Organizatori i masakrës së Parisit festoi me alkool pas sulmit (Foto)

Organizatori i sulmeve në Paris ku mbetën të vrarë 129 persona 24 orë pas sulmit ishte parë duke festuar me alkool.
MailOnline citon një dëshmitar i cili thotë ta ketë parë Abdelhamid Abaaoud, i cili u vra në betejë me policinë, jashtë banesës në Saint-Denis të shtunën në mbrëmje duke konsumuar alkool, pavarësisht se alkooli është i ndaluar në Islam.

“Ishte i ulur në rrugë me një shishe uiski dhe më ofroi edhe mua. Po kaloja andej dhe nuk pranova sepse unë pi vetëm birrë. Por ai kishte një shishe të madhe me uiski të cilën po e pinte”, ka thënë dëshmitari për MailOnline.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT