Pacientët me koronavirus krijojnë antitrupa kundër koronavirusit për të paktën dy muaj

Personat që shërohen nga Covid-19 kanë nivele të qëndrueshme të antitrupave për të paktën dy muaj pas sëmundjes, ka gjetur një studim.

Antitrupat janë substanca në sistemin imunitar që trupi i përdor për të rikujtuar se si të luftohet një infeksion.

Studiuesit në universitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe një kompani që ka zhvilluar teste të antitrupave kanë zbuluar se trupat mbrojtëse të organizmit ndaj koronavirusit duket se kanë jetëgjatësi për të paktën për dy muaj.

Hulumtimi u bë nga studiues të Universitetit të St. George në Londër dhe Shkollës së Mjekësisë Tropikale në Liverpool, së bashku me kompaninë britanike të testimit Mologic dhe Institutin Pasteur de Dakar, në Senegal.

Studiuesit analizuan rezultatet nga testet e antitrupave – testet e gjakut për të zbuluar antitrupat – të kryera mbi 177 persona që ishin diagnostikuar zyrtarisht me Covid-19.

Rezultatet treguaqn se në ata pacientë që rezultuan pozitivisht për antitrupa, niveli i tyre në gjak mbeti i qëndrueshëm për tërë studimin dy-mujor.

Studimi zbuloi gjithashtu se pacientët me infeksione më të rënda me përgjigjen më të madhe imune kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin antitrupa.

Shkencëtarët akoma nuk e kanë idenë nëse njerëzit mund ta kapin sëmundjen më shumë se një herë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT