OSBE mbështet policinë në luftën antikorrupsion

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada ajermane do të fillojnë sot pasdite një projekt për të mbështetur Policinë e Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Projekti, që financohet nga Qeveria e Gjermanisë dhe do të implementohet nga Misioni i OSBE-së, parasheh themelimin e një grupi kyç të hetuesve penal dhe prokurorëve nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë efektive.
Përfaqësues të institucioneve dhe agjencive tjera përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si Agjencia kundër-Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore, do të marrin pjesë në aktivitetet e projektit, përfshirë trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane Matthias Kiesler, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, dhe Prokurori Special Besim Kelmendi, do të flasin në këtë ngjarje.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT