OVL e UÇK: Të mos ratifikohet Demarkacioni, policia dhe protestuesit të jenë të përmbajtur

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një njoftimi për media ka theksuar edhe një herë kundërshtimin e saj për variantin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne qëndrojmë prapa secilës fjalë, që e kemi thënë dhe më herët në deklaratat tona publike si dhe në Komunikatën e lëshuar me 10 gusht 2016.

Njëkohësisht, OVL të UÇK-së bën thirrje që:

1. Kuvendi i Kosovës të mos ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi dhe ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër kësaj marrëveshje të dëmshme.

2. Policia e Malit të Zi, të mos bëjë provokime duke u futur në territorin e Kosovës, përndryshe incidentet që mund të ndodhin, kanë tendencë të rrezikshme për nisjen e konfliktit destabilizues për tërë rajonin.

3. Policia e Kosovës e poashtu edhe protestuesit që kanë vendosur të kundërshtojnë demarkacionin, të jenë të përmbajtur. Skenarët e dhunës nuk bëjnë asnjë dobi për ndalimin e këtij procesi të dëmshëm”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT