Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ajo çfarë kemi parë në mbledhjen e KQZ ka qenë e pa precedent duke paralajmëruar edhe masa ndaj këtij instuticioni, por duke mos përmendur fare kërcënimin që i është bërë të parës së KQZ’së, Valdete Dakës, nga partia pjesë e së cilës listë është edhe vetë Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Osmani nuk ka dal në mbrojtje të Kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, në asnjë moment përderisa po i adresohej qytetarëve për zhvillimet e fundit në KQZ.

Për me tepër, Osmani ka paralajmëruar edhe ndërhyrje në këtë institucion nëse vazhdohet kështu, e kjo do ishte ndërhyrje në një institucion të pavarur. Përderisa Osmani është në konflikt interesi sepse ajo njëkohësisht është edhe pjesë e listës së VV’së, listë kjo e cila nuk u certifikua nga KQZ.

Osmani deklaroj ndër të tjera, se në qoftë se vazhdohet të perseritën mbledhje të tilla, do të detyrohet të ndërmarrë masa për mbrojtjen e integritetit të KQZ’së dhe procesit zgjedhor.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civil, do të detyrohem të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, prandaj këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim e maturi“, tha ajo.

Ndërsa, ka potencuar se ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ’së

“Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në televizion, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale……Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdokusht ta shpejtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet e të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin“, tha ajo./gazetametro.net