi kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini në Botërorin “Brazil 2014”, ka shënuar 21 gola, ndërsa sulmuesi brazilian Neymar ka realizuar 32 gola.
Me një performancë të tillë, nuk është për t’u habitur që kjo treshe ka vlerën në treg prej 260 milionë euro, sipas uebfaqes “Transfermarkt.de”.
Të gjithë gjashtë golat, përfshirë edhe goli spektakolar i kapitenit Xavi Hernandez, kanë kënaqur tifozërinë në “Camp Nou” dhe performanca mbresëlënëse ka lënë të nënkuptohet se Barça ka arritur kulmin e formës në kohën e duhur.
Barcelona luan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Muenchenit në “Camp Nou” të mërkurën e ardhshme dhe do të shikojë të fitojë për herë të 27-të Kupën e Spanjës kur do të përballet në finale të saj me Athletic Bilbaon në “Camp Nou” në fund të muajit maj.
“Nuk e mbaj në mend ndonjë ndeshje tjetër në të cilin kemi parë kaq shumë gola spektakolar. Kur skuadra është kaq efikase është e pandalshme”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, për të cilin është stinori i parë në postin e trajnerit të Barçës, transmeton Koha.net.
Aftësitë shënuese të treshes “MSN” kanë qenë impresionuese, por edhe më impresionuese ka qenë paraqitja e kapitenit Xavi, i cili edhe pse në moshën 35-vjeçare mbetet një prej mesfushorëve organizativ më të mirë në ligë.
Ish-reprezentuesi i Spanjës, që ka bërë paraqitjen e 501-të në La Liga të martën, mund të jetë në edicionin e fundit te klubi, të cilit i është bashkuar si fëmijë. Mirëpo tifozët kanë bërë thirrje që ai të qëndrojë edhe më tutje, kur u zëvendësua në pjesën e dytë. Ata duan që Xavi të qëndrojë së paku edhe një edicion.
“Unë e kam njohur Xavin kur kam qenë ende duke luajtur dhe e mbaj në mend kur ai doli nga akademia. Ai është lojtar nga një galaksi tjetër dhe ai mund të luajë aq gjatë sa të ketë dëshirë”, ka thënë trajneri Enrique.

The breakdown of all goals scored by Messi, Neymar and Suarez this season. Stats courtesy of Opta

 

Komuna e Mitrovicës pastron lumenjtë e qytetit

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, Mensur Beqiri, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të punëtorëve të angazhuar në projektin e pastrimit të lumenjve që do të realizohet së bashku me UNMIK-un që ende vepron në veri të vendit. Me këtë projekt parashihet që në periudhën dy mujore, ët pastrohen katër lumenjtë e Mitrovicës.
Në këtë projekt Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka angazhuar kryesisht persona në asistencë sociale, duke ju afruar mundësi që me punë të përfitojnë për vete dhe të kontribuojnë për shoqërinë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.
Kryetari Bahtiri ka uruar të angazhuarit në këtë projekt, duke theksuar se edhe në të ardhmen, në secilin rast, do të shikohen mundësitë që të angazhohen dhe ofrojnë mundësi punësimi për këtë kategori, që krahas obligimit për mbrojtjen e ambientit, të krijohen edhe vende pune dhe përfitimi për këto familje.
Drejtori Beqiri theksoi se në kuadër të përkushtimit që ka komuna për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, në këtë projekt janë angazhuar 45 persona të të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe ata të komunitetit serb, prej të cilëve gjashtë do të jenë femra, që do punojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit në periudhën dy mujore.

Vushtrria me Qendër për Grumbullimin dhe Paketimin e Materialeve të Riciklueshme

Kanë filluar filluar punimet në ndërtimin e Qendrës për Grumbullimin e Paketimin e Materialeve të riciklueshme në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku , duke i përgëzuar investitorët për ndërtimin e këtij porojekti, ka thënë se ky është një objekt shumë i rëndësishëm dhe shumë dimensional për Komunën, kurse në rënd të parë krijon kushte për nje ambient te pastër.
Në solemnitetin e organizuar me këtë rast, ku merrnin pjesë përfaqsuesja e RDA-Veri, Rreze Duli dhe Kordinatori i projektit nga Kompania REA e Prishtinës, Ahmet Jtullahu – Meti, u tha se punimet në ndërtimin e tij do të zgjasin për afërsisht dy vjet,kurse investitor eshte Komisioni i BE. Islam Latifi, zyrtar nga DSHP, deklaroi se ky projekt synon themelimin e ndërrmarjes sociale, e cila do të administrojë këtë qendër që do të bëjë grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme, ku do të përfshihen metalet, plastika, letra,etj. Sipas Jetullahut, kjo qendër do të këtë makineritë e nevojshmë për sortim, presim e paketim, dy kamioneta për grumbullim si dhe do të vendosen 100 kontejnerë në pika të ndryshme,e sidomos aty ku ka koncetrim më të madh të mbeturinave të riciklueshme .
“Me ndërtimin e këtij objekti, ka ardhur koha që natyrës sado pak t‘ia kthejmw borgjin, së cilës i kemi hyrë në hak “, është shprehur Ragip Mikushnica, menaxher i KR “ Uniteti “. “Përpos që do të krijojë vende të reja pune, ky projekt do të ndikojë dukshëm që edhe vet qyteti dhe ambienti që na rrethon,të merrë një pamje krejtësisht tjetër”, ka shtuar ai./webfaqja e komunes/

Verrati, dëshira e madhe e Ancelottit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, po e kërkon me ngulm mesfushorin italian, Marco Veratti.

Reprezentuesi italian është duke kaluar formë mbresëlënëse tek kampionët në fuqi të Francës, dhe sipas mediave spanjolle, tekniku italian do të provojë që në merkaton e verës ta blejë Verratin.

Strategu italian i njeh fare mirë aftësitë që posedon 22 vjeçari, për të cilin thuhet se Ancelotti është gati t’i investojë 40 milionë euro.

Mesfushori italian me skuadrën franceze ka kontratë deri në vitin 2019, por raportohet se lojtari gjatë verës mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Lewandowski, tifozëve të Barcelonës: Mos u gëzoni shumë

Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka pësuar frakturë në nofull dhe hundë në një duel me portierin e Borussia Dortmundit të martën në mbrëmje.

Edhe pse mendohet se një lëndim i tillë do t’ia mbyllë sezonin polakut, ai nuk dorëzohet.

Lewa ka thënë se ka gjasa që ai të rikuperohet me kohë për të luajtur kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ka edhe disa ditë për lojën në ‘Camp Nou’. Unë do ta jap maksimumin për të luajtur aty”, u shpreh polaku për gazetën Bild.

Ai po ashtu u ka bere thirrje tifozëve te Barcelonës që të mos gëzohen shumë.

 

Miratimi i MSA-së, gëzon Thaçin

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, që njëherësh është edhe ministër i Jashtëm i Kosovës i është gëzuar miratimit të paketës së dokumenteve të MSA-së për Kosovën nga ana e Kolegjit të Komisionarëve dhe dërgimin e saj në Këshillin e Bashkimit Evropian, transmeton zeri.info.

“Mirëpres lajmin për MSA-në tashmë të pajtuar nga Komisioni Evropian dhe që tani të dërguar tek shtetet anëtare të BE-së, të cilat do të marrin vendim për nënshkrim final të MSA-së me Kosovën. Hapi i radhës është që së shpejti të arrijmë te nënshkrimi i këtij dokumenti, që do formalizojë dhe përforcojë marrëdhënien në mes Kosovës dhe BE-së”, ka shkruar Thaçi.

Kadri Veseli: Tani duhet t’i përvishemi punës për implementimin e MSA-së

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe konfirmoi rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se kjo është një ditë e shënuar, sepse ky konfirmim është një kapitull i ri për Kosovën që çon drejt sukseseve të reja.

Këto deklarata, Veseli i ka dhënë në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook.

Lexoni shkrimin e plotë:

Komisioni Evropian miraton MSA-në me Kosovën

Sot, Komisioni Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe konfirmoi rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kjo ditë e shënuar konfirmon përkushtimin tonë për një rrugë të drejtë të cilën jemi duke e ndjekur, të sigurt që ky kapitull i ri i historisë sonë do të jetë udhërrëfyes drejt sukseseve të reja.

Dua t’i përgëzoj qytetarët e Kosovës, partneret tanë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen.

Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet t’i përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë rrugë e gjatë, por unë jam më se i sigurt që bashkërisht do t’ia dalim.

TË FUNDIT