Ballina Blog Faqe 10016

FBK dorëzon aplikacionin për pranim në FIBA

 

Federata e Basketbollit e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në FIBA. Aplikacioni u dorëzua nga Kryetari i FBK-së Erolld Belegu në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s Patrick Baumann, nënkryetarin e FIBA-s dhe Kryetarin e FIBA Evropës Turgay Demirel si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA Evropës Kamil Novak.
Në takim delegacioni i FBK-së, i prirë nga Kryetari Belegu, pjesë e të cilit ishin edhe anëtarët e Bordit Arben Fetahu e Valton Bilalli dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha pasi dorëzoi aplikacionin për anëtarësim, u informua se përgjigjja për Kosovën do të dihet më 12 ose 13 mars që janë datat kur mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s.
Zyrtarët e FIBA Evropës po ashtu konfirmuan se Kosova pritet të garojë në kampionatet evropiane për kategori të reja pas konfirmimit zyrtar nga KE i FIBA-s. Rreth grupmshave që do të garojnë në kampionate evropiane, detajet do të dihen në muajin mars. Zyrtarët e lartë të FIBA-s dhe shefi i zyrës ligjore të FIBA-s Benjamin Cohen konstatuan se aplikacioni i Kosovës është një dokument shumë cilësor dhe përmban të gjitha elementet që kërkohen nga zyra e tij.
Gjatë ditës anëtari i Bordit të FBK-së Valton Bilalli dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha janë takuar edhe me zyrtarin nga zyra për zhvillim e FIBA-s Florian Pasquet me të cilin u bisedua për ndihmën dhe përkrahjen që FIBA do të japë për FBK-në për reprezentacionet e reja, Shoqatën e Trajnerëve dhe programet për zhvillim. /FBK/

Zyrtare: Marcelo mungon ndaj Atleticos

 

Kartoni i verdhë në duel me Sevillën, do ta penalizoi mbrojtësin e Realit, Marcelo, që të mos paraqitet në derbin e fundjavës ndaj Atleticos.
Braziliani do të mungojë në derbin ndaj Atletico Madridit, pasi kundër Sevillas mori kartonin e pestë të verdhë gjatë këtij sezoni.
Madje edhe apeli i Realit është refuzuar nga Komiteti i gjyqtarëve të La Ligas.
Në dyshim me Atleticon janë edhe Ramos dhe James Rodrigues që pësuan lëndime në duel me Sevillan.

Komuna e Mitrovicës së Jugut mirëmban rrugët në veri!

 

Banorët e lagjeve veriore “Ligina e Doktorëve” dhe “Kroi i Vitakut”, kanë kërkuar intervenimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe  Shpëtim të Komunës në pjesën jugore të qytetit, për të ndihmuar në largimin e dheut që kishte rrëshqitur dhe pengesat e krijuara në rrugën e re të asfaltuar që lidh këto lagje, të cilën e kishte ndërtuar dy vite më parë kjo Komunë, e jo ajo e veriut, të cilës i takojnë këto lagje.
Dheu ka rrëshqitur në një segment të gjatë të rrugës dhe me gjithë kërkesën e banorëve drejtuar organeve komunale në Mitrovicën e veriut, atje nuk ka intervenuar askush. Duke parë këtë gjendje, Drejtoria e Emergjencës nga komuna e Mitrovicës ka premtuar se do të angazhohet që të largoj dheun dhe të liroj rrugën për qarkullim normal të automjeteve.
Drejtori i i drejtorisë, Musa Dragaj ka vizituar këtë rrugë dhe ka kontaktuar me banorët që i kanë shprehur shqetësimin për rrëshqitjen e dheut dhe pengesat që ka krijuar ajo në qarkullimin e banorëve të këtyre lagjeve.
“Nëse nuk  intervenojnë organet përgjegjëse të komunës në veriu, atëherë ne do të angazhohemi që të hapim rrugën dhe të mundësojmë qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugën që lidh këto dy lagje” ka thënë Dragaj.
Kjo nuk është hera e parë që pushteti aktual në Mitrovicën e veriut bënë selektime dhe nuk iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të banorëve jo serbë në lagjet matanë Ibrit, gjë që detyron komunën e Mitrovicës që të intervenoj dhe të ju dal në ndihmë qytetarëve të këtyre lagjeve.

Rrëshqitje dheu në Vidimriq, komuna intervenon me eskavator

 

Në fashatin Vidimriq të komunës së Mitrovicës ka pasur rrshqitje dhue, ku është rrezikuar seriozisht prona e Kastriot Behramit, banor i këtij fshati
Për të parë nga afër gjendjen dhe nevojën për mbështetje të kryefamiljarit Behrami, i cili në shtëpi jeton me katër anëtarët e familjes, në vendngjarje ka dal  një ditë më parë drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes Shpëtimit, Musa Dragaj, i cili pasi ka parë situatën, ka vlerësuar se është i domosdoshëm intervenimi i menjëhershëm për të evituar rrezikun e dëmtimit të shtëpisë, por edhe për të mbrojtur jetën e familjarëve.
Dragaj, të enjten në mëngjes ka dërguar në Vidmriq mekanizmin e nevojshëm për të larguar dheun që kishte rrëshqitur dhe gati i kishte bllokuar dritaret e shtëpisë. Gjatë inspektimit të punëve që bëri të enjten, drejtori Dragaj konstatoi se është i nevojshëm ndërtimi i një muri mbrojtës, për të evituar plotësisht rrezikun.
“Po punohet në mënjanimin e dheut që ka rrëshqitur dhe që rrezikon shtëpinë e Kastrioitit. Bëhet fjalë për një masë të madhe të dheut që ka lëvizur dhe po shkon drejt shtëpisë së Kastriotit, duke paraqitur rrezik të madh për jetën e familjarëve, por edhe për dëmtimin e plotë të shtëpisë. Komuna aktualisht nuk ka fond të mjaftueshëm të mjeteve, por do të shikojmë se cilat janë mundësitë për gjetjen e mjeteve për ndërtimin e murit mbrojtës, duke iu drejtuar madje edhe nivelit qendror”,  tha drejtori Dragaj.
 Në rrezik nga rrëshqitja e dheut janë edhe disa shtëpi tjera, ndër të cilat edhe ajo e Kemajl Behramit, gjë që e obligon Komunën që të ndërmerr masa të nevojshme për evitimin e rrezikut edhe për këto familje.
Kryefamiljari Kastrioti Behrami, pasi falënderoj Komunën për intervenim të shpejt, e sidomos drejtorin Dragaj, tha se në vitin 2013 ka patur këtu rrëshqitje të dheut, por jo si kësaj radhe.  “Në vitin 2013 kishte rrëshqitje të dheut. Edhe në vitin 2014 intervenuam për të evituar rrëshqitjen, por jo ashtu si duhet pasi që nuk kishim mjete. Tani rrëshqitja është e madhe dhe po mi rrezikon fëmijët. Por falë intervenimit të Komunës, po punojmë për të sanuar gjendjen. Shpresoj se Komuna do të gjej mjete për ndërtimin e murit mbrojtës, me çka do të zgjidhej problemi”, tha ai.

Kërcënohet nëpërmjet telefonit

 

Një person nga Vushtrria ka raportuar në Polici se është kërcënuar nëpërmjet telefonit nga një person i panjohur
Sipas raportit të Policisë ankuesi ka raportuar dje në mbrëmje se gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 kishte pranuar telefonata me përmbajtje kërcënuese nga një person i panjohur. Rasti është nën hetime.

Mitrovicë, mirëpritet vendimi për shtyerjen e legalizimit të objekteve

 

Shtyrja e afatit për aplikim për legalizimin e pronave, është mirëpritur në Komunën e Mitrovicës, ku edhe përkundër kërkesave të shumta të qytetarëve, procesi deri më tani ka kaluar pa ndonjë parregullsi të theksuar. Puna e zyrtarëve në këtë drejtim nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka, vlerësohet të jetë për çdo lëvdatë.
 “Drejtoria jonë ka kryer një punë jashtëzakonisht të mirë, gjë që tregon edhe vet fakti se, asnjë qytetarë deri më tani nuk është larguar nga këtu, i revoltuar për ndonjë parregullsi në këtë drejtim”, tha Zeka.
Sipas tij, deri më tani në sistem online janë futur 2.461 aplikues për legalizim të pronave, ndërkaq numri i plotë i atyre që kanë aplikuar është shumë më i madh. Sidoqoftë, shtyrja e afatit për aplikim, konsiderohet se ka qenë e pritur dhe më se e nevojshme.
“Gjatë mbushjes së një formulari që na është dërguar nga Ministria, ne kemi propozuar shtyrjen e afatit, duke konsideruar se një gjë e tillë është e nevojshme. Kishim për bazë numrin e aplikuesve që posedonim, e që ishte i ulët në krahasim me pronat që janë në komunën tonë, përkundër faktit se zyrtarët tanë kanë punuar nganjëherë edhe jashtë orarit, vetëm për të realizuar kërkesat e të gjithë atyre qytetarëve që kanë qenë duke pritur në radhë për aplikim”, tha drejtori Zeka.
Sipas tij, afati deri më 11 qershor, i paraparë vetëm për ankesa dhe shqyrtimin e tyre, në lidhje me raportin me të cilin Ministria do të dalë me 12 mars, është lejuar edhe për pranim të kërkesave për legalizim.
Ai tha se, përveç që ka qenë e nevojshme shtyrja e afatit për aplikim, një gjë e tillë ka qenë e nevojshme edhe për punën e stafit, me qëllim që të futen kërkesat në sistemin online.
Derisa numri i kërkesave për legalizim që janë futur në sistem është 2.461, sipas shefit të Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve, Bekim Sadiku, deri më tani në këtë qendër janë pranuar 6.600 aplikacione të qytetarëve për legalizim të pronave.

