Organizata “Islamik Relief” ndihmon familjet në nevojë nga Drenasi

Organizata “Islamik Relief” në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Drenas kanë bërë shpërndarjen e ndihmave për 40 familje në nevojë të Komunës së Drenasit me nga 5 metra dru, si dhe 120 familje me pako ushqimore.

Ky donacion është siguruar nga “Islamik Relief” nga Malajzia, ndërsa shpërndarjen e tyre e ka bërë Islamik Relief me seli ne Kosovë, kurse përzgjedhjen e familjeve në nevojë e ka listuar Qendra për Punë Sociale.

Drejtori QPS-së, Elmi Dobra ka falënderuar organizatën Islamik Relief për këtë ndihmë të ofruar për familjet ne nevojë.

“Ne si Qendër për Punë Sociale kemi bërë përzgjedhjen e familjeve dhe kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë me këtë organizatë dhe e falënderoj që këtë donacion e kanë destinuar në Komunën e Drenasit”, ka thënë drejtori Dobra.

Ndërsa drejtori i Islamik Relief për Kosovë, Vehbi Zeqiri ka shtuar se donacioni i fituar për kategoritë e familjeve në nevojë ka ardhur nga Islamik Relief në Malajzi dhe kap vlerën prej 80 mijë eurove ku në këtë shumë hyn pakot ushqimore që janë shpërndarë para disa ditësh për 120 familje dhe drutë ./KD/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT