Organizimi dhe mbrojtja e hekurt, ja receta fituese e Xhani De Biazit

“De Biazi, trajneri që po shkruan historinë e futbollit shqiptar”, është kjo fjalia e parë shkrimit në portalin italian “allfootball.it” që i ka kushtuar një hapësirë rezultateve pozitive të trajnerit Xhani De Biazi me kombëtaren shqiptare në këto eleminatore europiani.
Tekniku italian sqaron për këtë portal sesi Shqipëria nuk ka pësuar asnjë humbje në deri tani në fushën e lojës gjatë këtij edicioni duke deklaruar se organizimi i skuadrës është çelsi i këtij sukesi.
“Nuk kemi ndonjë sekret në punën tonë. Mund të them se organizimi është fjala kyçe. Kurojmë detajet e fazës së lojës pa top, repartet lëvizin sipas një logjike precize dhe të parashikuar. Jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe reduktojmë në maksimum rreziqet, skuadra ka një identitet të saktë të lojës dhe është e vetëdijshme në lojën e saj.
Edhe në zotërimin e topit jemi të mirë organizuar, kujdesemi shumë për detajet. Në goditjet standarde, për shembull, studiojmë zgjidhje të ndryshme kjo në varësi të kundërshtarit me të cilin do të takohemi. Në kualifikuese kemi realizuar tre gola nga goditjet standarde, por gjithashtu kemi punuar shumë nga pikëpamja psikologjike.
Grupi ka ndryshuar fort në raport me menaxhimin e mëparshëm dhe me të paktën tre të katërtat me elementë rinj. Nga garda e vjetër nuk ka mbetur thuajse asnjë dhe me këtë grup mund të përballojmë të paktën dhe dy cikle kualifikuesesh në europianë. Kemi ndërtuar një ekip konkurues dhe që mund t’i bëjë ballë çdo kundërshtari”, deklaron De Biazi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT