Pacolli padit Arbana Xharrën

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka paditur anëtaren e PDK-së, njëherit ish-gazetaren, Arbana Xharra për shpifje ndaj tij përmes disa publikimeve në rrjetet sociale.

Lajmin për këtë padi e ka bërë të ditur vet Pacolli në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova,

“Siç edhe kam paralajmëruar, sot kam ngritur padi ndaj Arbana Xharrës e cila me disa publikime në rrjetet sociale ka shpifur ndaj meje. Padia ime është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit që i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit tim”, ka shkruar ai.