Pacolli foto nga porti i Hamburgut, kujton kohën kur punonte punë fizike për të financuar studimet

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar sot një foto nga porti i Hamburgut, me ç’rast ka kujtuar kohën kur ka punuar punë fizike, siç tregon ka bërë trajtimin e anijeve e mallrave, për të financuar studimet.

Pacolli thotë se për të është emocionuese që këtë vend e viziton jo si qytetar i Jugollsavisë por si qytetar i Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi!

Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.

Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.

Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës 🇽🇰