Osmani: Ambasada e Britanisë së Madhe e vlerëson nismën tonë

Deputetja e LDK, Vjosa Osmani, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka folur për propozimin e saj dhe Ilir Dedës për daljen nga kriza politike.
Osmani ka folur rreth propozimit të tyre dhe ka thënë se ka shumë deputet të cilët pajtohen me ta rreth parimeve të këtij propozimi.

“Besojë që e para që duhet të them është se pavarësisht që njerëzit mund të kenë mospajtime në përmbajtjen e dokumentit, ajo duhet të lexohet në frymë pozitive”, tha ajo.

“E kemi diskutuar si ide dhe si parime dhe ka një pajtueshmëri në mes të deputetëve, të cilët janë për hapjen e një rrugëzgjidhje për të dalë nga kjo situatë”.

Osmani tregon se në marrëveshje është e cekur që dhuna e cila është duke u ushtruar që një kohë nuk mund të bëjë zgjidhje.

“Në marrëvshje thuhet se dhuna nuk mund të zgjidh problem, dhe është propozuar një draft marrëveshje për tu nënshkruar nga të gjitha partitë politike”.

Ajo ka folur rreth pikës së parë dhe të dytë të marrëveshjes.

“E para duhet të krijohet nëj Komision Parlamentar, që ky komision hetues të ftojë edhe së paku pesë ekspert nga shoqëria civile”.

“Pika e dytë ka të bëjë me funksionalizimin e Kuvendit me zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetues që të vendosë për marrëveshjen me numër të plotë”.

“Marrëveshja duhet të nënshkruhet nën mbikëqyrjen e Presidentes si factor unifikues i shtetit”.

Osmani ka treguar se këtë nismë e vlërëson edhe Ambasada britanike në Kosovë.

“Ne e kuptojmë shumë mirë që mund të ketë çështje që i refuzon brenda marrëveshjes, megjithatë është e mirëseardhur që një përfaqësi diplomatike siç është Ambasada e Britanisë së Madhe, e vlerëson këtë nismë për të dalë nga kriza”.

“Partitë kanë thënë vazhdimisht që ejani në Kuvend që të debatojmë dhe për këtë duhet të ketë diçka shumë konkrete”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT