Pacquiao dhuron për bamirësi paratë nga dueli me Mayweatherin

Manny Pacquiao raportohet se do të dhurojë për bamirësi gjysmën e 100 milionë eurove që do t’i fitojë nga dueli me Floyd Mayweatherin.
Filipinasi 36-vjeçar do të përballet me të pamposhturin Mayweather të dielën në Las Vegas, në një duel që po cilësohet si më fitimprurësi në histori të boksit.
Mediet amerikane raportojnë se Pacquiao donte që të dhuronte një shumë më të madhe për qëllime të mira, përkundër faktit se legjenda e boksit Sugar Ray Leonard e porositi që të mos jetë shumë zemërgjerë.
“Jam i sigurt se gjysmën e parave të fituara Manny do t’i dhurojë për bamirësi. Ky është Manny. Ne nuk duam të flasim shumë para sesa për bamirësi”, ka thënë këshilltari i tij Bob Arum.
Pacquiao pritet që të garojë për postin e presidentit të Filipineve pasi të pensionohet nga boksi. /Telegrafi/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT