Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Drenas, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Njëri nga të dyshuarit e ka pranuar se i ka shërbyer klientët me lojëra online përmes telefonit të tij.

Nga të dyshuarit për procedura të mëtutjeshme hetimore janë sekuestruar dy telefona.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori shtetit i cili ka udhëzuar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.