Ballina Blog Faqe 10017

Ministri Krasniqi prezantoi para fermerëve Programin për Zhvillim Rural dhe Pagesa Direkte prej 43 milion eurove

Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programit të Pagesave Direkte për vitin 2015, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të mbështes shumë sektorë të bujqësisë. Në programin e këtij viti, me një buxhet prej 43 milionësh, krahas rritjes së përkrahjes përmes granteve dhe pagesave direkte, përmes të cilave synohet rritja e prodhimtarisë bujqësore, rritja e cilësisë së prodhimeve bujqësore, përmirësimi i strukturës së fermave dhe rritja e të ardhurave për fermerët, janë përfshirë edhe kritere të reja lehtësuese për fermerët.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë prezantimit të këtyre programeve para fermerëve, shoqatave të fermerëve, drejtorëve të drejtorive bujqësore në komuna dhe partnerë tjerë në sektorin e bujqësisë.
Ai tha se programet janë konkrete e bashkë dhe i adresojnë edhe nevojat e sektorit, duke ndikuar kështu në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit në mbarë vendin.
“Besoj jeni informuar tashmë se programet kanë disa risi dhe me të rëndësishme janë përfshirja e kritereve të reja lehtësuese e garantuese për sukses, shtimi i mbështetjes për kategori të reja dhe mbi të gjitha rritja e buxhetit dyfish më shumë se vitin e kaluar në të gjitha kategoritë. Në pjesën e granteve kemi planifikuar 20 milionë euro ndërkaq tek Pagesat direkte sivjet është 23 milionë euro. Kjo ka ndikuar që dukshëm të rritet përkrahja për secilën kulturë dhe të rritet për ato ekzistuese”, ka thënë ministri Krasniqi.
Në këto program, ai tha se kanë përfshirë shumë kritere lehtësuese për fermerët, në mesin e të cilave tregoi se i kanë dhënë rëndësi kriterit të punësimit, pra ata që deklarojnë dhe realizojnë punësim do të kenë pikë më shumë, kritereve për fermerët e rinj në moshë, fermerët si dhe për gratë fermere, si dhe kritere të tjera.
“Gjatë këtij mandati, bazuar edhe në Programin qeveritar ne do të kemi orientime të reja, duke u foksuar në subvencionimin e kamatave për fermerët, do të investojmë në sigurinë ushqimore duke e reformuar edhe më shumë sistemin e kontrollit, do të hartojmë programe mbështetëse për mbrojtje të produkteve nga ndryshimet e papritura klimatike, do t’i kushtojmë një rendësi të veçantë shërbimeve këshillimore pasi vërtetë fermerët tanë kanë nevojë për këshilla profesionale e të vazhdueshme, dhe në harmoni me praktikat moderne”, ka thënë ministri Krasniqi, duke shtuar se mbesin ende sfida në këtë sektor.
Në prezantimin e këtij programi kanë marrë pjesë; fermerë, shoqata të fermerëve, përfaqësues të drejtorive bujqësore komunale, me ç’rast ata kanë pasur rastin të bashkëbisedojnë me ministrin edhe për problemet me të cilat ballafaqohen ata. Ministri iu shprehi atyre përkushtimin e tij për të pasur gjithnjë prioritet kryesor transparencën dhe efikasitetin në punë. Ai tha se ky parim duhet të vlejë për të gjithë dhe vetëm në këtë mënyrë arrihen rezultate.
Ndryshe, në programin e sivjetshëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural, përmes granteve investive në vlerë prej 11 milionë euro do të përkrahet Masa 101 ku hyjnë investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore. Pastaj masa 103, ku hyjnë investimet në asetet fizike në përpunimin dhe  tregtimin e produkteve bujqësore që do të përkrahet me 5 milionë euro, ndërkaq diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve në zona rurale do të përkrahet përmes granteve në vlerë prej 1.5 milionë euro. Edhe sivjet do të mbështeten në vlerë prej 300 mijë euro përgatitja dhe zbatimi i strategjive për zhvillimin lokal, Leader, si dhe ujitja e tokave bujqësore më një vlerë prej 2 milionë euro.
Thirrjet për aplikim për grante në këto fusha dhe te një pjesë e pagesa direkte janë shpallur dhe afati i aplikimit është deri më 10 prill. Të gjitha dokumentet përcjellëse, programi, udhëzuesit dhe dokumente të tjera janë publike në uebfaqen e MBPZHR-së.

Interesante: Lule e re në florën shqiptare, nuk gjendet askund në botë (Video)

Botanistët shqiptarë kanë shtuar një tjetër bimë në regjistrin e Florës shqiptare e cila nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës.

“Lulekëmbana Vezulluese” u zbulua në Malin e Tomorrit falë një bashkëpunimi me botanistë kroatë dhe italianë.

Profesor Doktor Lulëzim Shuka, një nga autorët e zbulimit, flet me radion Zëri i Amerikës në videon e mëposhtme, mbi lulen e zbuluar.

Profesori i Shkencave Natyrore, flet edhe për problemet e fundit që po shkakton dëmtimi i bimësisë në ekosistemin e disa zonave në Jug të Shqipërisë.

Theo Francken: Belgjika e konsideron Kosovën vend të sigurt

Ministri për Integrim Evropian z.Bekim Çollaku ka zhvilluar një drekë pune me Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, z. Theo Francken, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim u diskutuan  aspekte të bashkepunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve me fokus në zhvillimet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Ministri Çollaku pasi ka falënderuar Sekretarin Francken për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, rikonfirmoi perkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit ilegal përmes ndërmarrjes së reformave të nevojshme sektoriale në kontekst të procesit të integrimit evropian duke përmirësuar ekonominë, duke hapur vende të reja të punës dhe duke përmiresuar kualitetin dhe përspektivën e jetës së qytetarëve tanë.
Ministri Çollaku informoi z. Francken me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Institucionet tjera të vendit në adresimin e faktorëve shtytës të migrimit, duke theksuar njëkohësisht se“Belgjika mund të shërbej si model edhe për vendet tjera të BE-së në eliminimin e faktorëve tërheqës të migrimit”.
Në anën tjetër z. Francken përseriti qëndrimin e Mbretrësië së Belgjikës në mbështetje të procesve integruese për Kosovën, duke shtuar gjithashtu se “Belgjika e konsideron Kosovën si vend të sigurt” rrjedhimisht qytetarët e Kosovës nuk do të mund të përfitojnë nga e drejta e azilit në këtë vend dhe në përputhje me Marrëveshjen e Riatdhesimit do të kthehen në Kosovë brenda pak ditësh.

Nuk i ndalin lindjet për shkak të asistencës sociale

Përcaktimi i moshës së fëmijëve që i mundëson familjeve që nuk kanë të punësuar të përfitojnë asistencë sociale ka ndikuar që disa çifte të bëjnë një planifikim interesant familjar.

Sulltane Danqi ka 4 fëmijë dhe më i vogli i saj edhe disa muaj mbush 5 vjet dhe në ditëlindjen e tij, familjes me ligj i ndalet edhe ndihma nga shteti.  Për këtë Sulltanja dhe bashkëshorti i saj kanë nisur fëmijën e tyre të pestë, të cilin e bëjnë vetëm që të vazhdojnë të marrin 60 deri në 80 euro në muaj.

Për shkak të këtij kushtëzimi, njëjtë veproi edhe një familje tjetër, e cila ka 11 fëmijë. Ndonëse më i vogli ka 2 vjet, shteti nuk po u jep asistencën, që për ta është rrogë.

Kështu ushqimi i një numri kaq të madh fëmijësh është i vështirë dhe atyre u është ndërprerë edhe shkollimi.

Derisa nuk gjejnë punë, lindjen e fëmijëve për asistencë sociale të rinjtë thonë se nuk do ta ndalin.

Jacobsoni: 400 milionët e Brezovicës, gjë e mirë për Kosovën

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, ka deklaruar se Brezovica paraqet mundësi të madhe për rritjen ekonomike.
“Brezovica ka male të bukura, dy aeroportet ndërkombëtare i ka afër dhe ka potencial për një klasit botëror të Resortit të skijimit, është absolutisht e mundur për të zhvilluar këtë pjesë”, ka thënë ajo, të martën në seancën e Kuvendit Komunal të Shtërpcës, ku ishte prezentë ambasadorja franceze Maryse Daviet dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës Branisllav Nikoliq. Ky i fundit ka përkrahur investimet në resortin e Brezovicës, të cilat i quajti të rëndësishme për komunën që udhëheq.
Ambasadoret Jacobson dhe Daviet, kanë thënë se investimet në vlerë prej 410 milionë eurosh, që pritet të ndodhin në resortin e Brezovicës, do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha sektorëve ekonomike në Kosovë, e veçanërisht për komunën e Shtërpcës.

Në aksident trafiku vdes pjesëtari i Policisë

Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, raporton ktv.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në magjistralen Ferizaj-Brezovicë, te vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”.

61-vjeçari me inicialet N.R, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte goditur nga një veturë, e cila po lëvizte nga fshati Doganaj.

“Viktimës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe në shërbimet përkatëse mjekësore në Kaçanik dhe në Ferizaj, për t’u dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë, ku në orët e para të ditës është ndarë nga jeta, njofton Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë janë duke punuar në këtë rast, ndërsa me urdhër të prokurorit ngasësi i veturës “Golf” është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Belgjika e ka një porosi për azilkërkuesit

Sekretari i Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken u rekomandoi  qytetarëve të Kosovës që mos t’ia mësyjnë Belgjikës, sepse nuk do të ketë azil për ta. Ai tha se të gjitha kërkesat për azil të qytetarëve të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës do të refuzohen në procedurë të shpejtë. Këto komente Francken i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministri e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve, bashkëpunimin në mes të dy policive, dhe në veçanti u theksua çështja e azilkërkuesve kosovarë në Belgjikë.

“Ata marrin një vendim negativ dhe do të kthehen në shtëpi duarbosh. Ne duhet t’i parandalojmë këto tragjedi njerëzore, duke u ofruar atyre informacion të saktë, duke i ndalur nisjet e kota “, tha sekretari i shtetit Theo Francken.

Ndërsa ministri Hyseni u shpreh se është interes i Republikës së Kosovës që numri i azilkërkuesve nga Kosova të bie në mënyrë rapide, duke qenë se çështja e azilkërkuesve është kriter i rëndësishëm në rrafshin e liberalizimit të vizave.

“Në pajtim me qëndrimin e qartë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth kësaj çështjeje, unë i bëra ftesë delegacionit belg që procedurat për shqyrtimin e azilit nga ana e emigrantëve të parregullt nga Kosova të shkurtohen, të bëhen sa më efikase, në mënyrë që të gjithë ata qytetarë të cilët nuk mund të marrin azil, të kthehen në Kosovë sa më shpejtë”, tha ministri Hyseni.

Kosova, sipas tij, ka plotësuar shumicën e kritereve teknike për liberalizim dhe se  liberalizimi më i shpejtë i vizave, siç tha Hyseni, do të zvogëlonte dukshëm shkallën e migrimit ilegal”, shtoi ministri Hyseni.

Të dyja palët theksuan se të gjitha kërkesat për azil që refuzohen, kthimi i  rregullt i të refuzuarve të bëhet shpejtë, në mënyrë që qytetarët të mos kalojnë në peripeci të panevojshme të pritjes dhe ankthit që e përjetojnë deri sa e presin rezultatin përfundimtar.

Sekretari i Shtetit të Belgjikës, Francken, u takua ehe ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Ministri Çollaku informoi z. Francken me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Institucionet tjera të vendit në adresimin e faktorëve shtytës të migrimit, duke theksuar njëkohësisht se “Belgjika mund të shërbej si model edhe për vendet tjera të BE-së në eliminimin e faktorëve tërheqës të migrimit”.

Në anën tjetër Francken përsëriti qëndrimin e Mbretrësië së Belgjikës në mbështetje të proceseve integruese për Kosovën, duke shtuar gjithashtu se “Belgjika e konsideron Kosovën si vend të sigurt” rrjedhimisht qytetarët e Kosovës nuk do të mund të përfitojnë nga e drejta e azilit në këtë vend dhe në përputhje me Marrëveshjen e Riatdhesimit do të kthehen në Kosovë brenda pak ditësh.

Fillon grumbullimi i organizuar i mbeturinave në Kçiq të Madh (foto)

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike Blerim Baruti, përfaqësuesi i Organizatës Gjermane GIZ, Drita Binaj dhe banorët të shumtë të fshatit Kçiq i Madh, kanë marrë pjesë në dorëzimin e shtypses së shisheve të plastikës për Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Bislim Imeri” dhe nënshkrimin e kontratës për shërbime  midis banorëve dhe Kompanisë “Uniteti”,  për grumbullimin e mbeturinave në fshat.
“Kam premtuar se ky lokalitet do të jetë qendër e zhvillimit dhe projekteve, andaj jemi këtu për projektin e zgjerimit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave, që do ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e qytetarëve dhe ruajtjen e ambientit. Më herët këtu ju kanë vizituar vetëm në fushata, ndërsa prania jonë është dëshmi se ne mbajmë fjalën, punojmë shumë dhe jemi pranë qytetarëve në të gjitha situatat”, tha kryetari Bahtiri.
Ai para banorëve të Kçiqit ka thënë se në të ardhmen, jo vetëm në këtë lokalitet, por edhe në gjithë Mitrovicën do të ketë projekte të shumta që do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Blerim Baruti, drejtor i Infrastrukturës ka thënë se ky projekt për zgjerimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave po realizohet në mbështetje të Organizatës gjermane GIZ dhe implementim të OJQ “Me Dorë në Zemër”.  Ai shtoi se në dy lokalitetet do të shpërndahen 850 kontejnerë, prej 120 litrave.  Kompania “Uniteti” do të grumbullojë njëherë në javë mbeturinat, ndërsa që do të bëhet edhe eliminimi i një deponie ilegale në këtë fshat.

FC Feniks vs FC Flamurtari, është finalja e turneut ”Adem Jashari”

Finalja e madhe e Turneut ndërkombëtar në Futsall ”Adem Jashari”2015, i takon dy rivalëve  nga Drenasi përkatësisht Vlora, FC FENIKS vs FC FLAMURTARI.

Finalja  do të zhvillohet të  merkurën nga  ora 17-15 në Prishtinë, në Pallatinë e Rinisë dhe të Sporteve.

Rezultatet e gjysmëfinales ishinë këto :

Fc Benago vs Fc Flamurtari 1-3

Fc Feniks vs Fc Besa 5-2

Ndërsa ndeshja për vendin e 3-të zhvillohet nga ora 15-00 ku takohen :
Fc Benago vs Fc Besa

Për të gjithë ata që deshirojnë  ti shikojnë këto përballje  shumë interesante, Hyrja është GRATIS.

 

Vjosa Osmani mendon ta udhëheq LDK-në

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se është e gatshme të drejtojë partinë, nëse delegatët ia besojnë këtë pozitë.

Ajo në një prononcim për emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, ka thënë se puna e parë që do të bëjë nëse merr drejtimin e partisë, është rishikimi i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Secili anëtar i LDK-së i cili e injoron kërkesën e delegatëve, i cili e injoron kërkesën e elektoratit, besoj që nuk ia don të mirën partisë. Kështu që natyrisht unë do të pranoj çdo përgjegjësi të cilën ma kërkojnë anëtarësia e LDK-së”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe për Presidentin e ri të vendit, duke thënë se kjo pozitë do të duhej t’i takonte, në të ardhmen, një personaliteti i cili është koncensual, dhe i cili e nderon Kosovën përfaqëson interesim më të mirë të saj. Mirëpo nuk ka harruar që t’i dërgoj edhe një porosi kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Më e mira do të ishte që ai të mos konkurronte fare, pasi ka disponim mes deputetëve që Thaçi të mos votohet për president”, ka shtuar Osmani.

TË FUNDIT