Ballina Blog Faqe 10015

Lëndohet Rojs, humbet Juven?

 

Lojtari më i mirë i Borussia Dortmund, Marco Rojs, ka pësuar një lëndim në duel me Dinamo Dresdenin në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Rojs pësoi lëndim në minutën e 26-të, dhe u zëvendësua nga Henrik Mikitarian.
Rojs rrezikon të humbas sfidën e rëndësishme me Juventusin pas dy jave në Ligën e Kampionëve./DrenicaPress/

Presidentja prapë në terren

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot do t’i kthehet prapë terrenit.
Pas vizitave të mëhershme në disa qytete të Kosovës, për t’i bindur qytetarët që mos të lëshojnë vendin e tyre, presidentja e vendit sot pritet që prapë t’i kthehet bashkëbisedimeve me qytetarë. Ku fillimisht do të vizitoj Krushën e Madhe dhe pastaj Rahovecin.

Sony prezantoj telefonin Xperia M4 Aqua

Sony ka bërë prezantimin ë një telefoni të ri të mençur Sony Xperai M4 Aqua. Ky telefon ka ekran 5.2 inç IPS me rezolucion 720 pikselë, procesori Snapdragon 615 me tetë bërthama Cortex-A53  me arkitekturë 64-bit, së bashku me kartën grafike Adreno 405 dhe 2GB RAM. Procesori ofron katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz dhe katër me shpejtësi 1 GHz. Kamera e pasme është 13 megapikselë së bashku me blicin LED, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Ka 8GB ose 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, bateri me kapacitet 2.400 mAh, lidhja 4G LTE dhe sistem operativ Android 5.0 Lollipop.
Ky telefon do të vjen në treg me një cmim mjaft të arsyeshëm, për 299 euro dhe ofrohet në tri ngjyra: të bardhë, zezë dhe rozë. Veçori tjetër e këtij telefoni është rezistenca ndaj pluhurit dhe ujit, ku mund të qëndroj në thellësi të ujit prej 1.5 metrash për 30 minuta.

Ja se çka përmban HTC One M9

Edhe pse duket si One M8, modeli më ri nga HTC është pak më i hollë, më i vogël dhe më i lehtë. Ky model vjen më një dizajn më të përmirësuar, ekran është rezistent ndaj gërvishtjeve dhe xham prej safiri në lentat e kamerave, po ashtu është rezistetn ndaj ujit dhe pluhurit.
Ekrani 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, si tek One (M8) – Super LCD3- me disa përmirësime të vogla tek teknologjia dhe pasqyrimi i ngjyrave. Në anën ballore gjenden altoparlantët BoomSound, të cilët tani janë përmirësuar më tepër me teknologjinë Dolby Sound.
Ndërkohë telefoni është i pajisur me teknologjinë e kamerës së dyshishtë, por këtë radhë ka përdorur sensorin e krijuar nga Toshiba me rezolucion 20 megapikselë me një madhësi të sensorit 1/2.3 inç. Telefoni vjen me një kamerë 20 megapikselë BSI në anën e pasme, me hapje dhe blic të dyfishtë LED.
HTC One M9 operon me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen HTC Sense 7 UI.

Megaskandali i Pejës, u lëshuan 503 diploma false

Prokuroria Themelore e Pejës është duke e hetuar një megaskandal me diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, ku sipas rektoratit të këtij të fundit, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtyre institucioneve.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit më herët ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës, ndërsa pak vite më parë është pavarësuar dhe ka marrë emrin Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, mësohet se zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), profesorë universitarë, menaxherë të lartë të kompanive publike e private, kanë marrë diploma të këtij Fakulteti, ndonëse nuk ka qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë.
Pavarësisht se zyrtarë të lartë ligjorë të Universitetit të Pejës e konfirmojnë se vite më parë janë lëshuar qindra diploma të falsifikuara, disa nga të apostrofuarit në listën e Prokurorisë, të kontaktuar nga gazeta “Zëri” e mohojnë të kenë qenë ndonjëherë në këtë fakultet. /zeri/

Kudusi Lame: UÇK-ja do të dal e pastër

Gjenerali shqiptar, Kudusi Lama ka thënë se Gjykata Speciale nuk është duke e formuar për ta zbardhur luftën e UÇK-së, por për ta nëpërkëmbur lavdinë e historisë shqiptare.
Pavarësisht kësaj, Lama për ‘Epokën e re’, ka deklaruar se askush nuk duhet të frikësohet e as të trembet nga kjo gjykatë.
Ai ka vlerësuar se Gjykata Speciale dhe kundërshtarët e Kosovës, do të përpiqen ta dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së, por, sipas tij, të gjithë do të dështojnë.

Mimoza Kusari-Lila kandidate për të pasuar Pacollin (Video)

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dëshiron të pasojë Behgjet Pacollin në krye të Aleancës Kosova e Re.
Zëvendëspresidentja e partisë së Pacollit ka konfirmuar për Top Channel se gjatë muajit mars, kur të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë për të shpallur zgjedhjet partiake, ajo do të njoftojë kandidaturën e saj.
“Unë kam paralajmëruar që do të shpall kandidaturën time për kreun e partisë. Besoj që Aleancës Kosova e Re i duhet një qasje e re me elektoratin. Ne prapë do të vazhdojmë të mbajmë si shtyllë të programit dhe vizionit tonë axhendën zhvillimore të Kosovës, në veçanti në sektorin ekonomik dhe në forcimin e institucioneve, si dhe në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Mimoza Kusari-Lila.
Kryetarja e Gjakovës premton se do të instalojë energji të reja në parti, por sipas saj koncepti ekonomik do të mbetet bërthama kryesore e AKR-së.
Për Mimoza Kusari-Lilën, Aleanca Kosova e Re nuk u votua mjaftueshëm nga elektorati në zgjedhjet e fundit, pasi puna e bërë në Qeveri nuk iu shpjegua qytetarëve mjaftueshëm. Por, ajo pret që të fuqizojë partinë, për të synuar më shumë në jetën politike kosovare.
“Shpresoj tashmë, nga pozicioni ku jemi, se na duhet një mobilizim dhe një energji e madhe që të ngrihemi, jo vetëm për të qenë në gjendje që të kalojmë pragun, por gjithashtu për të qenë në gjendje që të bëjmë ndryshim substancial në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila tha se udhëheqësi i deritashëm i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të vazhdojë të jetë pjesë e domosdoshme e partisë.
Kandidatura e Mimoza Kusari-Lilës për kryetare të AKR-së vjen pak ditë, pasi Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më për kryetar të partisë që ka themeluar ai vetë. /TCh/

Pacolli do lë timonin e AKR-së

Themeluesi i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se do të tërhiqet nga udhëheqja me këtë parti. Ai nuk e përjashton mundësinë që në vend të tij të ulet një femër. Ndërkohë ka kritikuar Hashim Thaçin duke theksuar se ai nuk i merr seriozisht bisedat për ekonominë për shkak të njohurive të tij të pakta nga kjo fushë.
Behgjet Pacolli ka vendosur që të heq dorë nga timoni i Aleancës Kosova e Re, me të cilën shijoi Qeverinë mandatin e kaluar dhe për pesë javë luajti rolin e Presidentit të Kosovës.
“Unë nuk besoj se do të kandidoj për arsye se duhet të hapet perspektiva për njerëzit e rinj, njerëzit me energji, njerëzit që kanë vullnet dhe dituri që të punojnë”, tha Pacolli për Klan Kosova.
Vendin e tij ka mundësi ta zë një femër. Një mundësi të tillë e pranoi edhe Pacolli, i cili tha se në AKR përveç kreut do të ketë edhe shumë figura të tjera.
“Ka njerëz që vijnë nga Perëndimi, kur e them nga Perëndimi për arsye se ne jemi duke vuajtur në Kosovë për shkak të vetëdijës së ulët “, tha Pacolli.
Pacolli beson se ata që do të vijnë do të jenë ndryshe nga qeveritarët e tjerë të Kosovës. Thotë se e kanë aftësinë për të zhvilluar vendin, gjë që sipas tij nuk e ka Isa Mustafa e as Hashim Thaçi.
“E fajësoj shumë z.Thaçi që asnjëhere në mënyrë serioze nuk është ulë dhe me folë për zhvillimin ekonomik. Nuk ka pas absolutisht vullnet të flet për ekonomi për arsye se ai nuk e ka ditë qysh bohen ato sene”, tha Pacolli.
Pacolli tha se edhe plani qeverisës nga shefi i Thaçit në Qeveri është i pazbatueshëm.

Drenasi që nga 2009-ta, pa asnjë vrasje

Edhe pse Gllogoci apo Drenasi siç njihet nga shumica e  qytetarëve që nga paslufta, që nga viti 1999-të, cilësohej si një nga zonat më të militarizuara në vend, në këtë qyetet të Kosovës, që nga viti 2009-të nuk ka ndodhur asnjë vrasje. Këtë e ka konfirmuar për portalin e lajmeve “Infokusi”, Komandanti i stacionit policor në Gllogoc, Driton Morina. Kurse incidentet më të shfaqura në këtë komunë janë ato të vjedhjeve, asgjësim i pronës dhe lëndime të lehta trupore, ndërsa bashkëpunimi qytetarë-polici, është gjithnjë në rritje, falë angazhimit të policisë përmes kontakteve me qytetarë dhe institucionet tjera komunale, transmeton portal i lajmeve “Infokusi”.
“E Konfirmojmë se që nga viti 2009 nuk ka pasur rast të vrasjes në Gllogocdhe se rasti i fundit i vrasjes është me datën 22.05.2009”, ka konfirmuar për “Infokusin”, Komandanti i stacionit policor të Gllogocit, Driton Morina.
Ndërsa liddhur me gjendjen e sigurisë në përgjegjësinë e Stacionit policor të Gllogocit, Morina ka thënë se gjendja atje është e mirë edhe përkundër zhvillimeve të shumta në nivel vendi e që në një formë apo tjetrën kanë ndikuar edhe në këtë pjesë të Kosovës.
“ Gjenda e sigurisë në komunën e Gllogocit vlerësohet e qetë edhe përkundër zhvillimeve të shumta në nivel vendi të cilat në një formë apo tjetrën kanë mund të kenë ndikim te sigurisë edhe ne zonën tonë të përgjegjësisë”, i ka thënë “Infokusit”Morina.
Kurse incidentet që janë më të shfaqura, janë ato të vjedhjeve të rënda, agjësim apo dëmtim prone dhe lëndime të lehta trupore.
“Incidente më të shpeshta që ndodhin në zonën e përgjegjësisë së Gllogocit janë rastet e vjedhjeve të rënda, vjedhjet, asgjësim apo dëmtim prone dhe lëndim i lehtë trupor”, tha Morina.
Ndërkaq Morina ka potencuar faktin se niveli i bashkëpunimit mes Policisë dhe qytetarëve të Gllogocit, është i një niveli të mirë dhe se po punohet vazhdimisht në ngritjen e këtij bashkëpunimi me anë të kontakteve të shumta me përfaqësuesit e fshatrave apo lagjeve, përfaqësues të shkollave, institucioneve komunale, organizatavei dhe përmes patrullimeve dhe vizitave në tërë zonën e përgjegjësisë së këtij stacioni.
“ Niveli i bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve  të komunës së Gllogocit është në nivelit të mirë. Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gllogoc, në vazhdimësi është duke ndikuar në ngritjen e këtij niveli përmes angazhimeve të shumta në teren si; kontaktet e shpeshta me përfaqësuesit e fshatrave/lagjeve, përfaqësues të shkollave, institucioneve komunale dhe organizatave tjera që veprojnë në komunën e Gllogocit, pastaj përmes patrullimeve dhe vizitave në tërë zonën e përgjegjësisë etj”, tha për “Infokusin” Komandanti i Stacionit policor të Gllogocit, Driton Morina./Infokusi.com/

Elseid Hysa drejt Gjermanisë për 4 mln euro

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, pritet të largohet nga kampionati italian për atë gjerman.
Hanoveri është klubi që po vëzhgon aktualisht lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, klub i cili do të provojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.
Sipas mediave italiane dhe atyre gjermane, edhe skuadra aktuale e Hysajt, Empoli, është pajtuar që ta shesë mbrojtësin e djathtë, nëse Hanoveri do derdhë në arkat e klubit italian 4 milionë euro.

TË FUNDIT