Pacolli, ne mundë ta shpëtojm Trepçën ?

Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli, në Profilinë e tij zyrtar në Facebook, ka bërë një pyetje për të gjithë Kosovarët ku thot : a ka kush një plan për shpëtimin e Trepçës?
Ai është i bindur që Trepçën mund ta shpetojnë ekspertët e AKR-së, dhe  i fton të tjerët  që ti ndëgjojn ata të cilët dinë më shumë në këtë drejtim.
Ky është reagimi i tij i plotë:
”Në perspektivën e një bllokimi tërësor, unë e përsëris apelin tim: a ka kush një plan për shpëtimin e Trepçës? Nëse e ka, duhet ta shpallë dhe të nisë ekzekutimi i këtij plani. Nëse jo, atëherë të dëgjojnë të tjerët që dinë më shumë, të kërkojnë ndihmë dhe unë, ekipi i ekspertëve të AKR jemi gati! Trepça nuk është pronë e asnjë qeverie, por e brezave të tëra të kosovarëve, që kanë lënë jetën, djersën e tyre në zgafellat e minierave. E tash, minierat janë specifike: gabimet e një qeverie të përkohshme mund të kenë pasoja të përhershme!”/DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT