Organizata e Kombeve të Bashkuara,rasti i Kosovës

Shkruan Fehmi Rama

Organizaten e Kombëve të Bashkuara e përbëjne dy lloje të shtetëve,të atyre themeluese dhe të atyre të pranuara me vonë,në mes të këtyre dy lloje të shteteve përberese të OKB-së nuk ka pabarazi juridike.

Për të qenë një shtet anëtar i OKB-së, neni katër i Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë “Anëtarsimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjithë shtetet e tjera paqedashëse që pranojnë detyrimet e kësaj karte dhe që ,sipas gjykimit të organizatës janë të aftë dhe të gatshme ti përmbushin. Vendimet për pranim në Kombet e Bashkuara e merr Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së me dy të tretat e votave,por në bazë të rekomandimit paraprak të Këshillit të Sigurimit ku nevojitën 9 vota pro,duke përfshirë dhe voten e të gjithë anëtareve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Kinës,Francës,Rusisë,Mbretëris së Bashkuar,SHBA-së).

Pra ç’ështja e anëtarsimit të Kosovës në OKB nuk është të numri jo i mjaftueshëm i njohjeve nga ana e shtetëve anëtare të OKB-së,pra sigurimi i 2/3 të votave të shtetëve anëtare,por vetoja e Rusis shfaqë pëngesën kyqe për anëtarsim të Kosovës. Po të mos ishte problemi rus njohia e Kosovës do ishte rutinë e Asamblesë së Përgjithëshme.

Fatmirësisht shtetet e dëshmuara armiqësisht ndaj Kosovës janë të njohura për politika reaksionare,ose për politika të ngjajshme më të Serbisë,që mbajnë dhe shtypin popujë të tjerë,siqë bëjnë Rusia ndaj çeçëneve agresioni rus në Gjeorgji së fundi në Ukrainë,Rumania ndaj hungarezëve,Qiproja ndaj turqëve,Spanja ndaj baskëve,etj.

Kosova po përjeton zvarritje të anëtarsimit në OKB

Zvarritje të tilla të shtetëve për tu bërë anëtar në OKB, kishte dhe me parë. Para Kosovës pesëmbdhjetë shtete kanë pritur ,madje disa edhe dhjetë vite për tu anëtarsuar në OKB,midis të cilave ka qenë,Hungaria,Shqipëria,Italia,Finlanda,Portugalia,Bullgaria,Spanja,Rumania.

Kosova i ka pranuar të gjitha kushtet e parapara në Kartën e Kombeve të Bashkuara,Kosova është shtet paqedashës i pranon detyrimet që dalin nga Karta e OKB-së është e aftë dhe e gatëshme për të përmbushur detyrimet e saj,përfshire të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave të cilat Kosova është zotuar që do të respektoj në përpikmeri.

Dështimet e Serbisë karshi Kosovës

Serbia nuk pushoj dhe nuk po rreshtë së vepruari,për të pënguar në mënyra të ndryshme Pavarsinë e Republikës së Kosovës të shpallur nga Kryeministi i atëherëshme Hashim Thaçi.

Mirpo rrugën e shtetëndërtimit të Kosovës dhe të integrimeve evropiane të saj, deri me tash nuk ka mundur të e ndal.

Serbet e Kosovës kanë filluar të integrohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet qeverisëse.

Serbia e humbi betejën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë këtë betejë e kishte hapur vetë ajo,duke dorëzuar në GJND kërkesen e cila më pastaj u riformulua nga GJND-ja në ”A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e IPVQ-ve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”,

Përgjigja të cilen e dha GJND ishte si në vijim: a) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare.b) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.c) Kjo pavarësi nuk e shkelë Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.

Marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit

Marrëveshja mes Prishtines dhe Beogradit në Bruksel më ndërmjetsimin e baroneshës Ashton,në Prill të 2013 i hapte rrugë Kosovës për anëtarsim në OKB. Në këtë marrëveshje,arrihet pajtimi për formimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe, se e tërë policia përfshirë veriun e Kosovës do të jetë e integruar në Policinë së Kosovës, së autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës,se se palët pajtohen se asnjëra nuk  do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. Prandaj kryeministi i atëhershëm Hashim Thaçi e patë quajtur këtë marrëveshje të mirë për Kosovën, me të cilën, sipas tij, Kosovës do t’i hapen rrugët për anëtarësim në OKB.

Në Prill të 2014 u nënshkrua marrëveshja tjetër me mjaftë rëndësi për Kosove,ajo për ndërtimin e ndërtesave të përhershme për menaxhim të përbashkët të kufirit e njohur si IBM.

Marrveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian,janë sinjale të qarta për aleatet e Serbis,se pavarsia e Kosovës është realitet,se anëtarsimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombetare është i pashmangshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT