Organizimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, i pakuptimtë

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk ka kaluar pa u komentuar nga përfaqësues të ndryshëm të skenës politike kosovare. Edhe Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, duke e quajtur si të pakuptimtë dhe të pa pranueshme një gjë të tillë. Ndryshe Pacolli përmes këtij reagimi ka kritikuar Qeverinë e Kosvoës, duke theksuar se si është e mundur që një shtet sovran dhe të pavarur të mbahen zgjedhje të një shteti tjetër në mënyrë të pa kontrolluar.

Ja reagimi i plotë i Pacollit:

Krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Si mundemi një ditë të quajmë veten shtet sovran dhe i pavarur, dhe ditën e nesërme të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër, në menyrë të pa kontrolluar, brenda territorit tonë?

Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhët të mbajë përgjegjësi për këtë.

Me sa di unë, Kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë.

Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se “për shkak të presionit të ndërkombëtarëve” apo “do të jetë bilaterale”

Ta shohim tani si zoti Thaçi e Mustafa do të organizojnë zgjedhje në Kosovën lindore!

Pse nuk e bëtë të mundur që (nëse duhet të ndodhë) të ndodh në mënyrë të kontrolluar sipas një plani të elaboruar nga ana jonë me miqtë ndërkombëtarë, e jo të lihen territoret e Kosovës në duart e Beogradit që na fyen në çdo hap.

Ju jeni duke punuar sipas nevojave të momentit, nuk jeni të aftë të krijoni strategji. Në të njëjtën mënyrë e keni lënë edhe qytetarin e Kosovës, i cili improvizon mbijetesën e vet në çdo aspekt. Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën

- Advertisement -

MË TË FUNDIT