Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi. Thaci kishte thënë se disa familjarë të Osmanit kanë punuar për Serbinë. E Osmani ka thënë se nëse dikujt nga familja e saj i ndodh diçka, atëherë  fajtor do të jetë presidenti.

“Kjo ma kujton gjuhën e viteve të 90’ta kur zyrtarët e LDK-së shpalleshin bashkëpunëtorë të Serbisë dhe pastaj e dinë çka ju ndodhë atyre. Dua të them sot se familja ime do të merret me tëra këto me institucionet e drejtësisë, por nëse diçka i ndodh familjes time, ne e dimë kush është përgjegjës”, tha Osmani në RTK.

Po ashtu, Osmani ka hatërmbetje me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, pasi i njëjti nuk reagoi.

“E kam parë reagimin e kryetarit Mustafa kur kanë qenë disa shkrime në Facebook në portale, por nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ku është momenti kur kërcënimi bëhet serioz”, ka deklaruar ajo.