Ministri Ҫollaku mirëpret rezolutën për pengimin e migrimit ilegal

 

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Ҫollaku, e ka mirëpritur vendimin e parlamentit të Kosovës për ta miratuar rezolutën që pengon migrimin illegal të qyetarëtve të Kosovës.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri Ҫollaku u zotua për zbatimin e veprimeve që kërkohen nga kjo rezolutë.
Postimi i plotë në Facebook:
Lajm i mirë që Kuvendi sot e miratoi rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo është mbështetje e gjithë spektrit politik për përforcim të përgjigjjes ndërinstitucionale ndaj kësaj dukurie të dëmshme. Ministria e Integrimit Evropian do të filloj menjëherë zbatimin e veprimeve që kërkohen nga kjo rezolutë, dhe poashtu nga sot do të filloj me përforcimin e fushatës vetëdijësuese.

Parlamenti miraton rezolutën kundër migrimit ilegal

 

Të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, megjithëse me disa sugjerime, kanë mbështetur njëzëri Projektrezolutën kushtuar ndalimit të imigrimit ilegal.
Propozimin për Projekt rezolutë, i cili u votua me 69 vota për, dy kundër dhe dy abstenime, e ka bërë Donika Kada- Bujupii, kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së.
Në tekstin e Rezolutës ceken disa pika, të cilat do ta pengonin migrimin ilegal të kosovarëve në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, raporton Telegrafi.
Ndër pikat kryesore janë edhe kërkesa për angazhim më të madh të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë në shtimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës; Krijimi i fondit për parandalimin e migrimit ilegal; Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të gjithë ata të cilët hapin më tepër se 10 vende të reja të punës; si dhe angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për arritjen e marrëveshjeve me shtetet e Evropës, për punësime sezonale, me qytetarët tonë.

 

Komuna e Skenderajt mirëpret vendimin e ministrisë

 

Komuna e Skënderajt ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të shtyer afatin për regjistrimin e ndërtimeve pa leje.
Në vazhdën e kësaj, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Abientit njofton qytetarët e Skenderajt se është shtyer afati për regjistrimin e ndërtimeve pa leje. Afati i ri për regjistrimin e ndërtimeve pa leje është deri më 11 qershor 2015.
Qytetarët e Skenderajt që posedojnë ndërtime pa leje, regjistrimin e këtyre ndërtimeve mund të vazhdojnë ta bëjnë deri më 11 qershor 2015, në objektin e Komunës së Skenderajt, kati i III-të.

Hajnat u vjedhin kuletat “mërgimtarëve” në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Lajmërohen hajnat në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Vetëm sot së paku katër personave që kishin marrë rrugën për në kurbet, u janë vjedhur kuletat me para brenda. Kjo është nata e parë ku hajnat “kanë goditur” dhe atë jo vetëm njëherë. Madje në stacionin e autobusëve u lajmërua edhe policia e Kosovës e cila qëndroi aty për disa minuta. “Sapo më vodhën kuletën me 80 euro në të. Nuk i kisha të gjitha paratë aty mirëpo, kjo çka po ndodh është katastrofë. Të vidhet prej atyre që po ikin prej Kosovës për jetë më të mirë, unë nuk e di çfarë njerëz ishim ne kështu”, rrëfen Barydhli, cili së bashku me shokun e tij shkonin për Gjermani. Ndërkohë vetëm sonte gjatë një ore prezencë në stacionin e autobusëve ikën 8 autobus plotë me kosovarë. /Zeri/

TË FUNDIT